Skënderbeu ka ende shpresa për të mbajtur Orelesin

0
157

Altin Vorpsi

 

oreleesiMirel Josa: Orelesi nuk është larguar përfundimisht nga Skënderbeu, por ndodhet në Turqi, ku po bën një provë në një ndeshje miqësore mes dy ekipeve ukrainase

 

Nuk është e vështirë të dallosh mungesën e lojtarëve të rëndësishëm. Kjo mund të ketë qenë dje një lajtmotivet e ditës në stërvitjet e ekipit kampion të Shqipërisë. Nuredin Orelesi ishte mungesa e rëndësishme e Skënderbeut në seancat e radhës stërvitore që u zhvilluan në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Mesfushori nigerian ka fluturuar drejt Turqisë për t’u provuar për disa ditë te skuadra ukrainase e Krivbasit dhe, nëse pëlqehet nga stafi teknik i kësaj skuadre, do të largohet përfundimisht nga Shqipëria.

 

Gjithçka si më parë

Vlerat e nigerianit janë të mëdha dhe me shumë mundësi do të kalojë provën e vënë nga ekipi ukrainas. Ekipi i Skënderbeut do të luajë fazën e dytë pa njërin prej mesfushorëve shkatërrues më të mirë të këtyre viteve të fundit. Por ky fakt nuk e shqetëson teknikun e skuadrës që tregon se ende asgjë nuk ka përfunduar. Për ish-teknikun e Tiranës, Orelesi është ende një lojtar i Skënderbeut:

“Orelesi nuk është larguar përfundimisht nga Skënderbeu, por ndodhet në Turqi, ku po bën një provë në një ndeshje miqësore mes dy ekipeve ukrainase. Krivbasi, pasi e ka parë se çfarë ai ka bërë në kampionatin shqiptar, tani po e vëzhgon nga afër. Orelesi do të stërvitet dhe për disa ditë atje, ndërsa kur të nisemi ne në datën 18 janar po në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore, do të kemi një përgjigje përfundimtare për këtë lojtar”.

 

“Kokë për kokë”

Pas këtyre fjalëve që kanë ngordhur në një moment të parë zemrat e “ujqërve të dëborës” Mirel Josa ka lënë të kuptohet se Orelesi edhe mund të largohet. Tekniku ka sqaruar se Skënderbeu është i përgatitur për gjithçka. “Në momentin që na janë hapur këto probleme me largimin e mundshëm të lojtarëve kyç, do të mundohemi t’i zëvendësojmë me më të mirën e mundshme. Nuk mund të jap emra tani për tani, por lojtarët që do të vijnë tek Skënderbeu do të jenë shumë të mirë”, – përfundoi Josa.

 

Sorrentino

Palermo gjen një tjetër portier, Ujkani bën gati valixhet

Nga Palermoja japin si të sigurt kalimin e Samir Ujkanit tek Napoli. Sipas medieve siciliane ekipi i Mauricio Zamparinit është shumë pranë akordit me Kievon për të veshur rozezi, Sorrentinon. Mbrojtësi ekstrem i veronezëve mund të shkojë tek Palermos për tre milionë euro duke i zënë kështu vendin e titullarit Ujkanit. Portieri shqiptarë prej kohësh është ndjekur nga drejtori sportiv i Napolit që kërkon ta afrojë atë për të zëvendësuar Antonio Rozatin. Ky i fundit ka zhgënjyer në ato pak shanse që i ka dhënë Napolit për të treguar vlerat. Skuadra e kaltër e ka “provuar” në sfidat e Ligës së Evropës ku gati në të tëra ka bërë një figurë të keqe. Duke qenë se Napoli si portier të parë ka De Santisin, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të gjejnë një të dytë që shumë shpejt të marrë përsipër përgjegjësi edhe më të mëdha. Sa i parkete tratativave kanë nisur me kohë pasi në fillim Napoli kërkonte të shkëmbente me Palermos dy portierët e lartpërmendur por ishte skuadra siciliane ajo që kishte refuzuar pasi Rozati nuk i jepte siguritë e duhura. Kështu tani për bërë Ujkanin një lojtarë të vet, Napolit mund ta afrojë në formë huazimi me opsion blerje. Pra e thënë ndryshe 24-vjeçarit do t’i duhet që të mbushë mendjen Maxarrit. Vetëm kështu Napoli do ta bënte të vetin kartonin e tij në qershor.

