“Grammy Award”, yjet parakalojnë në tapetin e kuq

0
179

grammy-fashion-trends-615x400Detajet e ceremonisë, nga veshjet deri tek çmimet e dhëna dhe performacat gjatë super-spektaklit

 

Të dielën e kaluar u mbajt në Los Anxhelos një nga ceremonitë më të përfolura të të gjithë vitit, në fushën e artit. Pikërisht “Grammy Award”, e cila edhe këtë vit solli në tapetin e kuq yjet e Hollivudit. Ceremonia nisi me performancën mbresëlënëse të këngëtares Taylor Swift, me këngën “We Are Never Ever Getting Back Together”. Ed Sheeran dhe Sir Elton John u shfaqën menjëherë pas, e ndërsa në shfaqje performuan edhe Justin Timberlake, Alicia Keys dhe Carrie Underwood. Performanca zhvilluan Bruno Mars dhe Rihanna, Bob Marley e ndërsa më pas një dyshe mes Rihannës dhe Ziggy Marley një duet klasik i viteve 1980. Elton John u kthye më vonë në një performancë në kujtim të 26 njerëzve të vrarë nga të shtënat në shkollën fillore “Sandy Hook” dhjetorin e kaluar.

 

Veshja

Për VIP-at të veshja është një tjetër “problem”, të cilin ata duhet të zgjidhin, konkurrenca mes të cilëve sa vjen dhe bëhet edhe më e dukshme. Në një formë perfekte si gjithmonë dukej 43-vjeçarja Jennifer Lopez, e cila me një fustan të zi, kishte zbuluar të gjithë këmbën e saj, duke u treguar të gjitha kolegeve të saj se mosha nuk është problem. Por gjithashtu në një superformë u shfaq edhe Beyonce, me bashkëshortin e saj Jay-Z. Fustani i Rihannës i kuq, deri në fund të këmbëve, ndërsa partneri i saj Chris Brown me një kostum të bardhë, duke bërë që kombinimi mes të dyve të ishte edhe më i arrirë. Nga ana tjetër këngëtarja britanike Adele nuk ra në sy për veshjen e saj, por ajo që spikati ishte tatuazhi i ri i saj mbrapa veshit, në të cilin ishte e pikturuar shkronja A. Edhe këtë vit e zeza mbizotëronte në veshjet e këngëtarëve. Lopez dhe Beyonce pavarësisht se të kombinuara me ngjyrat e sandaleve, e kishin përqafuar këtë ngjyrë.

Çmimet

Në ceremoninë e 55-të të çmimeve “Grammy” që u mbajt në Los Anxhelos, me rekordin e vitit u nderua Gotye and Kimbra për “Somebody That I Used to Know”. Grupi Fun fitoi “Grammy”-in për këngën më të mirë me interpretimin e himnit të tyre “We Are Young”. Grupi fitoi gjithashtu çmimin si artisi më mirë i vitit. Albumi më i mirë i vitit u shpall “Babel” i Mumford and Sons. Ceremonia e dhënies së çmimeve “Grammy” është aktiviteti më i madh muzikor i vitit. Grupi Black Keys fitoi çmimin për albumin më të mirë rock, ndërsa Drake u nderua për albumin më të mirë rep. Jay-Z dhe Kanye West fituan nga tri çmime për bashkëpunimin e tyre “watch The Throne”. Reperët fituan çmimin e performancës më të mirë rep, bashkëpunimit më të mirë rep dhe këngës më të mirë rep. Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney me “Kisses on the Bottom” fitoi çmimin vokali më i mirë i albumit pop.