Shqipëria, Kosova, Mali i Zi së bashku kanë konkurruar për këtë çmim me 46 shtete nga 6 kontinente. Zonat shqiptare që përfshihen në këtë projekt janë Thethi, Valbona, Rragami, Çeremi, Bjeshkët e Dobërdolit.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë një ndër tre vendet të cilat do të konkurojnë për çmimin “Majat e Ballkanit”. Ditën e sotme Minsitri i Turizimit Aldo Bumçi do të presë njëj përfaqësi të perfaqesuesit e Ëorld Travel& Tourism Counsil, teë cilët kanë ardhur në vendin tonë në kuadër të projektit “Majat e Ballkanit” i cili zyrtarisht është një nga 12 finalistët e nominuar për vitin 2013 nga ËTTC. Ekspertët e ËTTC kane bërë takime me përfaqësues të MTKRS, GIZ, AKT si dhe takime në nivel rajonal e komunal në Shkoder, me turoperatorë, etj. Majat e Ballkanit- Shqipëria, Kosova, Mali i Zi së bashku kanë konkuruar per këtë çmim me 46 shtete nga 6 kontinente. Zonat shqiptare që perfshihen në këtë projekt janë Thethi, Valbona, Rragami, Ceremi, Bjeshket e Dobërdolit.
Çfarë ofron Thethi
Lugina ka formë pjesërisht korite dhe në veri formën e V-së. Faqet janë pak asimetrike nga vetë formimi dhe kushtet gjeologjike të formimit. Në faqe kemi reliev të ulët dhe tarraca me trashësi deluvionesh që variojnë nga dy deri në katër metra, që përbëjnë edhe koren sipërfaqësore për ndërtim pikash turistike. Vërehen gropa të vogla ndërmalore, shpella gëlqerore me gjatësi të konsiderueshme. Nuk kemi ndonjë lëvizje horizontale të kores së sipërfaqes që paraqet rrezikshmëri, kjo e lidhur me trashësinë e deluvioneve. Vërehen aty-këtu shkarje të dheut. Vetë lugina është e vendosur në krahun e një 7 moloklinali me rënie të butë të formacioneve shkëmbore dhe rënie 15°-35°-40°. Rënia e lehtë e shtresave nuk favorizon rënie, por rrëshqitje në këtë luginë. Zona përshkohet nga një rrjet ujor që rrjedh nga dy shpatet lindore dhe perëndimore në luginë. Lumi kryesor që përshkon parkun është ai i Shalës, i cili furnizohet nga përrenj në të dyja anët e lumit. Drejtimi i rrjedhës është nga veriu për në jug. Lumi buron në afërsi të Qafës së Pejës, në Okol të Thethit. Prurja e lumit shkon deri në 15m³/sek, kur ka reshje në pjesën e sipërme të luginës. Përrenjtë kryesorë të luginës dhe lumit të Thethit janë ai i Shan Dedës, i Dhenve, i Ded’Lulës, i Gurrës, i Shkafit, i Valit, i Kufirit dhe Përroi i Belonës. Këto përrenj rrjedhin në territor malor e janë të rrëmbyeshëm gjatë dimrit. Në Theth ka edhe shumë burime të cilat mund të shërbejnë si ujësjellës të pikave turistike me prurje 0.2-10.1/ sek.
Historia e Thethit
Thethi për herë të parë në dokumente del në vitin 1485, me emrin Fusha dhe kishte 7 shtëpi (Defteri i regjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, vëllimi I, botim i 1974, f. 150). Në shekullin XVI, kjo zonë nuk përfshihej në sistemin e timareve. Turqit me qëllim që ta izolonin këtë krahinë nga Malësia e Madhe dhe Shkodra, e bashkuan administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit, që e kishte qendrën në Pejë. Në fillim të shekullit XIX, Can Deda nga Thethi (fis i Ahcajve) mundi që këtë zonë ta bashkonte me Bushatllinjtë e Shkodrës. P. Coronelli është i pari që përmend Thethin në hartën e vitit 1688. Në vitin 1916-1917, si meshtar gjendet At Gjeçovi, i cili shkruan për fshatin. Në vitin 1936 hapet rruga automobilistike. Në vitin 1937 hapet një agjenci turistike. Me 18 korrik të vitit 1956, krijohet lëvizja e parë alpinistike në vendin tonë. Në vitin 1956 hapet qendra turistike në godinën e një hoteli, kryesisht për pushimet e punëtorëve dhe të alpinistëve.
Valbona
Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet Shqiptare pas Luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rrallë është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga turistët e huaj, të cilët pëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave të veriut. Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh Dragobinë. Fshati i Dragobisë është më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200-vjeçare, madje edhe më të vjetra. Sapo kalon Dragobinë, në krahun e djathtë të rrjedhës së ujit të Valbonës, mes pyllit të dendur, ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të shoqëron uji i kthjellët i Valbonës që buron nga shkrirja e borës nga majat e Alpeve. Lumi i famshëm i Valbonës, pasi buron në një ujëvarë 50 metra të lartë, vijon gjarpërimin e tij për 5 km si lumë i nëndheshëm, derisa nxjerr krye në fshatin Valbonë. Është e njohur dhe e rrallë trofta që rritet në këto ujëra të ftohta dhe të pastra. Komuna kufizohet me qytetin e Bajram Currit ,me Malin e Zi dhe Thethin. Majat e shumta në formën e kullave shkëmbore arrijnë deri në 2698 m lartësi, duke kulmuar me Jezercën. Pyjet me dushk, ah, pishë dhe livadhet janë unike, por këto masive të virgjëra ruajnë brenda tyre edhe një botë shtazore të egër me ujq, dhi të egra, arinj, drerë, derra të egër, rrëqebuj, lepuj, dhelpra dhe plot e plot shpendë, ku mbretëron mes tyre shqiponja. Të gjitha këto pasuri dhe mikpritja e banorëve janë ftesa më e bukur për të qenë vizitor në luginë. Përrenjtë dhe degët e lumit janë shfrytëzuar bukur për kultivimin e troftës dhe ndërtimin e mullinjve me ujë. Përgjatë luginës janë dhe shumë gjire e ujëvara, por lart në bjeshkë dhe liqene akullnajore si ai i Xhemës, Liqeni i Jezercës, dhe shpellat e pafundme.
Marrëveshje qeveri-USAID për inspektimin elektronik
Marrëveshja për mbështetjen e sistemit E-Inspektimit në Shqipëri u nënshkrua të premten në Tiranë, mes drejtorit të USAID-it në Shqipëri, Jim Barnhart, dhe inspektores së Përgjithshme, Mimoza Hajdarmataj. Me anë të kësaj marrëveshjeje, USAID-i do t’i ofrojë Inspektoratit Qendror 260 Paketa Portabël të Inspektimit, që përbëhen nga kompjutera laptop dhe skanera e printera portabël. Inspektorët do t’i përdorin këto paketa në terren, për inspektime eficiente, online dhe në kohë reale. I pranishëm në këtë ceremoni, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, në fjalën e tij theksoi rëndësinë që kanë nismat “e-qeverisje” për një qeverisje të hapur dhe rolin që luan Inspektorati Qendror në rritjen e transparencës. “Falë kësaj marrëveshjeje do të ndërtohet sistemi i inspektoratit elektronik ose e-inspector, pra që inspektorët çdo gjetje të tyre në terren, qoftë në një dyqan mishi, në një fabrikë vaji, në një shkollë apo në një situatë mjedisore, do t’i shkruajnë e fotografojnë duke i hedhur automatikisht në sistemin elektronik. Do të kemi efektivitet të lartë dhe do të evitojmë problemin që gjetjet që shënoheshin në copa letrash, prisnin një apo dy javë sa të zyrtarizoheshin dhe deri atëherë mund ishin objekt i ndryshimit për shkak të ndërhyrjeve, presioneve të formave të ndryshme”, – tha Pollo.
Ky nënshkrim vjen pas miratimit dy ditë më parë në Kuvend të një amendimi të rëndësishëm të ligjit për inspektimin, i cili i hap rrugë riorganizimit të inspektorateve të veçanta dhe përdorimit të sistemit elektronik, pra të e-inspector.
Drejtori i Misionit USAID në Shqipëri, Barnhart, gjatë fjalës së tij vuri në pah rëndësinë e reformës së inspektimit dhe faktin që, për herë të parë, qeveria e SHBA-së po jep asistencë nëpërmjet sistemeve të qeverisë shqiptare. Inspektimet shtetërore janë jetike për të siguruar që rregulloret në mbrojtje të shëndetit të njerëzve, të sigurisë dhe të mjedisit, të jenë funksionale. Por, në Shqipëri, procesi i inspektimit zgjat shumë dhe u kushton bizneseve, të cilët harxhojnë mesatarisht 45 ditë në vit për t’u vënë në dispozicion të inspektimeve të ndryshme.
Për të përmirësuar transparencën dhe për të rritur efektshmërinë e inspektimeve shtetërore të bizneseve dhe të institucioneve, Qeveria e Shqipërisë krijoi në vitin 2011, Inspektoratin Qendror, për të bashkërenduar dhe përmirësuar cilësinë e të gjitha inspektimeve. Si pjesë e kësaj reforme, ajo filloi gjithashtu punën për ngritjen e “Portalit të E-Inspektimit”, që konsiston në pajisje e programe elektronike dhe në politika e procedura që ndihmojnë inspektorët shtetërorë të bashkërendojnë, të zhvillojnë dhe të monitorojnë inspektimet në mënyrë të besueshme dhe transparente.
Projekti është unik në këtë lloj, sepse është hera e parë që USAID/Shqipëri do të përdorë sistemet e shtetit shqiptar të prokurimit dhe të financave, për kanalizimin e fondeve të SHBA-së, të destinuara për asistencën për zhvillim.