Gjeopolitika e hapësirës dhe BE

0
216

Prof. dr. Pajtim Ribaj

 

beTeoritëgjeopolitike janë thellësisht të ndikuara nga zhvillimi teknologjik, zhvillim i cili çmaterializon shumë faktorë të fuqisë duke u përqendruar te komunikimi. “Luftimet e shek. XXI do të kërkojnë sqimë të komunikimit”(Friedman). E nisur me dualizmin mes talasokracisë (fuqia detare) dhe telurokracisë (fuqia tokësore), e kushtëzuar nga teknologjia (aviacioni, arma bërthamore) etj., teoria gjeopolitike avancoi drejt aerokracisë (fuqia ajrore) dhe eterokracisë, e materializuar te “lufta e yjeve”. Me kohë teoria gjeopolitike ka avancuar në studimin e hapësirës, çka po përcjell ndryshime të dukshme në politika dhe strategji etj. Këtij problemi i jep hapësirën e duhur Karlo Jean në punimin e tij “Geopolitica, Sicurezza e Strategia”, botuar në 2007-ën, por me aktualitet të padiskutueshëm.

Veprimtaritë hapësinore dhe BE

Në një kapitull të dukshëm të librit Jean analizon hulumtimin stimulues të Giancarlo Elia Valori-t mbi aktivitetet hapësinore të fuqive të mëdha që vijnë në një moment të rëndësishëm për vendimet që duhet të marrë Italia dhe partnerët e saj evropianë. Vendime që prekin jo vetëm fushën gjeopolitike si të tillë – d.m.th. rolin, interesat dhe objektivat që Europa dëshiron të ndjekë, duke përdorur fuqinë e jashtëzakonshme të hapësirës – por edhe atë gjeoekonomike. Ndikimet që aktivitetet hapësinore kanë mbi ekonominë janë shumë të rëndësishme, veçanërisht për efektet që kërkimet shkencore dhe teknologjike mbi hapësirën kanë në rritjen ekonomike dhe në aftësinë konkurruese të “sistemit italian” dhe “sistemit evropian” në botë. Ato kanë të bëjnë pothuajse me të gjithë sektorët më të avancuar, vendimtarë për të dalë nga rritja e ulët ekonomike e dy dekadave të fundit, e cila, së bashku me përkeqësimin demografik, rrezikojnë të nxjerrin tërë Evropën nga historia. Për sa i përket gjeopolitikës, nga traktati i Maastricht-it, Evropa nuk dëshiron më të kufizohet duke luajtur thjesht një rol pasiv, d.m.th duke kërkuar të shmangë luftëra të reja në Evropë, me krijimin e atij që Robert Cooper – një ndihmës me influencë i Javier Solana-s – përcakton si “Shteti postmodern”, bazuar në bashkëpunimin. Ajo synon gjithashtu të eksportojë stabilitetin dhe vlerat evropiane në periferitë e saj lindore dhe jugore. Nëse nuk do t’i stabilizonte, ajo do të destabilizohej nga turbullirat e tyre. Për më tepër, Bashkimi Evropian ka ambicie për të luajtur një rol aktiv, pra që të bëhet një aktor global gjeopolitike, duke vepruar individualisht ose si një partner i respektuar i Shteteve të Bashkuara në kuadrin e një “kontrate të re transatlantike.” Vetëm nëpërmjet një rritje të përshpejtuar në sektorët e përparuar teknologjikisht, që janë më pak të prekshëm nga konkurrenca me vendet e reja të industrializuara – si Kina, India dhe Brazili, – Evropa do të mund të ruante statusin e saj aktual shoqëror, d.m.th. të ashtuquajturin “kapitalizmin Rhein-an”, i ndryshëm nga ai “anglo-sakson” dhe “konfucian”. Përndryshe, Evropa do të përfundojë e humbur, në vend që të jetë ndër fituesit e globalizimit. Fatkeqësisht, është përhapur në Evropë opinioni se hapësira është një pronë publike që i përket të gjithë njerëzimit. Për pjesën tjetër të botës – nga Shtetet e Bashkuara deri te Kina – është një teatër konkurrence dhe diçka për t’u ndarë mes më të zotëve. G. E. Valori na tërheq vëmendjen mbi këtë realitet. Mesazhi i tij është i qartë në këtë drejtim. Vetëm me një dinamizëm më të madh dhe me riaftësimin e kulturës së saj tradicionale të suksesit dhe progresit, Italia dhe Evropa mund të tejkalojnë vështirësitë e tyre aktuale në botën e sotme, në të cilën një produkt inovativ nuk është më i tillë për dhjetë vjet, siç ndodhte në të kaluarën, por vetëm për rreth dhjetë muaj. Kjo nënkupton një zhvillimit teknologjik përherë e më të shpejtë. Kjo situatë rivlerëson hapësirën fizike – e shprehur nga madhësia e ndërmarrjeve dhe tregjeve – në raport me kohën, e cila është optimizuar në dekadat e fundit nga investimet masive në teknologjitë pre-konkurruese, d.m.th. që nuk janë ende dominuese, të cilat mundësojnë hyrjen në tregje masivisht dhe papritur, duke gjetur të papërgatitur kështu konkurrencën. Vetëm zhvillimi teknologjik – siç u përcaktua në Këshillin Evropian të Lisbonës në vitin 2002 – mund t’i ndryshojë drejtimin rënies ekonomike të Evropës… Hapësira përbën një sektor që duhet të favorizojë “Colbert-izmin hi-tech”, thelbësor për të rritur aftësinë konkurruese. Së dyti, hapësira është gjithnjë e më shumë e rëndësishme në fushën strategjike. Në “revolucionin e ri të çështjeve ushtarake” (RMA) dhe në network-centric warfare (luftimet me qendër rrjetet), informacioni është vendimtar, jo vetëm në nivelin politiko-strategjik, por edhe në atë operacional dhe taktik. Teknikat dhe taktikat e reja të përdorura në operacionet moderne janë zhvilluar në Shtetet e Bashkuara dhe janë testuar gjatë operacioneve të saj ushtarake në Afganistan dhe Irak. Ato janë bazuar në integrimin e luftimit tokësor me atë ajror dhe në bashkimin tyre, me sulme të njëkohshme gjatë gjithë operacioneve që nga fillimi i konfliktit. Kjo është bërë e mundur nga ekzistenca e një rrjeti informacioni të integruar, në të cilin satelitët vrojtues tokësorë dhe ata mbikëqyrës elektronikë dhe fotografikë përbëjnë shtyllën kurrizore. Vëzhgimi satelitor është i nevojshëm jo vetëm për l’intelligence (shërbimet inteligjente), por edhe për përdorimin e armëve me precesion të distancave të gjata. Pa inteligjencën satelitore, ato armë do të ishin pa vlerë. Nuk do të mund të realizohej reduktimi i intervalit “from sensor to shooter” (nga sensori te goditësi), i cili është thelbësor për të goditur objektivat lëvizës dhe të mbrojtur. Koha ka zëvendësuar në këtë mënyrë hapësirën si një faktor i rëndësishëm strategjik. Pa të, i gjithë sistemi i RMA-së do të ishte i paefektshëm. Ai nuk do të ishte aspak në gjendje të shkatërronte objektiva të “vështirë” dhe në lëvizje të vazhdueshme, si p.sh., njësitë e blinduara. Ekzistenca e një sistemi informacioni të sofistikuar lejon edhe minimizimin e dëmeve anësore, që asnjë opinion publik perëndimor nuk është më i gatshëm sot të pranojë nga misionet jashtë vendit, kur nuk rrezikohen interesa jetike apo mbijetesa e shteteve perëndimorë… Sidoqoftë, aftësitë hapësinore do të ishin vendimtare edhe në rastin e një konflikti të ri global, i konsideruar i pamundshëm deri disa kohë më parë. Ndërsa sot, konsiderohet të jetë i mundur, edhe pse nuk ka gjasa të paktën për një periudhë afat-mesme, nga rritja e fuqisë ushtarake kineze, e mbështetur nga një rritje ekonomike e paparë ndonjëherë në histori. Quadrennial Defense Review (Rishikimi Strategjik i Përkatërvjetshëm) e Pentagonit, në numrin e saj të tetorit 2001, e konsideron si kërcënimin kryesor që SHBA do të përballin pas disa dekadash. Aftësitë satelitore janë bërë një para-kusht që Evropa politiko-strategjike të konsolidohet, d.m.th. që PESC dhe PESD të kenë kuptim dhe mos të jenë thjesht wishful thinking,(urim)meambicie joreale pa përmbajtje konkrete… Evropa do të bëhet një aktor global gjeopolitik vetëm nëse PESC dhe PESD do të kishin më tepër karakteristika komunitare sesa ndërqeveritare; pra nëse Evropa (ose të paktën thelbi i saj qendror i përbërë nga shtetet kryesore evropiane) të arrijë atë që Carl Schmitt dëshmon të jetë parakusht i sovranitetit: aftësinë e qeverisjes së “shteteve parësorë” dhe gjithashtu të përcaktojë, qoftë edhe jopozitivisht, vlerat, interesat dhe politikat. Krijimi i një Evrope politiko-strategjike mund të bëhet i pashmangshëm në kohë shumë më të shkurtra sesa përgatitje e aftësive strategjike të nevojshme. Pikërisht për këtë arsye, politika e zhvillimit në fushën satelitore duhet të merret seriozisht nga Bashkimi Evropian dhe nga Agjencia Evropiane e Mbrojtjes, në bashkëpunim me ESA-n. Ky bashkëpunim është themelor. Sot ekziston një ndarje artificiale midis “hapësirës ushtarake” dhe asaj “civile”. Kjo ndarje duhet të eliminohet. Hapësira është gjithmonë e njëjta. Për shfrytëzimin e saj janë përdorur teknologji të ngjashme dhe shpesh identike ndërsa qëllimet për të cilat është përdorur janë të ndryshme. Evropa nuk mund të vazhdojë të injorojë atë që po ndodh në botë, ose thjesht të jetë një “pushtet civil”, i sigurt nga prania dhe nga mbrojtja amerikane, të pranuara “me të drejtën e kritikës”, që SHBA po e duron gjithnjë e më pak. Duhet të shndërrohet në një “fuqi të qetë”, por përgjegjës, që është në gjendje të përdorë forcën kur është e nevojshme, për të mbrojtur parimet, vlerat dhe interesat e saj.

