Në Zelandën e Re papagalli i species Kea i vodhi një turisti nga Skocia 700 paund. Incidenti ndodhi kur 52-vjeçari Peter Leach doli nga furgoni i tij për të kënaqur syrin me panoramën dhe për të bërë disa foto, transmeton ZR. Dritarja e makinës ishte e hapur dhe zogu, të cilin turisti arriti ta fotografojë, fluturoi brenda automjetit prej nga doli shumë shpejt. Kur turisti hyri në furgon për të vazhduar rrugën kuptoi se pre e papagallit Kea ishte bërë portofoli i tij, ku ndodheshin të gjitha paratë që ai kishte marrë me vete gjatë udhëtimit në Ishullin e Jugut.