Driçim Çaka
Të huajt, interes në rritje për të ardhur në Shqipëri
Ndërtimi vazhdon të mbetet mundësia më e mirë për punë
Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Punësimit ka treguar situatën reale për sa u përket të papunëve dhe mundësitë për vendet e reja të punës. Gjatë mbledhjes u prezantuan raportet vjetore të tri institucioneve, Shërbimit Social Shtetëror, Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Inspektoriatit Shetëror të Punës. Sipas raporitmeve të KKP-së, ndërtimi vazhdon të jetë fusha kryesore për të zënë një vend pune. Pas ndërtimit vijnë fushat e informimit dhe komunikimit si dhe tregtia, ku shpesh femrat zënë pjesën më të madhe të të punësuarve.
Punësimi
“Për periudhën janar-dhjetor 2012, janë shpallur 16.100 oferta pune pranë zyrave të punësimit.
Konstatohet se rajonet me oferta më të larta pune janë Tirana, me 3904 ose 25% të totalit, Durrës me 3876 oferta ose 24% të totalit, Vlora me 1566 ose 10%, Korça me 1593 ose 10%, Fier me 1474 ose 10% ose të pesë rajonet së bashku përbejne rreth 80% të totalit të ofertave të regjistruara.
- Në nivel të ndermjetëm qëndrojne rajonet Shkodër me 852 oferta, Berat me 655, Elbasan me 585, Gjirokastër me 425 oferta, Lezhë me 538,
- Rajonet më me pak oferta janë Dibra, Kukësi, me rreth 400 oferta pune gjatë gjithë vitit.
Në totalin e punësimeve në shkallë vendi, peshën më të madhe e zënë rajonet e Tiranës dhe Durrësit 46% të totalit së bashku, Fierit me 1480 punësime ose 11%, Vlorës me 1279 ose 10% e totalit, Korçës me 1081 ose 9% e totalit. Pesë sektorët më dominantë në fushën e ofertave të regjistruara dhe punësimeve të realizuara (ndërmjetësimeve nga ana e Zyrave të Punësimit) janë:
1. Industria përpunuese me 5.102 punësime (nga ku rreth 43% janë në industrinë e tekstileve dhe veshjeve, në industrinë e lëkurëve dhe këpucëve janë 1.077 punësime ose 21%, në industrinë përpunuese janë 1.272 punësime ose 25% dhe në industrinë ushqimore janë 563 punësime ose 11%);
2. Ndërtimi me rreth 2.000 punësime
3. Fusha e informimit dhe komunikimit me 1.859 punësime
4. Fusha e shërbimeve të tjera me 1200 punësime;
5. Tregtia me shumicë dhe pakicë me 1.029 punësime.
Të papunë
Në fund të dhjetorit 2012 janë te regjistruar 141, 828 punëkërkues të papunë, nga të cilët të ndarë sipas grupeve kryesore të papunësisë pas identifikimit të nevojave të tyre dhe sipas kritereve të përcaktuara ligjore, paraqiten si më poshtë:
- Në programin e pagesës së papunësisë për 2012 kanë përfituar 8861 persona, ose 6.24%.
- 82 242 janë përfitues të ndihmës ekonomike ose 58% e totalit
- Femrat përbëjnë 73014 punëkërkues ose 51.5% të totalit.
Të huajt në Shqipëri
– Gjatë vitit 2012 janë dhënë rreth 2.499 leje pune për të huajt, nga të cilat 1.162 në Tiranë ose 50% e totalit, Fieri 180 leje, Shkodra 152 leje dhe Elbasani 117.
Sipas shtetësisë peshën më të madhe e zënë:
1) shtetasit turq me 474 ose 19%,
2) grekët me 388 ose 15%,
3) italianët me 372 ose 14%
4) kinezët me 188 ose 8%,
5) kanadezë, kosovarë etj.
Sektorët ku merren më shumë leje pune janë: ndërtim rrugësh, sektori i naftës, sektori bankar, sektori komunikacionit, transporti ajror etj.
Zonat e veriut, më të varfra në Shqipëri. 99.720 familje marrin ndihmë ekonomike
Vazhdon zakoni, çiftet nuk duan të birësojnë fëmijë
Po rritet numri i femrave të punësuara
Në veri të Shqipërisë është përqendruar numri më i madh i familjeve të varfra. Sipas Këshillit Kombëtar të Punësimit, një numër i lartë familjesh ende nuk kanë kriteret bazë të jetesës dhe si faktor kryesor mbetet komunikimi i pakët me pjesën tjetër të vendit si dhe relievi i vështirë, i cili nuk mundëson zhvillim. Varfëria është më e përqendruar në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Qarqet Shkodër, Elbasan, Lezhë, Dibër, Korçë dhe Kukës vazhdojnë të kenë shkallën më të lartë të varfërisë.
Gjatë vitit 2012 deri në muajin nëntor në skemën e ndihmës ekonomike u trajtuan rreth 99.720 familje nga të cilat me ndihmë të pjesshme 67.486 familje ndërsa me ndihmë të plotë 32.234 familje.