 

 

Talenti

PSG gati të marrë një shqiptar

Do të jetë i treti shqiptar që luan për një nga skuadrat më të famshme të Francës. Pranë Ibrahimoviçit, Tiago Silvës apo Lavecit do të ketë shansin që të formohet si futbollist, pasi është vetëm 18-vjeçar. Flasim për Enis Azizin. Portieri me origjinë nga Tetova është në gjurmët e kapitenit të Shqipërisë, Lorik Cana. Kjo për faktin se ai është formuar te Lausanne Sport, skuadër nga e cila parisienët furnizohen rregullisht me talente. Ndoshta edhe Azizi do të ndjekë të njëjtën rrugë si Cana dhe të shndërrohet në një lojtar me emër në futbollin ndërkombëtar. Negociatat për lojtarin janë në fazën finale, ndërsa te PSG janë të bindur në transferimin e tij sa e kanë prezantuar edhe në faqen zyrtare të klubit. Palët kanë një akord parimor, e tani të gjithë presin firmën në kontratë. Nëse kalimi realizohet me sukses, portieri do të jetë shqiptari i tretë që militon me Paris Sent Zhërmen, pas Lorik Canës dhe Edvin Muratit.

 

Vendimi

Malaga do ta apelojë vendimin e UEFA-s

Malaga do ta apelojë në KAS pezullimin 1-vjeçar nga UEFA për shkak të parregullsive financiare. Klubi ka njoftuar një ditë më parë se ata do ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Sportive të Arbitrazhit. Malaga u ndëshkua me mospjesëmarrje nga të gjitha kompeticionet evropiane për sezonin e ardhshëm, për shkak se klubi nuk ka zbatuar politikën e “fair play”-t financiar, por La Liga ka këmbëngulur gjithnjë se financat e tyre janë të gjitha në rregull. Drejtori i përgjithshëm i klubit, Visente Kasado e quajti “një gabim” të paprecedent të UEFA-s përjashtimin e tyre, prandaj vendosi ta çonte çështjen në apel.

 

IFFHS

Iniesta është mesfushori më i mirë në botë

Për IFFHS-në është Andres Iniesta “regjisori” më i mirë i vitit 2012. Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit tregoi se i tërë podi i kësaj kategorie është i zënë nga lojtarët e Barcelonës, pasi pas Iniestës renditen Ksavi dhe Mesi. Menjëherë pas tyre vjen një italian, Andrea Pirlo. Juventini la pas Ozilin, i vetmi përfaqësues i kombëtares gjermane, ndërsa menjëherë pas tij klasifikohet shoku i skuadrës, Kristiano Ronaldo. Klasifikimin prej 15 vendesh e mbyll Radamel Falkao i Atletikos së Madridit.

 

1. Iniesta        Barcelona 146 vota

2. Ksavi          Barcelona 128

3. Mesi           Barcelona 98

4. Pirlo            Juventus 87

5. Ozil Real Madrid 43

6. Ronaldo    Real Madrid 34

7. Silva           Man. Siti 9

8. J. Ture        Man. Siti 9

8. Nejmar       Santos 9

10. Xherrard  Liverpul          8

11. Ibrahimoviç         PSG 7

12. Alonso     Real Madrid 5

13. Lampard  Çelsi 5

14. Mata         Çelsi 5

15. Falkao     Atl. Madrid 5

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency