Parashikimet për bastvënësit e ndeshjeve

bastetTotenhem-Njukasëll                                   3+                    1.9

Dep. La Korunja-Granada              1                      2.1

Bajern Mynih-Shalke                      gol/3+             2.2

Man. Junajtid-Everton                    0-2                  2.1

Inter-Kievo                                         1-1                  2.4

Lacio-Napoli                                     2                      2.5

 

Totenhem-Njukasëll

Dy skuadra, të cilat do të kërkojnë patjetër të fitojnë. Totenhemi i Vilas Boasit duket në një formë të shkëlqyer, por golat në ndeshjet e fundit i kanë munguar. Njukasëlli ndeshjen e fundit i dha një leksion Çelsit të Benitezit duke treguar se diferencat në Angli janë të vogla. Kjo ndeshje parashikohet me shumë gola, ku të dyja ekipet pritet të shënojnë. Mesfusha dhe sulmi i “Gjelave të Londrës” duket në një formë të shkëlqyer dhe këtë javë pritet të dhurojnë spektakël përpara tifozerisë së tyre. Ndeshjen e fundit Totenhemi fitoi 0 me 1 në fushën e Uest Bromit, duke treguar se ka forcën e një ekipi i cili do të luftojë për një vend në Ligën e Kampioneve. Njukasëll nga ana tjetër do të kërkojë që të ngjitet sa më shumë në tabelën e renditjes duke parë se blerjet e janarit rezultuan efikase, blerje të cilat pritet të sjellin më shumë harmoni në skuadër. Ndeshja mund të luhet me gola 3+, por për sa i përket fitores, mund të luhet në favor të Totenhemit, duke parë ecurinë në tabelën e renditjes.

Dep. La Korunja-Granada

Deportivoja duket se është zhytur në një krizë të thellë, krizë e cila mund të fillojë të zhduket vetëm gjatë kësaj fundjave. Në ndeshjen direkte për mbijetesë me Granadën skuadra që vite më parë ka mundur Milanin 4 me 0, do të kërkojë që të mos luajë sezonin tjetër një kategori më poshtë. Pas humbjes me Getafen, Deportivoja do të paraqitet në fushë me formacionin më të mirë me synimin e vetëm tri pikët. Nga ana tjetër, Granada do të jetë akoma “e dehur” nga fitorja në javën e kaluar me Realin e Madridit dhe nuk pritet të japë maksimumin, pasi ka harxhuar shumë energji me ekipin e Murinjos. Koefiçenti i Deportivos për të fituar është 2.1 dhe shihet si një mundësi e mirë nga të gjithë bastvënësit.

Bajern-Shalke

Derbi i fundjavës në Gjermani pritet të dhurojë emocione. Me një Bajern i cili nuk ka rival, Shalke do të kërkojë të bëjë surprizën. Por më shumë sesa surpriza Shalke do të kërkojë t’i shënojë një gol Bajernit, i cili në ndeshjet e fundit nuk ka pësuar thuajse asnjë gol, madje në gjithë kampionatin ka pësuar 7 gola. Gjithsesi, Shalke do të kërkojë maksimumin pas ndeshjeve shumë të dobëta të zhvilluara në javët e fundit.

Man. Junajtid-Everton

Mançesteri, edhe pse do të luajë të dielën kundër Evertonit, mendjen do ta ketë në “Santiago Bernabeu”, ku e pret Reali i Madridit. Në ndeshjet e fundit skuadra e Fergusonit ka shënuar gola, por në fundjavë pritet të ruajë disa nga lojtarët kryesorë. Kjo do të bëjë që të mos ketë shumë gola dhe në fund të fundit dhe një barazim do ta kënaqte Mançesterin. Nga ana tjetër, Evertoni është një skuadër shumë e rrezikshme dhe nuk do të lejojë që Mançesteri të fitojë lehtë. Kjo ndeshje parashikohet që të ketë një grintë të fortë, ku të dyja ekipet pritet të japin një lojë fizike mjaft të lartë.

Inter-Kievo

Për Interin kjo do të jetë ndeshja e vdekjes. Pas humbjeve njëra pas tjetrës, me Kievon do të duket nëse skuadra zikaltër do të mund të luftojë për një vend në kupat e Evropës. Këtë javë pritet një fitore e bujshme e Interit, madje me shumë gola, ku blerjet e reja do të jenë gati për një vend titullari. Kievo nga ana tjetër është një ekip që luan dobët jashtë dhe me Interin përballjet e fundit i ka humbur të gjitha.

Lacio-Napoli

Kjo do të jetë ndeshja e cila do të tregojë nëse Napoli do të jetë rival i Juventusit për titull apo thjesht një skuadër, e cila do të kërkojë të arrijë në Ligën e Kampioneve. Lacio pritet të luajë shanset e saj, pasi vërtet është në finalen e Kupës së Italisë, por pritet që të japë maksimumin për të zënë një nga tri vendet e para. Gjithsesi, pritet të jetë Napoli fitues i kësaj ndeshjeje, duke parë edhe kushtet e skuadrës dhe moralin, pasi Lacios i mungon lojtari kryesor, Klose.

Ministri Çeku: Fqinj mos u frikësoni, Kosova

Ja disa prej stadiumeve që duhet t’iu

Kërko