Impakti mbi ekonominë dhe integrimin

Siç e përmendëm më parë, aktivitetet hapësinore nuk janë përforcues të fuqisë ushtarake, por ushtrojnë një efekt tërheqës dhe stimulues për ekonominë. Kjo u pa me SDI (Strategic Defence Initiative) të Presidentit Regan, bazë e boom-it ekonomik amerikan të viteve nëntëdhjetë. Hapësira në të vërtetë përfshin sektorët më të avancuara të teknologjisë, të cilët janë ata që në veprimet tregtare kanë vlerën e shtuar më të madhe dhe janë më pak të prekshme nga konkurrenca e vendeve në zhvillim. Këto sektorë nuk mund të zhvillohen vetëm nga kërkimit shkencor akademik. Vetëm me një zhvillim teknologjik – si ai i parashikuar në programin evropian të Lisbonës – Evropa mund të shpresojë të shpëtojë nga “letargjia” ekonomike në të cilën ka rënë dhe të bëhet edhe një herë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, lokomotivë e ekonomisë globale, duke eliminuar monopolin e mbajtur sot nga Uashingtoni… Një ringjallje e konkurrencës është e domosdoshme për të parandaluar rënien e Evropës dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron rritja kineze. Vetëm kështu do të zvogëlohej rreziku i një krize globale ekonomike, d.m.th. të një globo-bang-u të parashikuar nga Henry Kissinger, që do të shënonte fundin e globalizimit dhe të çdo shprese për paqe të tipit grozian, kantian ose mercatorio dhe një fragmentim të mëtejshëm, shkaktuar nga vënia e pengesave tregtare që, sikurse tregon përvoja e shekullit XX, është faktor përcaktues i konflikteve. Në 1913 – viti i shkëlqimit të saj më të madh – Europa kishte 21% të popullsisë dhe 50 – 60% të GDP-së botërore. Sot, ajo ka përkatësisht 10 dhe 20%. Në 2050 do të ketë 5% dhe 10%, me një situatë të përkeqësuar sepse popullsia e saj do jetë plakur dhe se “raporti i mbështetjes” (d.m.th., ai mes numrit të pensionistëve dhe atyre që punojnë) do të jenë shembur. Rënia e këtij raporti do të përshpejtohet ndjeshëm pas një dekade, kur të dalë në pension brezi i menjëhershëm i pasluftës. Efektet e plakjes së popullsisë ndikojnë në ekonomi shumë më tepër se sa mbi sigurinë. Kapacitetet ushtarake varen në fakt më shumë nga teknologjia sesa nga numri i të rinjve të aftë për të luftuar. Por pakësimi i resurseve ekonomike përcakton një zvogëlim të resurseve të dedikuara për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes, të cilat janë politikisht më elastike se ato të shpenzimeve sociale. Kështu, demografia do të ketë një efekt indirekt edhe mbi sigurinë dhe rolin politik të Evropës në botë. Do të pengojë – ose të paktën do t’ia bëjë më të vështirë – Bashkimin Evropian të ketë burimet e nevojshme për të stabilizuar periferitë evropiane, qoftë në Lindje – Ballkan, ish-BRSS dhe Kaukaz – qoftë në Jug, – nga Lindja e Mesme deri në Afrikën e Veriut. Nëse nuk ka një ndryshim të kësaj tendence, është e pashmangshme që Evropa do të rrisë varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara. Këta do të ruajnë superioritetin e tyre aktual global në pesëdhjetëvjetëshin e parë të shekullit XXI. Nuk do të kenë krizë demografike, të paktën për disa dekada sepse arrijnë të integrojnë emigrantët latinë në një masë më të madhe sesa Evropa mund të bëjë me ata islamë, sepse kanë një rritje ekonomike shumë më të lartë se ajo evropiane, madje edhe sepse përqindja e fuqisë punëtore në raport me totalin e popullsisë dhe numri i orëve të punës për punonjës në vit janë dukshëm më të larta se në Evropë… Hapësira mund të ringjallë kushtet e përsosmërisë që ka ende, si në robotikë, nanoteknologji, materiale të reja apo në fusha të tjera. Ndoshta në sektorin hapësinor do të ishte me të vërtetë logjike të përdoreshin eurobonot, për shkak të spin-off të lartë që ai ka dhe të përdorimit të tij të teknologjive ndër-sektoriale dhe kryesisht të “dyfishta”. Në lidhje me