Vitet e vrullshme të adoleshencës dhe rinisë vazhdojnë “të persekutojnë” aktoren Angeline Jolie dhe kohët e fundit përflitet sërish për videon “e nxehtë” të saj. Sipas “National Enquirer”, çifti “Brangeline” është i gatshëm të paguajë 10 milionë dollarë vetëm e vetëm që kjo video të mos përfundojë në duar të gabuara. Revista thotë se video është xhiruar në kohën kur Angeline Jolie ishte e varur nga droga. Dalja në publik e kësaj videoje do të trondiste familjen e Angeline dhe Brad, ndaj për këtë, burime pranë këtij të fundit, thonë se aktori ka punësuar një detektiv privat dhe se është i gatshëm të paguajë 10 milionë dollarë që të parandalojë një skandal të tillë. Brad Pitt dhe Angeline Jolie janë ndër çiftet më të famshëm jo vetëm në Hollivud dhe përgjatë 2012-ës u përfol për një kurorëzim në altar të lidhjes së tyre disa-vjeçare.