Driçim Çaka
Shifrat e “Peoplemov.in” tregojnë një numër më të madh shqiptarësh në krahasim me censusin e INSTAT-it
Mendohej se ishin rreth 1 milion emigrantë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë, por në realitet janë 1.438.421 emigrantë të vendosur në vendet kryesore të Evropës, por edhe të botës. Ky është raporti që publikon “Peoplemov.in”, i cili tregon shpërndarjen e emigrantëve shqiptarë që nga Greqia deri në Kanada. Nga të dhënat e “Peoplemov.in” zbulohet dhe një fakt intersant për sa i përket numrit të popullsisë që banon në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT-it në Shqipëri jetojnë 2.821.977, por sipas “Peoplemov.in” në Shqipëri jetojnë 164 mijë shqiptarë më shumë pra 2.986.952. Censusi i viti 2011 nuk solli shifra lidhur më numrin e shqiptarëve që jetojnë në emigracion, por shifra më të sakta vijnë nga organizatat e huaja të cilat merren me lëvizjen e popullisë nëpër botë. Në total sipas “Peoplemov.in” popullsia e shqipërisë është 4.425.403 duke marrë parasysh shqiptarët që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë dhe ata që jetojnë në emigracion.
Greqi-Itali 1.2 milionë emigrantë
Nga 1.4 milionë emigrantë 1.2 milionë jetojnë në dy fqinje të Shqipërisë, Greqi dhe Itali. Shpërndarja e shqiptarëve në këto 2 vende krysore lidhet dhe me mundësitë që kanë pasur emigrantët për punësim. Gjithsesi “Peoplemov.in” shpjegon se vërtet në këto dy vende ka shumë emigrant por interesi në vitet e fundit është rritur për shtete si Gjermania dhe Kanadaja. Vetëm në Greqi jetojnë 676 mijë emigrantë ose e thënë ndryshe rreth 44% e emigrantëve. Në Itali jetojnë rreth 522 mijë emigrantë që do të thotë 36% e emigrantëve shqiptarë në të gjithë botën.
32% e popullsisë në emigrim
32% e popullsisë së shqipërisë jeton në emigrim dhe ky është një numër mjaft i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit por dhe të Evropës lidhur me numrin e emigratëve. Sipas “Peoplemov.in” shqiptarët kanë emigruar vite më parë madje pjesa më e madhe e tyre kanë në emigrim që në vitet 1997-1999.
Shqiptarë edhe në Nikaragua
Edhe pse pak njerëz mund ta kenë dëgjuar shtetin me emrin Nikaragua, por gjithsesi dhe aty ka shqiptarë, madje një numër të konsiderueshëm. Të dhënat më të fundit tregojnëe dhe një hërë se shqiptarët gjenden në çdo shtet të botës pavarsisht madhësisë apo largësisë.
Në Shqipëri jetojnë 89 mijë emigrantë të huaj
89.106 të huaj jetojnë në Shqipëri ose e thënë ndryshe 2.98% e popullsisë. Nga kjo shifër 80.778 janë grekë, ndërsa 6.457 emigrantë vijnë nga Maqedoni. Në Shqipëri sot jetojnë dhe Çekë me 1.075 banorë, izraelitë, 100 banorë, italian, 73 dhe rusë 49 banorë.
Emigrantët shqiptarë të shpërndarë nëpër botë
Greqi 676.846
Itali 522. 647
Maqedoni 91.128
USA 83. 018
Gjermani 15.964
Kanada 11.985
Turqi 3.712
Mbretëria e Bashkuar 3. 065
Francë 3.037
Australi 2.628
Emigrantë të huaj që jetojnë në Shqipëri
Grek 80.778
Maqedonas 6.457
Çek 1.075
Izraelit 100
Italian 73
Rus 49
Vendimi i qeverisë, kategoritë që nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit
Ditët e fundit, studentët e vitit të parë dhe të viteve të tjera kanë filluar të bëjnë pagesën e shkollës së lartë. Nëpërmjet një vendimi të miratuar ditën e djeshme qeveria ka lehtësuar disa ketogori duke u dhënë mundësinë që të shkollohen pa bërë pagesën e shkollës si gjithë studentët e tjerë.
“Kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin e ri akademik 2012-2013, si dhe studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijët e policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” – përcakton vendimi i qeverisë