Shkencëtar amerikanë kanë zbuluar me ndihmën e teleskopit hapësinorë “Habble”, më të largëtën në kohë dhe në hapësirë supernovën e tipit “Ia” që mund të ketë ndodhur ndonjëherë në univers. Supernova ndodhet në distancë rreth 10 miliardë vjet dritë larg dhe është e mundur të studiohet me imtësi nga çdo cep tjetër i largët yjesh me të njëjtin shpërthim, gjë kjo me vlerë shumë të madhe për shkencëtarët dhe astrofizikanët. Kjo supernovë me kodin SN SCP-0401, u diktua nga shkencëtarët të Programit të Universit/Kozmologjisë, supernova e Lawrence Berkeley National Laboratory, i cili është kryesuar nga profesori dhe novelisti i Astrofizikës në Universitetin e Berkeley, Charles Perlmouter. Një nga pyetjet që pritet të gjej përgjigje nga shkencëtarët, është si dhe pse energjia e errët duket se ndikon në shtrirjen e universit ndryshe në rajone të ndryshme. “Me SN SCP-0401 kemi rastin e parë të një matje të saktë të një supernove, kaq larg saqë mund të vlerësohet për studimin e shtrirjes së universit këtu e 10 miliard vite dritë”, – deklaroi David Rubin.