Strehimi, kategoritë që mund të aplikojnë për të përfituar kredi me interes 0

0
192

strehimiFamiljet e punonjësve të rënë në detyrë, të pastrehët në pronat e ish-pronarëve si dhe të përndjekurit politikë kanë të drejtë të aplikojnë për strehim pranë njësive përkatëse. Kredi që përfitohet është me interes 0 si dhe me një afat kohor 30 vjet për t’u shlyer.

 

Enti i Banesave ka bërë të ditur se janë disa kategori që u jepet mundësia për të përfituar strehim. Nëpërmjet vendimit të qeverisë, mund të aplikojnë të pastrehët në pronat e ish-pronarëve, ish-të përndjekurit dhe familje të punonjësve që humbin jetën në krye të detyrës.

 

Të përndjekurit

Enti Kombëtar i Banesave, në zbatim të VKM-së “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të vlerësimit për dëmshpërblimin e përfituar nga ish-të dënuarit politikë te regjimit komunist”, kryen verifikimet sipas të dhënave që disponon në lidhje më përfitimin falas në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë me ligjet e mëparshme. Mbas verifikimeve përkatëse, EKB dërgon konfirmimin për masën e përfitimit ose jo për të gjithë ish të përndjekurit politikë, pranë Ministrisë së Drejtësisë, i cili pas konfirmimeve zyrtare bën përllogaritjen e masës së dëmshpërblimit për secilin qytetar me statusin e të përndjekurit politik.

 

Familjet e punonjësve të rënë në detyrë

Ligji i miratuar nga qeveria për këtë shtresë përcakton se “për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura,të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”.

Qëllimi

  1. Ky ligj ka për qëllim trajtimin ekonomik e financiar të familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, kur punonjësit kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës.
  2. Familjet e shtetasve apo të punonjësve të strukturave të tjera shtetërore, të cilët humbin jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të përmendura në pikën 1 të këtij neni, përfitojnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndihmë dhe trajtim të parashikuar nga ky ligj për punonjësit e këtyre strukturave. Përfitimet e ngjashme, për këtë kategori punonjësish, caktohen në bazë të pagës referuese të punonjësit dhe, për shtetasit, në bazë të pagës referuese të gradës më të lartë të rolit zbatues.

 

Të pastrehët në ish-pronat private

Në përputhje me aktin normativ të miratuar në tetor për lirimin e banesave të ish-pronarëve, Enti Kombëtar i Banesave, dorëzon pranë bankës listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe që përfitojnë kredi me interes 0% (zero) për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Nga ky vendim, të gjithë personat që gëzojnë statusin e të pastrehut dhe që banojnë në shtëpi të ish-pronarëve, duhet të aplikojnë pranë bankës së akorduar, për të përfituar kredinë për strehim.
Të gjithë të interesuarit duhet që të përfundojnë procedurat e kredisë, të zgjidhin përfundimisht problemin e strehimit dhe të lirojnë banesat e ish- pronarëve.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency