Në fillim ai u quajt këngëtar i muzikës tallava, saqë klipet e tij me temë dashurie kurrë nuk transmetoheshin në kanalet tona televizive, e sot ai pëlqehet dhe ftohet kudo. Ky është Meda, i cili mësojmë se herën e fundit është kthyer në një fotograf dhe duket shumë profesionist. E në fakt, ai po e bën këtë punë vetëm në videoklipin e këngës së tij më të re në bashkëpunim me këngëtaren Vjollca Haxhiu. Kënga mban titullin “S’je interesant”, klipi është realizuar nga produksioni ‘Max Productions’, dhe po pëlqehet shumë.