Me fruta pylli për të parandaluar kancerin e gojës

0
160

LaStampa.it

frutatAjo që studiuesit po kërkojnë të kuptojnë është fakti se nëse këto substanca, të cilat promovojnë shëndet, janë vetë pigmentet apo nëse është si rezultat i degradimit të tyre

 

 

Disa substanca që përmbajnë frutat e pyllit dhe manaferrat mund të kenë rol mbrojtës kundër disa patologjive, sikurse është kanceri i gojës. Substanca që përmban, pigmenti që u dhuron ngjyrën këtyre frutave, sidomos atyre të pyllit, degradohet më lehtësisht në gojë në krahasim me substanca të tjera, duke ofruar kështu mbrojtje kundër kancerit të gojës. Ka disa lloje pigmentesh që dhurojnë ngjyrë të gjallë manaferrave dhe frutave të pyllit. Ndërkohë, studimet vlerësojnë se jo të gjitha kanë karakteristika të njëjta, kur bëhet fjalë për tretje dhe absorbim në gojë, direkt pas konsumimit të frutit. Në krahasim me katër klasat e njohura, të vetmet që mesa duket pësojnë këtë proces vetëm një lloj substance. Prandaj mundësia që kjo substancë mund të mbijetojë për një kohë më të gjatë të mbijetojnë në gojë, praktikisht i bënë më të mundshme parandalimin e kancerit.

Studimi

Sipas studimit të zhvilluar nga studiuesit e Universitetit të Ohajos në SHBA, rezultatet paraprake tregojnë gjithashtu se bakteret që jetojnë në gojë, janë përgjegjëse për shumicën e shpërndarjes të këtyre përbërësve që ndodhen në pështymë. Ajo që studiuesit po kërkojnë të kuptojnë është fakti se nëse këto substanca të cilat promovojnë shëndet janë vetë pigmentet apo nëse është si rezultat i degradimit të tyre. Ky edhe zbulime të tjera që duhej të vinin pas thellimeve të mëpasshme, sipas shkencëtarëve, mund të sjellë në bërjen e disa karameleve, çamçakëzëve dhe produkteve të tjera ushqimore, në mënyrë automatike edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera sikurse është kaceri i gojës dhe sëmundjet paradontale. Studimi është bërë publik në revistën “Food Chemistry”, me përfshirjen e 14 personave të rritur të cilët iu nënshtruan një sërë testeve për të vlerësuar efektet pas marrjes së ekstrakteve të pigmenteve të frutave si luleshtrydhet, manaferrat, boronicat, rrushi i zi. Efektet e mundshme u analizuan pas mbledhjes së kampionëve nga pështyma e pjesëmarrësve.

Rezultatet

Edhe pse kërkuesit tashmë ishin në dijeni për të mirat shëndetësore të mjedrës, pasi konsiderohet se ka vetinë e kemioteparisë kundër tumorit të gojës, ezofagut, por edhe të shtyllës kurrizore – të gjitha këto të mira shëndetësore të evidentuara në studime të ndryshme. Këto veti i atribuohen pikërisht përmbajtjes së kësaj substance (antociani). “Të gjitha frutat janë unike në përbërjen kimike apo në gjurmën dixhitale, ndryshon, – shpjegon prof. Mark Failla, docent në degën e Ushqyerjes pranë Universitetit të Ohajois, – ka shumë lloje manaferrash. Disa prej tyre mund të jenë më të mira në dhënien e efekteve në shëndet e gojës, teksa llojet e tjera të manaferrave mund të jenë më të shëndetshme për shëndetin e shtyllës kurrizore. Ne, për momentin, akoma nuk e dimë”. Gjithashtu janë të domosdoshme kërkime më të thelluara për identifikimin se cilat janë manaferrat apo frutat e pyllit, që mund të ofrojnë avantazhet më të larta për shëndetin e gojës dhe jo vetëm.