stimujt dhe spin-off-in, është e mjaftueshme të kujtojmë se si projekti Galileo (GPS Evropian), me një angazhim publik prej 800 milion eurosh, deri tani ka tërhequr investime për 7-8 miliard euro (P.R: të dhëna të vitit 2007). Pra është e qartë se si sektori hapësinor është strategjik, qoftë në profilin e gjeostrategjisë qoftë në atë të gjeoekonomisë, d.m.th. të dy instrumenteve thelbësorë të gjeopolitikës, gjithnjë e më shumë të ndërlidhura në botën e globalizuar të ndërvarësisë dhe të super-kompeticionit. Rikthimi në një politikë hapësinore evropiane duhet të jetë i plotë dhe deciziv. Sipas disa ekspertëve, programe të përbashkëta hapësinore evropiane do të kishin një efekt federativ mbi Bashkimi dhe do zhbllokonin gjendjen e ndenjur në të cilën duket se është zhytur procesi i integrimit evropian, për shkak të rezultatit të referendumit francez dhe atij holandez mbi Traktatin Kushtetues, të cilëve u janë shtuar konfliktet mbi buxhetin e UE. Franca dhe Britania e Madhe nuk duan të heqin dorë nga privilegjet e arritura në të kaluarën. Anëtarët e rinj të BE-së ndjehen të tradhtuar dhe anëtarët e ardhshëm – p.sh., vendet e Ballkanit Perëndimor – kanë rënë në një lloj “euroapatie”. Joshja e BE-së dhe dëshira e tyre e përbashkët për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota, kanë qenë deri tani forca kryesore për stabilitetin e Ballkanit, aq i rëndësishëm për sigurinë italiane dhe evropiane, sa nuk mund të arrihet me “brezore sanitare”. Rënia e kësaj joshjeje – kombinuar me dizimpenjimin relativ të SHBA-së – mund të sjellë konflikte të reja, që Evropa nuk do të dijë t’i bëjë ballë, sikurse nuk ishte në gjendje të përballonte luftërat në ish-Jugosllavi. Vetëm rimëkëmbja ekonomike evropiane mund të risjellë optimizmin e nevojshëm për operatorët ekonomikë për të vepruar, gjetur dhe siguruar burimet e nevojshme për të vazhduar procesin e integrimit dhe, rrjedhimisht, për stabilizimin e periferisë Evropiane. Përndryshe, trazirat e periferisë do të ndikonin dhe destabilizonin Evropën.

Gjeopolitika e hapësirës

Pasi kemi theksuar rëndësinë e hapësirës për të ardhmen e Evropës, le të shqyrtojmë gjeopolitikën hapësinore, teoritë e zhvilluara për të dhe konceptet e saj bazë, duke hyrë më në brendësi të studimit të Valori-t. Gjeopolitika tradicionale, nga Herodoti të Ibn Khaldun, deri te ato të fundit të viteve ‘800 e mesit të viteve ‘900 për të vijuar pastaj nga 50 vitet e Luftës së Ftohtë pas aplikimit të teorisë së Rimland të Spykman në doktrinën e frenimit të sovjetik të Trumanit, ka marrë si faktorët e saj kryesorë të referimit “Tokën” dhe “Detin”. Në pjesën e parë të shekullit XX, këtyre dimensioneve iu shtua ai i “Ajrit”, për shembull me teoritë e “fuqisë ajrore” të italianit Giulio Douhet. Në pjesën e dytë të shekullit XX u shtuan më vonë hapësira ekstra-atmosferike, kozmike dhe cyber-hapësira. Tokës, ujit dhe ajrit iu shtua kështu edhe “zjarri”, duke rizbuluar një tetralogji të ndjekur nga filozofët grekë. Ndërsa tre dimensionet e para janë statike, “zjarri” është dinamik nga natyra e tij. Ai dominohet nga ndryshimet, i nxitur edhe nga teknologjia. Hapësira ekstra-atmosferike dhe cyber-hapësira spostojnë fuqinë e aktorëve gjeopolitikë dhe ndryshojnë thellësisht rëndësinë e mëparshme të kohës dhe të hapësirës gjeografike, domethënë Lage und Raum (dimensionin dhe pozicionin) e gjeopolitikës klasike. Kapacitetet e tyre janë në rritje të jashtëzakonshme, shprehur për cyber-hapësirën nga i ashtuquajturi Ligji i Moore. Edhe në fushën hapësinore janë bërë përparime të shpejta dhe të mëdha. Kosto e një kilogrami të vendosur në orbitën hapësinore është zvogëluar pothuajse një mijë herë në krahasim me vitin 1970. Ka rezultuar një lidhje shumë e ngushtë mes shkencës dhe fuqisë, siç treguan rastet e Sputnik dhe projekti