Blerta Mrishaj
Maturantët do të njihen me formularin këtë muaj
Udhëzimi, plotësim online edhe nëpër rrethe
Drejt përfundimit hartimi i formularit A1, i cili për herë të parë këtë vit do të plotësohet online. Brenda datës 20 shkurt maturantët do të njihen me formularin, përmes të cilit do të bëjnë edhe përzgjedhjen e lëndëve me zgjedhje. Plotësimi i tij përmes internetit do të bëhet si në Tiranë ashtu edhe në rrethe, ndërkohë që rrethet do të kënë disa ditë afat më shumë kohë. Aplikimi do të bëhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve dhe në adresën e e-mail-it secilit kandidat do t’i dërgohet kodi personal i aplikimit.
Formulari
Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2013, vetëm nga maturantët e vitit e këtij viti. Ky formular konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit.
Risitë
Këtë të vit maturantët do të mund të zgjedhin jo më tepër se 2 lëndë, të cilat do t’u japin jo më pak se 8 kredite. Vitin e kaluar nxënësit mund të zgjidhnin deri në 3 lëndë, por sipas ministrit kjo procedurë vetëm sa vështirësonte sistemin, ndërsa nuk rriste në mënyrë domethënëse numrin e pikëve të kandidatëve studentë. Risia e këtij viti qëndron në faktin se maturantëve do t’u jepet e drejta të marrin edhe dy gjuhë të huaja si lëndë me zgjedhje, me kushtin e vetëm që njëra prej tyre të jetë gjuhë e parë, ndërsa tjetra të jetë gjuhë e dytë. Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, më kusht që njëra të trajtohet si gjuhë e huaj e parë me 10 kredite, ndërsa tjetra si gjuhë e huaj e dytë me 6 kredite. Ashtu siç u theksua edhe nga ministri, shuma e krediteve të këtyre dy lëndëve duhet të jetë jo më e vogël se 8. Ndërkohë që, sipas rregullores së Maturës Shtetërore të miratuar tashmë, maturanti, kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht edhe lëndën bërthamë, përjashtuar këtu lëndët e provimeve të detyruara.
Kreditet
Për të gjithë maturantët/kandidatët, programet orientuese të lëndëve të detyruara (gjuhë shqipe-letërsi dhe matematikë) janë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje janë të njëjta për të gjithë maturantët /kandidatët që plotësojnë formularin A1/A1 Z. Programet orientuese i lëndëve të thelluar përmban edhe priogramin e lëndës bërthamë. Kreditet e provimit të lëndës së thelluar llogariten si shumë e krediteve të lëndës bërthamë dhe të thelluar. Cdo maturant/kandaidat ka të drejtë të zgjedhe një apo më shume lëndë pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo/ i janë ofruar nga shkolla. Lista e gjuhëbe të huaja do të përcaktohet me udhëzim të ministrit të arsimit dhe shkencës për plotësimin e formularit A1/AZ. Ndërkohë që sipas rregullores së maturës shtetërore shuma e krediteve të lëndëve të jetë jo më e vogël se tetë dhe numri i lëndëve me zgjedhje të jetë dy. Maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët. Ndërsa maturtanti kur zgjedh një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhë njëkohësishtë të njëjtën lëndë bërthamë.
Universitetet private
S’kanë pedagogë, mbyllin gjysmën e programeve
Gjysma e programeve të universiteteve private që kanë kërkuar akreditim kanë marrë vlerësim negativ, çka ka sjellë edhe mbyllje të këtyre programeve. Drejtori i Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë në vend thotë për “AS” se kriteret për akreditim janë shumë të forta. Këto universitete janë vlerësuar negativisht pasi nuk kanë pasur stafin e nevojshëm të profesorëve, ndërkohë që ato që kanë kaluar testin, kanë qenë programe kryesisht në fushën e informatikës dhe edukimit. “Ka pasur programe më pak që janë hapur dhe ka pasur pothuajse gjysma që janë kthyer me vlerësime negative. E para, nuk ishin në cilësinë e duhur, ne kemi vënë kritere shumë të forta lidhur me profesoriatin, duhet të ketë profesoriat të brendshëm rreth 60-70 përqind, duhet ti ketë me grada shkencore, doktor shkencash minimumi”, – thotë Avni Meshi, drejtor i Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë. Universitetet publike dhe private kanë afat për tu akredituar deri në maj të këtij viti. Në rast se ato nuk paraqesin kërkesë për këtë proces, diploma e tyre në tregun e punës nuk do të ketë shumë vlerë. “Procesi i akreditimit është një proces që i intereson universitetit në rradhë të parë për të parë studentët, publiku, prindërit se cila është cilësia e këtij universiteti. Institucionet e arsimit të lartë janë të detyruara ti nënshtrohen procesit të akreditimit për programet, në bazë të ligjit dhe nëndetyrimit ligjor. Universitetet publike janë nën kufirin limit të themi, deri në maj kur është aprovuar ligji”, – thotë Meshi. Aktualisht pranë Agjencisë së Akreditimit kanë paraqitur kërkesë Universiteti Publik i Tiranës, në vlerësimin e të cilit do të marrin pjesë edhe dy ekspertë europianë, si dhe Universiteti i Durrësit për shkollën doktorale.