ALUIZNI, ja emrat 2250 vetëdeklaruesve të rinj që pajisen me lejen e legalizimit

0
189

aluizniDrejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale Publikon listën e re me 2250 vetëdeklarues objektesh informale që pajisen me  Lejen e Legalizimit. ALUIZNI garanton se është e aftë të përballojë, të kompletojë e të përgatisë dosje dhe leje legalizimi me një ritëm të shtuar, ritëm i cili sipas kësaj drejtorie do të sigurojë mbylljen e procesit të legalizimit brenda vitit 2013. “Falënderojmë për entuziazmin, bashkëpunimin dhe vlerësimin që ndërtuesit informale i kanë bërë ftesës tonë për t’u bërë pjesë e procesit. Por njoftojmë dhe u sjellim në vëmendje të gjithë vetëdeklaruesve, se moskryerja e detyrimeve financiare dhe ligjore brenda afateve, do të detyrojë Drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër rrethe që këto aplikime të shqyrtohen vetëm në fund të procesit. Ndërkohë, administrata e ALUIZNI-t, konfirmon dhe një herë, se gjithë poseduesit e ndërtimeve informale, brenda 48 orëve nga shlyerja e detyrimeve financiare, do të pajisen me Lejen e Legalizimit nga drejtoritë e ALUIZNI-t të shpërndara tashmë në gjithë Shqipërinë”,- thuhet në njoftimin e shpërndarë në emër të drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Ardian Kollozi.

Lista e plotë gjendet tek gazeta “Standard”