Apollo, aq sa disa flasin për “astropolitikë”, duke iu referuar ndikimit të thellë që sukseset hapësinore kanë në opinionin publik dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nga viti 1958 deri në vitin 1995, BRSS/Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur më shumë se 3.000 satelitë ushtarakë në orbitë, nga të cilët 1.000 janë vrojtimi. Analog është numri i satelitëve civilë. Militarizimi i hapësirës, edhe pse i ndaluar nga traktatet ndërkombëtare, është një realitet. Përveç programeve të ndryshme të mburojave anti-raketë me shumë komponentë në hapësirë, janë vendosur në orbitë satelitë anti-satelitorë, për të kryer ose për t’u mbrojtur kundër rrezikut të ndonjë Pearl Harbor në hapësirë. Hapësira, së bashku me ICT (Information Communication Technologies), përbën sot bazën e “teknologjisë mistike”, që ekziston kryesisht në Shtetet e Bashkuara, për shkak qoftë të superioritetit të tyre në këtë sektor, qoftë të substraktit kulturor dhe psikologjik të përcaktuar nga tradita. Në të, është qendrore ideja e përparimit, e fuqisë “shpëtimtare” të teknologjisë dhe e transformimit në imagjinatën kolektive amerikane të deus ex machina, që i përket tragjedisë greke, në një deus in machina. Gjeopolitika e hapësirës dhe cyber-hapësira janë të ndikuara shumë nga vlerat e kulturës amerikane. Si gjithmonë, nuk ekziston një determinizëm gjeopolitik apo kulturor. Nuk ekziston as një determinizëm teknologjik. Gjeopolitika nuk është gjeologjia e politikës, sikurse pohonin disa studiues të disiplinës që nga fillimi i shekullit XX. Ajo është një paraqitje subjektive që reflekton vlerat dhe interesat e atyre që e formulojnë, të cilët janë gjithmonë të justifikuar në aspektin e parimeve dhe të drejtësisë. Problemi është se në botë nuk ka asnjë konceptim të vetëm të drejtësisë. Në parim, gjeopolitikisht është e drejtë ajo që është e leverdishme, ose më saktë, ajo që dëshirohet të bëhet edhe për arsye të tjera nga ato që deklarohen, sidomos në politikën e brendshme. Për këtë arsye asnjë Shtet nuk do të pranonte që luftërat e tij janë të padrejta. Rast i vetëm i njohur në histori në këtë drejtim është ai i Gjermanisë që, në gusht 1914, i kërkoi falje Belgjikës neutrale sepse e pushtoi “për shkak të nevojës strategjike.”Cyber-hapësira dhe hapësira ekstra-atmosferike përbëjnë dimensionet themelore – së bashku me ato njerëzore dhe kulturore – të gjeopolitikës së globalizimit. Ato janë përforcues të pushtetit politik, ushtarak, ekonomik dhe komunikativ. SHBA, e vetmja superfuqi e mbetur, mund të mbetet e tillë vetëm duke krijuar një të mirë të përbashkët globale, – sigurinë – që të legjitimojë superioritetin dhe veprimet e saj. Në këtë kuptim, është e pavend të flitet për Shtetet e Bashkuara si perandori dhe për OKB-në si një kishë. Shtetet e Bashkuara – e pëlqyeshme apo jo – janë të dyja gjërat. Kjo shpjegon margjinalizimin e OKB-së, jo aq shumë në agjencitë e saj të specializuara, por në Këshillin e Sigurimit, që po shkon drejt rënies së njohur tashmë me Shoqërinë e Kombeve. Jashtë dëshirës së tyre, sipas Riçard Haass, dhe me vullnet të plotë, sipas “new conservatives” (konservatorët e rinj) amerikanë, SHBA luajnë rolin e “sherifit të botës”… Hapësira dhe, në përmasa më të vogla, cyber-hapësira janë faktorë gjeopolitikë dominimi i të cilëve nga SHBA dhe një pjesë e vogël të shteteve të tjera garanton rregullin global të shekullit XXI. Më saktë, pa ato nuk do të mund të përdoreshin – ose të paktën do të ishin shumë më pak efektive – forcat e tyre konvencionale tokësore, detare dhe ajrore. Çdo garë në të ardhmen për një rregull të ri global duhet të synojë në radhë të parë të godasë “dominimin” e SHBA, në veçanti me armë antisatelitore (ASAT) dhe me ‘hackers’ (piratë kompjuterik) e viruse shumë të fuqishme. Edhe terrorizmi