Bëhet fjalë për një këngëtar të ri nga qyteti i Gjakovës, Gjon Karrica, i cili ka filluar bashkëpunimet me producentët e huaj. Do të sjellë shumë shpejt një video të tretë, e cila do të jetë siç thuhet, e treta e vërteta, shumë interesante, qoftë në ide dhe tekst. Ky është këngëtari i ri nga Gjakova, por që jeton prej vitesh në Zvicër. Mësojmë se ai po bashkëpunon me emra të njohur të muzikës së huaj, mes të tjerash me producentin Anton Nue. Gjoni shquhet për një talent dhe stil të veçantë në muzikë. Gjon Karrica e ka gati këngën më të re me titull “Lugati” dhe së shpejti do ta realizojë dhe videon në Prishtinë.