Ervin Kaduku
Qeveria vendosi të krijonte hapësira të reja fiskale për investimet private
Projektvendimi i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e listës së makinerive dhe pajisjeve që janë direkt të lidhura me investimin, procedura e përjashtimeve dhe kritereve përkatëse” ka mbërritur në Këshillin Konsultativ të Biznesit.
Gazeta “Standard” paraqet sa më poshtë VKM-në e plotë, në ndihmë të subjekteve të interesuara nga biznesi.
Sipas tij, subjekt i këtij vendimi janë:
a) Tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë në ose mbi 50.000.000 (pesëdhjetë milionë) lekë;
b) Tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv, pavarësisht nga vlera e investimit;
c) Tatimpaguesit (përfshirë fermerin) që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;
ç) Tatimpaguesit subjekt i taksës së biznesit të vogël të cilët që importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.
2. Importimi i makinerive dhe pajisjeve të kryera nga tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1 të këtij Vendimi, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja, vetëm në rastet kur të tilla makineri dhe pajisje importohen në funksion të realizimit të kontratave të investimeve dhe importimi kryhet nga vete tatimpaguesit, pa nënkontraktim.
3. Tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1 të këtij Vendimi, të cilët importojnë makineri dhe pajisje, për të përfituar përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duhet te pajisen me Autorizimin e Përjashtimit nga TVSH-ja nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD). Për marrjen e këtij autorizimi, subjektet duhet te paraqesin ne DPD:
3.1. Tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1,a), të këtij vendimi:
a) Një kërkesë me shkrim të cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
b) Kopje të marrëveshjes me Qeverinë Shqiptare në të cilën është miratuar kontrata e investimit ku të jetë e specifikuar vlera e investimit në ose mbi 50 milion lek (nëse ka një marrëveshje të tillë), ose kopje të lejes/licencës/autorizimit (vetëm për kërkesën e parë);
c) Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, ku të jetë e përcaktuar se vlera e investimit është në ose mbi 50 milion lek, dhe kohëzgjatja e investimit;
d) Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
e) Lloji dhe sasia i makinerive dhe pajisjeve që do të importohen dhe periudha e instalimit.
f) Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore se nuk ka detyrime tatimore të papaguara. Për konstatimin nëse ka apo jo borxh doganor, verifikimet kryhen brenda strukturave doganore
3.2. Tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1,b), të këtij Vendimi, paraqesin:
a) Një kërkesë me shkrim të cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;
b)Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore ku është i regjistruar që nuk ka detyrime tatimore të papaguara. Për konstatimin nëse ka apo jo borxh doganor, verifikimet kryhen brenda strukturave doganore.
c) Kopje të Ekstratit të QKR ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e përpunimit aktiv. Verifikimi nëse ka ose jo Autorizimin te lëshuar nga autoriteti doganor si tatimpagues në regjimin e përpunimit aktiv, kryhet brenda strukturave doganore.
d)Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për gjithë kohëzgjatjen e investimit;
dh)Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
e)Lloji dhe sasia i makinerive dhe pajisjeve që do të importohen dhe periudha e instalimit.
ë) Përshkrimi skematik dhe narrative i skemës teknologjike për çdo element të saj.
3.3. Tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1,c), të këtij Vendimi, paraqesin:
a) Një kërkesë me shkrim të cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkangjitet një fotokopje e çertifikatës së NUIS/NIPT-it;
b)Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore ku është i regjistruar se aktiviteti i tij ekonomik është në fushën e agrobiznesit dhe nuk ka detyrime tatimore të papaguara. Për konstatimin nëse ka apo jo borxh doganor, verifikimet kryhen brenda strukturave doganore.
c)Kopje të Ekstratit të QKR ku të jetë specifikuar se aktiviteti ekonomik është në fushën e agrobiznesit
ç)Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, dhe kohëzgjatja e investimit;
d)Kopje të planit të investimit, përfshirë preventivin, për vitin kur kryhen importet;
dh) Lloji dhe sasia i makinerive dhe pajisjeve që do të importohen dhe periudha e instalimit.
e) Përshkrimi skematik dhe narrative i skemës teknologjike për çdo element të saj.
3.3.1 Në rastin e importit nga fermeri, tatimpaguesit paraqesin dokumentacionin:
a) Një kërkesë me shkrim të cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkangjitet një fotokopje e çertifikatës së NUIS/NIPT-it;
b) Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Bujqësisë se është fermer.
c) Llojin dhe sasine e makinerive dhe pajisjeve që do të importohen dhe periudhen e importimit.
3.4. Tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, ç), të këtij Vendimi, paraqesin:
a) Një kërkesë me shkrim të cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkangjitet një fotokopje e çertifikatës së NUIS/NIPT-it;
b)Vërtetim nga Bashkia ose Komuna se është subjekt i taksës së biznesit të vogël, ushtron aktivitet prodhues dhe nuk ka detyrime tatimore të papaguara.
c) Vertetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore se është subjekt i taksës së biznesit të vogël, ushtron aktivitet prodhues dhe nuk ka detyrime tatimore të papaguara. Për konstatimin nëse ka apo jo borxh doganor, verifikimet kryhen brenda strukturave doganore
ç)Kopje të Ekstratit të QKR ;
d) Lloji dhe sasia i makinerive prodhuese që do të importohen dhe periudha e instalimit.
3.5. Importimi i makinerive dhe pajisjeve të kryera në përputhje me shkronjat g), gj), h) dhe l) të nenit 26.1 të ligjit nr.7928, datë 27.04.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, I ndryshuar, subjekt i këtij vendimi, të bëra me ndërmjetësimin e kompanive leasing janë subjekt i përjashtimit nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Subjektet përfituese duhet të paraqesin në doganë;
a) Respektivisht sipas kategorisë së tatimpaguesit, kopje të dokumentacionit të përcaktuar në pikat 3.1; 3.2; 3.3 dhe 3.4 të këtij Vendimi.
b) Kopje të kontratës me kompaninë leasing.
4. Me plotesimin e dokumentacionit te përcaktuar në pikën 3 të këtij Vendimi, brenda 15 ditesh kalendarike DPD pajis tatimpaguesin me Autorizimin e Perjashtimit nga TVSH-ja në të cilin përcaktohet edhe dega doganore mbikqyrëse. Nje kopje e Autorizimit dergohet ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve (DPT). DPD hap nje regjistër të vecantë për importet që kryhen nga tatimpaguesit importues. Për cdo import të makinerive dhe pajisjeve, personat e tatueshëm duhet të paraqesin kërkesat e parashtruara në këtë Vendim për t’u pajisur me Autorizim përjashtimi.
Personat e tatueshëm, që importojnë makineri dhe pajisje për shitje nuk janë subjekte përfituese.
5. Për tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, gërmat a, b dhe c të këtij vendimi, për të cilët kanë importuar makineri dhe pajisje nën skemën e shtyrjes së pagesës së TVSH dhe afati i dhënies së autorizimeve nga Administrata Doganore ose nga Ministri i Financave nuk ka mbaruar deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.125/2012, date 20.12.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”, dega doganore mbyll situatën e tatimpaguesit përmes ndryshimit të deklaratës doganore, për përjashtimin nga TVSH-ja, dhe, njëkohësisht, deklarata e ndryshuar dhe e miratuar nga organi doganor shërben për kontabilitetin e shoqërisë për tatimpaguesin. Mbyllja e situatës bëhet vetëm për mallrat e lsituara në Aneksin 1 bashkëlidhur këtij vendimi. Dega doganore njofton drejtorinë rajonale tatimore për mbylljen e procedurës së përjashtimit për të tilla subjekte.
Të tillë tatimpaguesi, duhet të paraqesin pranë Degës Doganore ku kanë bërë procedurat e importimit, dokumentacioni e mëposhtëm:
Kërkesë për shuarje të borxhit doganor;
Kopje të Autorizimit të shtyrjes së pagesës së TVSH nga Administrata Doganore ose nga Ministri i Financave;
Listen e mallrave të importuara nën skemën e shtyrjes së TVSH si dhe të dhënat mbi Deklatat Doganore me të cilat këto mallra janë importuar.
Kopje të autorizimit për Rëgjimin të Përpunimit Aktin për tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, gërma (b) të këtij vendimi;
Respektivisht sipas kategorisë së tatimpaguesit, të gjithë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3.1, gërmat b) dhe c); 3.2 gërmat c) dhe ç) dhe 3.3, në shkronjat b), c) dhe ç) të këtij vendimi.