ndërkombëtar do ta ketë këtë parasysh në zgjedhjen e teknikave dhe e taktikave të tij. Për shembull, në komunikimin midis elementeve të ndryshme të rrjeteve ose për llojin e sistemit të financimit që do të përdoret, në mënyrë që ti shpëtojnë kontrolleve. Të gjithë ekspertët strategjikë janë të një mëndje mbi faktin që këto dy dimensione të reja gjeopolitike do të kenë në të ardhmen më tepër rëndësi. Kinezët e konsiderojnë të pashmangshme Star Wars (Luftën Yjore). Ata dërguan një njeri në hapësirë në vitin 2003 dhe kanë në plan të dërgojnë një në hënë në 2017. Për më tepër, ata po bashkëpunojnë në fushën hapësinore me Brazilin dhe kanë hyrë në projektin evropian “Galileo”, edhe pse i është refuzuar aksesi në teknologjitë më të sofistikuara. Për Brazilin, atmosfera është një “rajon bregdetar” i Tokës, d.m.th. një hapësirë e jashtme, që transformohet në kozmike dhe ekstraterritoriale. Shtetet e Bashkuara besojnë se e ardhmja e tyre do të varet nga kontrolli mbi hapësirën. Ata kanë në plan të ndërtojnë në vitin 2020 një stacion në hënë, nga i cili mendojnë të lëvizin për pushtimin e Marsit. Sipas G. Friedman gjatë viteve 2030, SHBA do të ketë filluar një program tejet të përmbajtur për komercializimin e hapësirës, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në prodhimin e energjisë.. Në rrjedhën e komercializimit të hapësirës, SHBA do të rritin aftësinë për të vepruar robotikisht në hapësirë, duke i përdorur njerëzit vetëm për punët më komplekse dhe më të përpiktë… Ata dalëngadalë do të braktisin strategjinë e kushtueshme e të pafrytshme të dërgimit në mijëra milje larg të trupave të armatosura. Në vend të saj SHBA do të ndërtojnë një sistem avionësh supersonik të telekomanduar, i cili do të ketë bazën në tokën e SHBA, por do të jetë e kontrolluar prej qendrave komande me bazë hapësinore në orbitën gjeosinkronike mbi rajone objektive potenciale, platforma që Friedman i emërton “yjet e betejës”. SHBA do të krijojë raketa të cilat mund të lëshohen nga hapësira me efekte shkatërruese dhe me shpejtësi të madhe mbi objektivat në sipërfaqen e tokës… Më e rëndësishmja në evolucionin e luftërave hapësinore do të jetë transformimi i komandës dhe i pajisjeve të kontrollit në hapësirës. Po kështu, ushtria do të shoh prodhimin energjisë elektrike me bazë hapësinore si zgjidhje për problemin e saj madhor logjistik në fushën e betejës… Në vitin 1956, SHBA mori përsipër që të ndërtojë sistemin mbarë-shtetëror të autostradave dhe Dwigt Esinhevewer e mbështeti këtë sipërmarrje ushtarake (P.R: kur në Shqipëri ky projekt vite më vonë u pa si herezi…). Apo nga vitet 1970, kur ushtrisë i nevojiteshin mjetet për të qarkulluar informacionin midis qendrave të ndryshme të hulumtimit më me shpejtësi se sa e lejonin mjetet ekzistuese, Agjencia e Hulumtimit të Mbrojtjes (DARPA)dha fondin çka shpuri në krijimin e APARNET, që mundësoi krijimin e një sistemi kompjuterësh, të cilët mund të komunikonin të dhënat dhe dosjet me njëri tjetrin…Gjithashtu, po bëjnë përpjekje shumë të rëndësishme në sektorin e logjistikës së hapësirës, për të zvogëluar shpenzimet e hedhjes në orbitë dhe për të rritur jetëgjatësinë e satelitëve dhe të sensorëve satelitorë, që tani kanë një kapacitet rezolucioni vetëm prej disa centimetrash. Prioritet i veçantë i është dhënë sensorëve të aftë të depërtojnë në tokë, të konsideruar si thelbësorë për identifikimin – dhe pastaj eliminimin nga hapësira me avionë ose kryqëzorë – e depozitave dhe kapanoneve nëntokësore të armëve të dëmtimit në masë. Perfeksionimi i tyre është konsideruar thelbësor për përdorimin e armëve bërthamore earth penetrators (depërtuesit e tokës) që po prodhohen në SHBA nëpërmjet transformimit të disa armëve ekzistuese. Japonia po zhvillon iniciativa hapësinore të së njëjtës rëndësi të Bashkimit Evropian, ndërsa Irani dhe shtetet e tjera po planifikojnë për të arritur një kapacitet autonom në lëshimin e satelitëve. Për të gjithë gjeopolitika hapësinore është një vazhdim i asaj tokësore. Përkundrazi, ajo varet nga kjo e dyta. Për këtë, hapësira nuk do të bëhet kurrë res communis, pasi konkurrenca në Tokë për pushtet dhe pasuri do të vazhdojë. Duhet të shikojmë Tokën nga hapësira; jo hapësirën nga Toka. Për ta bërë këtë duhet para së gjithash të disponojmë dominimin e hapësirës. Kush mendon për hapësirën duhet të tregojë shumë pjekuri, pavarësisht vetëdijes se kozmosi është një fushë shahu në të cilën do të luhet dominimi global. Pesëdhjetë vjetori i airpower është zëvendësuar tashmë me atë të space power dhe të cyber power. Siç shkruan në artikullin e tij Lucio Caracciolo, në nr. 5 të 2004 të revistës ‘Limes’, titulluar “Duart mbi hapësirën”: hapësira është “deti i lartë i së ardhmes, nga i cili mund të fillojë kolonizimi i trupave qiellor.” Gjeopolitika e hapësirës zhvillon konceptet e përdorura nga Mahan për fuqinë detare. Teoricientët gjeostrategjikë të hapësirës, si p.sh. Cole dhe Dolman, tek të cilët mbështetet kryesisht Valori, përdorin edhe teoritë e Mackinder nga njëra anë dhe ato të John Collins nga ana tjetër. Sipas Cole dhe Dolman (krijuesit e termit Astropolitik), “Kush kontrollon orbitat e ulëta tokësore, kontrollon hapësirën afër Tokës. Kush dominon këtë hapësirë, dominon Tokën. Kush dominon Tokën, dominon botën”. Në përpjekjet e tyre për demokratizimin e botës, duke e shndërruar atë në imazhin dhe paraqitjen e SHBA, ose të paktën për ta bërë atë në përputhje me vlerat dhe interesat amerikane, Shtetet e Bashkuara do të shtojnë përpjekjet e tyre në aktivitetet hapësinore dhe burimet që lidhen me të. Ata duhet gjithashtu të evitojnë që një aleancë euro-ruso-kineze në sektorin e hapësirës (përmendim bashkëpunimet e veçanta midis Evropës dhe Rusisë dhe pjesëmarrjen e Kinës në programin Galileo) mund të vendosë në pikëpyetje ose të dëmtojë superioritetin e tyre aktual.

Jo vetëm fuqia ushtarake…

Por, fuqia ushtarake nuk është e mjaftueshme. Për të ruajtur përpjekjet e tanishme pa shumë kosto për ekonominë, është i nevojshëm një shfrytëzim i plotë i përfitimeve ekonomike nga aktivitetet hapësinore ushtarake. Kështu kemi një rritje bashkëpunimi mes NASA-s dhe Pentagonit. Shpenzimet ushtarake të SHBA në hapësirë janë 17.5 miliardë dollarë në vit, kundrejt vetëm 0,65 të BE-së. Për ato civile, situata është më e balancuar: 5.3 miliardë dollarë për Evropën kundrejt 16,5 të SHBA. Por aktivitetet hapësinore ushtarake dhe civile amerikane janë të koordinuara dhe gjithnjë e më shumë të ndërthurura ngushtë. Ideologjia paqësore Evropiane ka penguar një koordinim të tillë. Nuk arrihet të kuptohet se në botën reale nuk ekziston më sovraniteti mbi Tokën pa pasur akses në hapësirë dhe në cyberspace, dhe se ndërlidhja mes shkencës dhe politikës është e pashmangshme dhe duhet të merret në konsideratë, që logjika tipike e zbulimeve shkencore dhe teknologjike të mos dominojë politikën dhe madje edhe etikën, që sigurisht është e joshur për të bërë si rezultat i mekanizmave të saj të brendshëm. Kozmosi nuk do të jetë kozmopolitan, shprehet Lucio Caracciolo. Bie kështu një iluzion tjetër i mbështetësve të “fundit e historisë”. Nga ana e tij, John Collins, duke paralajmëruar kundër tendencës amerikane të mitologjisë dhe teknologjisë mistike për të reduktuar gjeopolitikën në përmasat e saj materiale dhe teknike, tregon avantazhin që ka ai që kontrollon hapësirën kozmike. Ky kontroll është thelbësor për përdorimin efikas të armëve të reja “inteligjente”. Pa hapësirën, ato do të ishin “idiote”. Hapësira, që vështirë se mund të bëhet provincë e përbashkët e gjithë njerëzimit, është pikësynimi për dominimin e Tokës: “Kush qeveris hapësirën