Birësimet
Ndonëse në vende më të zhvilluara të botës marrin fëmijë të birësuar edhe familje, të cilat kanë 1 ose 2 të vegjël, në Shqipëri është krejt e kundërta. E mbetur ndoshta nga zakoni i vjetër çiftet nuk marrin fëmijë dhe kjo vërehet më shumë në çiftet e reja të cilët edhe pse për shkak të kushteve nuk lindin një fëmijë përsëri nuk preferojnë të birësojnë një të tillë. “Nuk rris një fëmijë tjetër unë”, – është shprehja që mbizotëron në çdo familje.
– Numri i birësimeve gjatë vitit 2012 ka qenë 53 fëmijë:
– 28 fëmijë brenda vendit;
– 27 fëmijë jashtë vendit.
Personat me aftësi të kufizuara
Numri i përfituesve është 149.392 individë, nga këta:
Të verbër 11.843
Paraplegjikë dhe tetraplegjikë 6.022
PAK mendorë e fizikë 51.010
Kujdestarë 18.303
Invalidë pune 62.214
Skema e ndihmës ekonomike
Për vitin 2012 janë kontrolluar 280 njësi të qeverisjes vendore. Nga këto kontrolle janë konstatuar rreth 2.872 raste me një efekt financiar 9.337.000 lekë, ku familjet në skemën e ndihmës ekonomike e përfitonin në mënyrë abuzive dhe jashtë kritereve këtë pagesë, gjithashtu janë konstatuar dhe 445 raste si pagesa të padrejta të pagesës së personave me aftësi të kufizuar, me një efekt financiar prej 5.979.000 lekësh. Për të gjitha këto raste është lënë detyrë largimi i menjëhershëm i këtyre familjeve nga skema e ndihmës ekonomike si dhe kthimi i shumave të përfituara padrejtësisht. Për personat përgjegjës janë propozuar masat përkatëse. Kështu për vitin 2012 janë propozuar gjithsej 57 masa administrative të ndara këto në 7 largime nga puna, 39 vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra si dhe 11 gjoba me nga një dhe dy paga, për personat përgjegjës.
– Gjatë 2012, në rrjetin e Institucioneve publike dhe jopublike të përkujdesit shoqëror janë trajtuar:
– 595 fëmijë – institucione rezidenciale përkujdesi për fëmijë;
– 1609 fëmijë me shërbim ditorë/komunitarë;
– 410 të moshuar – institucione rezidencial publike dhe jopublik për të Moshuar;
– 378 Persona me aftësi të kufizuar (215 PAK në 7 qendra rezidenciale publike dhe 163 në qendra jopublike )
– Aktualisht në Qendrën Kombëtare për Viktimat e Dhunës trajtohen 7 gra dhe 10 fëmijë;
– Aktualisht në Qendrën Kombëtare për Viktimat e Trafikut trajtohen 7 vajza dhe 2 djem.
46.4% të punësuar janë femra
Në vitin 2012 janë kryer 2050 inspektime më shumë se në vitin 2011. Krahasuar me një vit më parë ka rritje me rreth 1000 ose 50%, numri i inspektime me tematikë, rritje me rreth 38% të inspektimeve në turnin e dytë e të tretë, rritje me 30% të numrit të inspektimeve në ditët e festave zyrtare.
- Subjekte private të inspektuara 15,961 (99.3% e totalit të inspektime)
- Punëmarrës të evidentuar 15,9323 (10 punëmarrës për subjekt)
ku:
- Punëmarrëse femra te evidentuara 73981 ose 46.4%
- Punëmarrës meshkuj te evidentuar 85342 ose 53.6%
Ka rritje në 0.6% (krahasuar me vitin 2011) të numrit mesatar të punëmarrësve të evidentuar në subjektet e inspektuara.
Numri më i madh i punëmarrësve për subjekt është evidentuar në rajonin e Lezhës, me 16.8 punëmarrës për subjekt, rajonin e Shkodrës, me 16 punëmarrës për subjekt, rajonin e Durrësit, me 15.5 punëmarrës për subjekt, rajonin e Tiranës, me 10.5 punëmarrës për subjekt. Tregues më të ulët rezultojnë në Sarandë me 4.8 punëmarrës për subjekt, Gjirokastër e Korçë me 5 punëmarrës për subjekt, Dibër me 7 punëmarrës për subjekt.
Aksidentet në punë
Nga të dhënat rezulton se nga të aksidentuarit janë 90 meshkuj dhe 5 femra. Në aksidentet me pasojë humbje jete, të aksidentuarit janë të gjithë meshkuj, me moshë mesatare 55 vjeç, me pozicion pune përgjithësisht punëtor apo minator.
26 persona kanë humbur jetën në aksidente gjatë punës
Nr. Lloji i aktivitetit Nr i të aksidentuarve Me pasojë vdekje 1 Bujqësi, Pyje, Peshkim – – 2 Miniera, Karriera 19 5 3 Ndërmarrje Prodhuese 24 0 4 Elektricitet, Gaz, Ujë 7 3 5 Tregti, BRH 3 2 6 Ndërtim 18 13 7 Telekomunikacion 2 1 8 Financë, Shërbime 20 2 9 Aktivitete të Tjera 2 0 Totali 95 26
Në 3 vite numri më i ulët i aksidenteve
Periudha Viti Të aksidentuar total Të aksidentuar me vdekje Janar-Dhjetor 2012 95 26 Janar-Dhjetor 2011 126 26 Janar-Dhjetor 2010 111 26