6. Për tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, a, b dhe c, të këtij Vendimi, të cilët kanë bërë importim të makinerive dhe pajisjeve, nën skemën e shtyrjes së TVSH dhe për të cilat ka mbaruar afati i shtyrjes së autorizimit nga administrata doganore apo Ministri i Financave në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.125/2012, date 20.12.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar” dhe nuk kanë TVSH per rimbursim tek administrata tatimore, u shuhet borxhi doganor.
Të tillë tatimpaguesish duhet të paraqesin pranë degës doganore ku kanë bërë procedurat e importimit, dokumentacioni e mëposhtëm:
Kërkesë për shuarje të borxhit doganor;
Njoftimin e vendimit së bashku me vendimin nga dega doganore ku përcaktohet se janë shpallur debitor;
Kopje të Autorizimit të shtyrjes së pagesës së TVSH nga Administrata Doganore ose nga Ministri i Financave;
Listen e mallrave të importuara nën skemën e shtyrjes së TVSH si dhe të dhënat mbi Deklatat Doganore me të cilat këto mallra janë importuar.
Kopje të autorizimit për Rëgjimin të Përpunimit Aktin për tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, gërma (b) të këtij vendimi;
Kopje të planit të investimit për vitin kur kanë kryer importet;
Vërtetim nga drejtoria rajonale tatimore ku janë regjistruar se nuk kanë tepricë kreditore per rimbursim;
Respektivisht sipas kategorisë së tatimpaguesit, të gjithë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3.1, gërmat b) dhe c); 3.2 gërmat c) dhe ç) dhe 3.3, në shkronjat b), c) dhe ç) të këtij vendimi.
Nëse plotësohen kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë vendim, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e protokollimit të kërkesës së tatimpaguesit, dega doganore mbyll situatën debitore të tatimpaguesit përmes ndryshimit të deklaratës doganore dhe, njëkohësisht, deklarata e ndryshuar dhe e miratuar nga organi doganor shërben për kontabilitetin e shoqërisë për tatimpaguesin. Mbyllja e situates behet vetem për mallrat e listuara ne Aneksin 1 bashkëngjitur këtij vendimi. Dega doganore njofton drejtorinë rajonale tatimore për mbylljen e procedurës së shuarjes së borxhit dhe tatimpaguesin. Në rast se janë aplikuar penalitete për mos shlyerje të TVSH-së brenda afatit, këto penalitete nuk shuhen.
7. Për tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, a,b dhe c, të këtij vendimi, të cilët kanë bërë importim të makinerive dhe pajisjeve, nën skemën e shtyrjes së TVSH dhe për të cilat ka mbaruar afati i shtyrjes së autorizimit nga administrata doganore apo Ministri i Financave në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr.125/2012, date 20.12.2012 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar” dhe kanë tvsh per tu rimbursuar nga administrata tatimore, u shuhet borxhi doganor për tvsh-në e shtyrë me kusht që të mos pretendojnë shumën e TVSH per rimbursim tek administrata tatimore, deri në shumën e tvsh-se se borxhit qe shuhet ne dogane.
7.1.Të tillë tatimpaguesish duhet të paraqesin pranë degës doganore ku kanë bërë procedurat e importimit:
a) Kërkesë për shuarje të borxhit doganor;
b) Kopje të Autorizimit të shtyrjes së pagesës së TVSH nga Administrata Doganore ose nga Ministri i Financave;
c) Listen e mallrave të importuara nën skemën e shtyrjes së TVSH si dhe të dhënat mbi Deklatat Doganore me të cilat këto mallra janë importuar.
d) Kopje të autorizimit për Rëgjimin të Përpunimit Aktin për tatimpaguesit e përcaktuar në pikën 1, gërma (b) të këtij vendimi;
e) Një vërtetim të lëshuar nga drejtoria rajonale tatimore ku është i regjistruar, për situatën e TVSH-së, që provon ekzistencën e tepricës kreditore të TVSH-së, si dhe shënohet se ky vërtetim është lëshuar me kërkesë të tatimpaguesit për heqje dorë nga pretendimi për rimbursim të kësaj shume nga organi tatimor deri në shumën e borxhit doganor për tvsh të shtyrë në import për makineri dhe pajisje. Në rast se shuma e TVSH-se kreditore tek administrata tatimore është më e lartë se shuma e tvsh-së së shtyrë në doganë, subjekti heq dorë nga tvsh kreditore deri në shumën e tvsh –së së shtyrë në doganë për makineri dhe pajisje. Për diferencën, subjekti rimbursohet nga administrata tatimore sipas kuadrit ligjor në fuqi.
f) Respektivisht sipas kategorisë së tatimpaguesit, të gjithë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3.1, gërmat b) dhe c); 3.2 gërmat c) dhe ç) dhe 3.3, në shkronjat b), c) dhe ç) të këtij vendimi.
7.2. Nëse plotësohen kushtet e përcaktuara këtë vendim, dega doganore, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e protokollimit të kërkesës së tatimpaguesit, kryen procedurat e mëtejshme për sistemimin dhe kontabilizimin e pozicioneve debitore të TVSH-së, dega doganore mbyll situatën debitore të tatimpaguesit përmes ndryshimit të deklaratës doganore dhe, njëkohësisht, deklarata e ndryshuar dhe e miratuar nga organi doganor shërben për kontabilitetin e shoqërisë për tatimpaguesin. Mbyllja e situates behet vetem për mallrat e listuara ne Aneksin 1 bashkëngjitur këtij vendimi. Dega doganore njofton subjektin qe ka bere kerkesen dhe Drejtorine Rajonale Tatimore per mbylljen e procedures se shuarjes se borxhit doganor per te vijuar me procedurat per heqjen e TVSH-se se zbritshme . Në rast se janë aplikuar penalitete për mos shlyerje të TVSH-së brenda afatit, këto penalitete nuk shuhen.
7.3 Pas miratimit nga dega doganore, drejtoria rajonale tatimore vlerëson situatën kreditore të tatimpaguesit duke e reduktuar për TVSH përkatëse kreditore pr deri ne Shumen e shtuar të borxhit të TVSh së shtyrë në doganë për makineri dhe pajisje, si dhe njofton me shkrim tatimpaguesin për situatën pas sistemimit në administratën tatimore.
8. Tatimpaguesit të cilët kanë importuar makineri dhe pajisje nën skemën e regjimit të lejimit të përkohshëm të tyre dhe të cilave nuk u ka mbaruar afati i regjimit,dhe në rast se janë të interesuar të kalojmë nga regjimi i lejimit të përkohshëm në regjim importi, përfitojnë nga përjashtimi i TVSH në import të makinerive dhe pajisjeve në rast se, janë persona të tatueshëm sipas përcaktimeve të pikën 1, a,b, dhe c, të këtij Vendimi dhe plotësojnë dhe paraqesin pranë autoriteteve doganore, dokumentacion e përcaktuar në këtë vendim, respektivisht.
9. Në përfundim të procedurës së shuarjes së borxhit doganor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftojnë Ministrinë e Financave për gjithë listën e tatimpaguesve dhe shumat përkatëse.
Përhapet skandali me mishin e kalit, asnjë reagim nga autoritetet në Shqipëri
Investigimet të çojnë në produkte kali që vijnë nga Ballkani
BE kërkon testin e ADN-së për produktet e mishit
Zbulimet e deritanishme për mishin e kalit nëpër produkte të ndryshme që tregtohej në vendet e Evropës si mish viçi ka të ngjarë që të jenë vetëm maja e ajsbergut, deklarohet në një raport parlamentar të Britanisë së Madhe, të shpërndarë të enjten. Ende nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet shtetërore shqiptare lidhur me rrezikun e një situate të tillë për vendin tonë.
“Shkalla e mashtrimit që ka dalë në zinxhirin e furnizimit të mishit të lë pa frymë”, – tha Anne McIntosh, një deputete që kryeson Komitetin Ushqimor dhe të Bujqësisë, që publikoi raportin. “Më shumë zbulime do të dalin pa dyshim në dritë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Bashkimin Evropian”,
Zbulimet në rritje rreth përdorimit të mishit të kalit në produkte që etiketoheshin sikur kishin mish viçi kanë rritur shqetësimet rreth sigurisë së zinxhirit furnizues të ushqimeve në Evropë dhe i kanë shtyrë qeveritë që të rrisin alarmin në nivel BE-je.
Shefi i shëndetësisë i BE-së tha të mërkurën se të gjitha kompanitë që kishin pasur etiketa false me mish kali ishin nën hetim, duke shtuar se BE po merrte në konsideratë që të fuqizonte rregullat e BE-së për etiketimin e produkteve.
Raporti parlamentar britanik konkludoi se kishte shenja të forta se mishi i viçit ishte zëvendësuar në mënyrë të qëllimshme me mish kali. “Konsumatorët britanikë janë mashtruar në mënyrë sistematike dhe cinike që të fitojnë nga industria ushqimore”, – tha ai.
Çështja doli në dritë në 15 janar, kur gjatë testeve rutinë të Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë, ku u zbulua mish kali në hamburgerët e ngrirë me mish viçi që prodhoheshin nga firma në Irlandë dhe britani dhe shiteshin në zinxhirët e supermarketeve, përfshirë Tesco, tregtuesi më i madh me pakicë i Britanisë.
Shqetësimet u rritën javën e kaluar, kur njësia britanike e grupit të ushqimeve të ngrira, Findus, filloi që të hiqte nga tregu lazanjat e saj me mish viçi, pas këshillave nga furnitori i saj francez, Comigel, pasi testet treguan përqendrim të mishit të kalit që varionte nga 60 në 100%.
Analizat
Komisioni Evropian tha se do t’iu bëjë thirrje të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian, që të kryejnë teste të ADN-së në produktet e viçit, për të kontrolluar nëse ka prani të mishit të kalit. Propozimi u bë i ditur nga komisioneri për Shëndetësi i BE-së, Tonio Borg, pas bisedimeve të krizës në Bruksel në mes të ministrave të bujqësisë të vendeve të BE-së, që janë prekur më së shumti nga skandali me mishin e kalit. Të mërkurën, Gjermania u bë vendi i fundit i BE-së që filloi testet për mashtrimet me mish. Dyqanet në Britani, Francë, Holandë, Suedi dhe Zvicër kanë tërhequr nga tregu disa produkte, pasi që testet treguan praninë e mishit të kalit në produktet e përpunuara që mbanin etiketa të mishit të viçit. Rumania ka hedhur poshtë akuzat se firmat në atë vend qëndronin prapa shpërndarjes së mishit të kalit në vend të atij të viçit.
Hetimet kanë zbuluar një zinxhir të komplikuar furnizimi që është përhapur në disa vende, ku kompanitë e përfshira po përpiqen që ta largojnë fajin nga vetja e tyre.
Owen Paterson, sekretari i ambientit të Mbretërisë së Bashkuar, do të informojë parlamentin mbi skandalin, të cilin ai e përshkruan si “mashtrim dhe komplot kundër publikut”.
Ministri i Çështjeve Konsumatore në Francë, Benoît Hamon, ka pohuar se mishi i kalit rumun i importuar ishte rietiketuar pa një kontroll të saktë.
Por ai i tha gazetës “Journal du Dimanche”: “Ne kemi vlerësuar një fitim, që duket se ka ardhur nga mashtrimi prej rreth 300 mijë euro. Çka na ka bërë ne të mendojmë se kjo ka vazhduar prej muajsh. Ka të ngjarë që nga gushti”.
Findus ishte furnizuar nga një kompani me seli në Francën verilindore, të quajtur Comigel, e cila përgatit produkte të ngjashme për furnizuesit ushqimorë dhe tregtuesit me pakicë në 16 vende. Produktet e Findus, që iu zbuluar përmbajtje mish kali në Britaninë e Madhe vinin nga një fabrikë e Comigel në Luksemburg. Comigel nga ana e tij ishte furnizuar me mish nga një kompani në jugperëndim të Francës, të quajtur Spanghero, kompania mëmë e të cilës quhet Poujol.
Hamon, i cili paralajmëroi se më shumë produkte mund të rezultojë që të kenë përmbajtje mish kali, tha në një deklaratë se Poujol “kishte blerë mish të ngrirë nga një tregtues qipriot, i cili kishte nënkontraktuar porosinë tek një tregtar në Holandë. Ky i fundit ishte furnizuar nga një thertore dhe kasap në Rumani”.