circumterrestre dominon Tokën”; “kush qeveris Hënën komandon në hapësirën circumterrestre“, “kush qeveris L4 dhe L5, d.m.th. pikat e çlirimit hënor – ku tërheqja gravitacionale e Tokës dhe e Hënës janë të njëjta – kontrollon sistemin Tokë-Hënë”. “Luftëtarët e ardhshëm hapësinorë”, në një konflikt të ri global mes fuqive të avancuara, do t’i duhet të zënë këto poste. Vetëm kështu mund të garantojnë që superioriteti t’i mbetet “luftëtarëve të dijes”, që përdorin armët inteligjente të cyber-ve, të net-ve dhe të softwar-ve. Është e mundur (në një luftë të ardhme) që në hapësirë të zhvillohen operacione luftarake të vërteta mes satelitëve dhe armëve ASAT ose anti-satelitore, gjithnjë e më efektivë. Satelitët janë veçanërisht të ndjeshëm nga armët me impuls elektromagnetik (të krijuara nga shpërthimet bërthamore në hapësirë, të cilat mund të bllokojnë bazat e të dhënave dhe sistemet e komunikimit digjital satelitor), armët e reja lazer, miniraketat antisatelitore – të vendosura në Tokë ose në hapësirë tek satelitët ASAT – dhe kështu me radhë. Shkatërrimi i satelitëve kundërshtarë dhe arritja e superioritetit në hapësirë do t’i prijnë jo vetëm operacioneve në sipërfaqe, por edhe ato të kryera në hapësirën atmosferike. Një Pearl Harbor hapësinor është një rrezik kundër të cilit po impenjohen Shtetet ushtarakisht më të avancuara, nëpërmjet forcimit të satelitëve dhe komponentëve të tyre elektronikë dhe kompjuterikë dhe nëpërmjet predispozimit të sistemeve mbrojtës aktivë, në tokë ose në bordin e satelitëve. Për ta mbahet një sekret i rreptë, sepse bien në kundërshtim me Outer Space Treaty, i cila ndalon aktivitetet ushtarake në hapësirë kozmike, në veçanti lëshimin në orbitë të satelitëve ‘killer’ (vrasës) dhe të bombave orbitale. Për sa i përket Evropës, një përpjekje më e madhe në pajisjen me aftësi hapësinore dhe në shfrytëzimin e teknologjive përkatëse, mund të përbënte një komponent thelbësor të një projekti federativ evropian, si dhe të ringjallte ekonominë evropiane. Është për t’u vënë në dukje se ky projekt ndjek logjikën klasike të integrimit evropian, që është ndërtimi i Evropës nga lart, duke forcuar sa herë të jetë e mundur pushtetin e institucioneve të BE-së. Një ringjallje e integrimit evropian është i dobishëm, jo vetëm për kontinentin tonë, por për gjithë botën. Ekuilibrat e tij sot janë lëkundur nga prania e kufizuar politike dhe ekonomike në botë dhe nga mungesa praktike e aftësive ushtarake. Tërheqja e vëmendjes mbi rëndësinë e aktiviteteve hapësinore evropiane, për të mundësuar Evropën të zotërojë aftësitë që korrespondojnë me ambiciet e saj, është një nga meritat e hulumtimit stimulues të Prof. Valorit, i pasur jo vetëm të dhëna, por edhe një tension të fortë civil dhe moral, që nuk mposhtet nga dekadenca e Kontinentit të Vjetër dhe e Italisë. Por kujtojmë se, pos të tjerash, që prej viteve 1970 NASA ka qenë e përfshirë në hulumtimin e energjisë me bazë hapësinore në formën e energjisë hapësinore diellore (SSP). Në projektin e energjisë me bazë hapësinore të viteve 2060, ky do të bëhet një tipar i jetës së përditshme… Aftësia e SHBA për të siguruar energji diellore shumë më të lirë do të krijojë një levë plus për superfuqinë, për të rritur më tej mbisundimin e tyre ndërkombëtar. Kryesorja është se, do të shohim këtu një ndryshim paradigme në realitetet gjeopolitike. Që nga fillimi i revolucionit industrial, industria ka përpirë energjinë, e cila parregullsish u shpërnda anembanë botës. Gadishulli Arabik u bë i rëndësishëm për shkak të naftë. Udhëtimi në hapësirë do të jetë rezultat i industrializimit dhe një vend i industrializuar do të prodhojë energjinë. Hapësira do të bëhet më e rëndësishme se sa ka qenë Arabia Saudite, por atë do ta kontrollojë SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency