Çmimet, ja sa kushton blerja e një makine

0
2719

Përgatiti: Driçim Çaka

makinatDuke parë tregun në Shqipëri, bien në sy makinat të cilat kanë pësuar ndryshime. Kështu, modele si Golf, Ford Fiesta, Fiat, Audi, Ford Fokus në përgjithësi futen te çmimet “e përballueshme”. Për më “të pasurit” janë makinat si Mercedes, BMW apo modele të tjera që përgjithësisht nuk i gjen më pak se 7000 mijë euro.

 

Përpara se të nisesh për të blerë një makinë, duhet që më parë të shikosh në llogarinë tënde se sa para do të shpenzosh. Duke parë tregun në Shqipëri, bien në sy makinat të cilat kanë pësuar ndryshime. Kështu, modele si Golf, Ford Fiesta, Fiat, Audi, Ford Fokus në përgjithësi futen te çmimet “e përballueshme”. Me një shumë nga 2000-5000 euro këto makina mund të blihen si pranë agjentëve të shitjes, por edhe direkt nga personat të cilët nuk ju duhet më makina. Për më “të pasurit” janë makinat si Mercedes, BMW apo modele të tjera që përgjithësisht nuk i gjen më pak se 7000 mijë euro.

 

Ofertat individuale, më të lartat

Njerëzit të cilët dëshirojnë të shesin makinat e tyre, fillimisht vendosin çmime disa herë më të larta në krahasim me çmimin real të makinës. Kjo bëhet në njëfarë mënyrë për të përfituar më shumë. Po kështu ,edhe shitësit të cilët kanë me dhjetëra makina. Gjithmonë oferta e parë është më e shtrenjtë për të parë nëse blerësi do ta kuptojë apo do ta blejë makinë me atë çmim.

 

Tirana, tregu me çmimin më të ulët

Në krahasim me Durrësin, që dihet se është një nga tregjet kryesore të makinave në kryeqytet mund të gjesh makina me çmime më të lira. Edhe vetë shitësit e pikave të shumicës pranojnë se në Tiranë çmimet janë më të lira dhe kjo, sipas tyre, lidhet me numrin e lartë të makinave që kanë ngelur stok.

 

Çmime të larta, cilësi e lartë

“Cilësia blihet” është një frazë e cila hyn në punë kur vjen koha për të blerë një makinë. Pavarësisht se mund të shpenzohet më shumë, por blihet një makinë e cila nuk do të kërkojë shërbime të njëpasnjëshme. Një makinë me pak kilometra, jo shumë e konsumuar dhe e mbajtur mirë, është shumë herë më e mirë sesa një makinë që kushton pak, por është përdorur keq.

 

Çmime më të lira në Itali

Në një investigim në një nga adresat kryesore që merret me shitjen e makinave në Itali “autoscout24.it” pamë se tregu është disa herë më i lirë në krahasim me Shqipërinë. Kështu, një makinë Golf 4, e cila në Shqipëri kushton mesatarisht 4 mijë euro, në Itali çmimi mesatar i kësaj makine është 2200 euro. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për makina si Ford apo modele të tjera, të cilat paraqiten me çmime disa herë më të ulëta. Shitësit në vendin tonë justifikohen me çmimet kaq të lira në vendin fqinj me koston që ka dogana apo rruga për të sjellë por përgjithësisht kostoja e sjelljes në Shqipëri të makinës dhe dogana nuk shkojnë më shumë se 700-800 euro. E njëjta situatë mund të thuhet dhe për në Gjermani, që është një nga furnizuesit kryesore të makinave në Evropë. Kështu, një makinë e thjeshtë në Gjermani nuk kushton më shumë se 1500 euro, por kostoja për ta sjellë deri në Shqipëri së bashku me doganën dhe të gjitha sigurimet e tjera thuajse e dyfishojnë çmimin.

 

 

Çmimet mesatare e markave kryesore në Shqipëri

Mercedes-Benz        4000-15 000 euro

BMW                          3000-15 000 euro

Fiat                             1000-7000 euro

Honda                                    2000-10 000 euro

Kia                              4000-12 000 euro

Volkswangen                       1500-10 000 euro

Audi                            2500-13 000 euro

Ford                            1000-9000 euro

Ferrari                                    5000-20 000 euro

Peugeot                     2500-10 000 euro

Toyota                        1500-7000 euro

 

 

Ja sa si paraqiten ofertat e makinave “online”

Lloji: Audi Viti i modelit: 2002 Kilometrazhi: 160 000 – 169 999
Modeli: A3 Lëndë djegëse: Dizel Marsh: Manual

Audi A3 1.9 td-i (e kuqe)
81 kë ( 110 hp)
Viti prodhimit 2002
ngjyra gri metalike,5 porta, disqe alumini, goma të reja, 4 xhamat elektrik, pasqyrat me komandim nga brenda,muzika me cd origjinale e vet audit,
klima tip tronik, mbyllje qendrore
makina është e pajisur me letra të regullta për një vit (doganë,targa, siguracion).

 

 

Lloji: Ford Viti i modelit: 2001 Kilometrazh: 120 000 – 129 999
Modeli: Focus Lëndë djegëse: Benzinë Marsh: Manual

 

Çmimi: 2500 euro  
Llojet e njoftimit: Shitet
Kategoritë: Makina

Makina është në një gjendje shumë të mirë motorike dhe xhenerike me 4 dyer+1
kondicioner ngjyrë e zezë me dopio erbeg makina ka 9 muaj që është përdorur në Shqipëri
me dokumente të rregullta, shitet për arsye mospërdorimi