Buxheti afatmesëm 2014-2016, rritje rrogash dhe pensionesh

Ina Jano

buxhetiKryeministri: Rilindasit e Ramës, Gramoz Ruçi në vend të Koto Hoxhit, ndërsa Erion Veliaj zëvendëson Dervish Himën

 

Mandati i tretë i Partisë Demokratike duket se do të përqendrohet në rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke mos hequr dorë nga kjo praktikë edhe në këtë 4-vjeçar të ardhshëm që mazhoranca aktuale është e bindur se do të marrë votat e mjaftueshme. Këtë deklaroi dje numri një mazhorancës Berisha nga mbledhja e qeverisë, kur u shpreh se në buxhetin afatmesëm që do të përfshijë vitet 2014-2016 do të synohet rritja e rrogave dhe pensioneve për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kështu gjatë fjalës në takimin e përjavshëm me ministrat, numri një i ekzekutivit garantoi se për mandatin e ardhshëm qeveria zotohet që të ndjekë një politikë që do të garantojë stabilitetin makroekonomik të vendit. “Në mandatin e ardhshëm qeveria zotohet për një politikë, e cila do të garantojë stabilitetin makroekonomik të vendit. Zotohet që të mbajë në kontroll të plotë borxhin. Zotohet që të vazhdojë me vendosmëri rritjen e rrogave dhe pensioneve për sa kohë do ta votojnë qytetarët shqiptarë. Zotohet se do të kompletojë të gjithë infrastrukturën rrugore të vendit dhe do të ndërmarrë projektet më të mëdha dhe ambicioze për një vaditje ultramoderne në të katër anët e Shqipërisë. Do të investojë bindshëm në sistemin e arsimit, me një përparësi të madhe edhe kujdesin shëndetësor e cilësinë e tij. Do të bëjë gjithçka për një zhvillim të mjedisit dhe sot ka zhvillime shumë të rëndësishme për mjedisin, zhvillimin dhe mbrojtjen e tij. Do të mbështesë fuqishëm institucionet e pavarura në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe konsolidimin e shtetit ligjor. Do të mbështesë në të gjitha aspektet fermën dhe fermerët shqiptarë. Do të konsolidojë klimën më miqësore ndaj biznesit. Këto janë dhe parametrat kryesorë të buxhetit të mandatit që vjen 2014-2016. 2017 është larg sepse do ti kalojë mandatit tjetër”, – tha kreu i qeverisë.

Për “Rilindjen”

Një vend të veçantë në fjalën e Berishës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, zuri edhe programi i Partisë Socialiste, “Për një Rilindje Shqiptare”. Duke ironizuar kreu i qeverisë pohoi se Rama kërkon që të bëjë rilindje me emrat e tanishëm, por harron se nuk mund të ketë asnjë lloj krahasimi mes socialistëve të sotëm dhe atyre që kanë jetuar në atë kohë. Madje duke vijuar, Kryeministri Berisha bëri edhe disa krahasime mes deputetëve socialistë dhe ministrave e periudhës së Rilindjes. Sipas tij, kryesocialisti është duke vënë shenjën e barazimit mes Gramoz Ruçit dhe Koto Hoxhit. “Imagjinoni ju, paraqet rilindësat e tij, Anastas Angjelin në vend të Papa Kristo Negovanit. Gramoz Ruçin në vend të Koto Hoxhit. Bashkim Finon e ka në vend të Abdyl Frashërit. Erion Velinë në vend të Dervish Himës. Kjo është alternativa. Po të servirësh Cacin për Papa Kriston, Finon për Koto Hoxhin, kjo është ta tallesh me veten se nuk ka shqiptar që të besojë tek kjo ekuivalencë. Po veten me kë e krahason ai?”, – tha Kryeministri, ndërsa vijoi se Rama për veten e vet është në stratosferë.

Taksa progresive

Rama e mohon se ka dajë Spiro Kolekën, por në fakt jo vetëm që ekziston kjo lidhje, por më saktë kreu i PS-së duhet ta quajë veten si djalin e tij. Kështu u shpreh Berisha dje duke kundërshtuar fuqishëm, taksën progresive që sipas tij thellon pabarazitë mes njerëzve. “Dallon si nata me ditën, me konceptin tjetër që edhe dje faktoi se është skllav i thjeshtë i “dajkos” së tij. Le të thotë sa të dojë se nuk është nipi i Spiro Kolekës, me taksën e tij progresive është i biri, direkt. Unë e di që taksa progresive nuk është shpikje e Kolekës, por është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka dhe ky zotëri në vend që ti largohet asaj e mbron atë. E mbron atë me një mashtrim të shumëfishtë. U thotë qytetarëve se infermieri paguan taksa njëlloj si kryeministri. Në fakt infermieri paguan taksa, pesë herë më pak se kryeministri”, – shtoi lideri i ekzekutivit. Ai vijoi se PD-ja është dhe do të jetë kundër taksës progresive pasi ajo është taksa e urrejtjes klasore dhe asgjë më shumë. Kryeministri u shpreh se në fakt alternativat janë të qarta, ose zgjedhja e PD-së dhe e platformës së saj të qartë dhe të pastër si kristali, ose kaosi që opozita aktuale ofron.

 

Hiqet TVSH-ja për bagëtitë racore

Një nga vendimet i cili u mor në mbledhjen e qeverisë është edhe ai për përjashtimin nga TVSH-ja e të gjitha llojeve të bagëtive racore. “Ministria e Bujqësisë, Ministria e Financave po shqyrtojmë me hollësi dhe po zgjerojnë listën e përjashtimeve nga TVSH-ja edhe të produkteve mallrave të tjera, të cilat kanë një impakt të ndjeshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e fermave në Shqipëri. Kështu është arritur në përfundimin të përjashtohen nga TVSH-ja të gjitha bagëtitë e racave që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështimin e racave më të mira të Evropës, qofshin ato lopë, dhi, dele apo diçka tjetër. Kjo bëhet me qëllim që të nxisin përmirësimin e racave, i cili sot është një realitet i madh. Është e vërtetë që sot ka familje në fshat që edhe nuk kanë lopë apo nuk kanë bagëtitë që duhet t’i kishin të domosdoshme për një jetë më të mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që ata t’i kenë, por ka të tjerë që i kanë me çipe lopët, por ju nuk mund të merreni me çipet e lopëve. Po ju nuk mund të shkoni t’ua tregoni qytetarëve se keni frikë se mos gëzohen. Duhet të shkoni. Çipi i shërben lopës që të mos shkojë në grazhdin tjetër sepse ka një ushqim tjetër. Pra ka një avancim të jashtëzakonshëm në këtë drejtim dhe kjo është e vërtetë”, – tha Berisha. Ndërkohë që ai pohoi se mbetet vend për përmirësim të mëtejshëm pasi gjithnjë mbetet vend për të rregulluar edhe klimën për fermerët. “Gjithashtu përfshihet në nismën e heqjes së TVSH plastmasi, blerjet e brendshme. Një përfaqësues i fermerëve në Lushnje më pyeti në se do të hiqet TVSH-ja për grantet, për fidanët që do të blejnë. Përgjigjja ime aty nuk ishte pozitive, por më pas, pas konsultave të zhvilluara përgjigja ime për këtë çështje është pozitive. Pra qeveria po bën gjithçka për një zgjerim të lirive të tregut. Koncepti ynë është liria, pasuria më e çmuar dhe asaj duhet ti referohemi ne për të krijuar pasuri të reja”, – përfundoi kreu i qeverisë nga mbledhja e ditës së djeshme me ministrat e tij.

 

 

 

Meta: Grante dhe rimbursim për produktet “Made in Albania”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi dje një kompani mjaft të suksesshme të produkteve të përpunuara të peshkut në Vaun e Dejës në Shkodër, në të cilën punojnë rreth 100 punonjës dhe që prodhon konserva peshku për eksport. Lideri i LSI-së deklaroi se ky biznes jo vetëm afirmon markën shqiptare në tregjet ndërkombëtare por edhe jep një mesazh të të perspektivës së industrisë së përpunimit të peshkut në vendin tonë, e cila sipas Metës do të jetë më e suksesshme në bazë të politikave edhe më nxitëse për eksportet dhe njëkohësisht edhe përmes stimulimit të sektorit të peshkimit në vendin tonë, i cili ka nevojë për një mbështetje më të madhe në mënyrë që ët rinovohet flota e peshkimit dhe të krijohen mundësitë për të siguruar lëndën e parë në vend. Meta, tha se një mbështetje e tillë jo vetëm që do të shtonte vende të reja pune por njëkohësisht edhe do të krijonte mundësinë për të rritur eksportet si domosdoshmëri për të kompensuar tashmë humbjen në ekonominë shqiptare nga dërgesat e emigrantëve por edhe si një garanci për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për të shtuar mundësinë e futjes së valutës së huaj në ekonominë tonë. Sipas tij janë të domosdoshme edhe shumë lehtësira të tjera si rimbursimi automatik i TVSH-së, grante dhe kredi të buta për makineritë e prodhimit, lehtësime këto që do ta ndihmojnë këtë biznes që jo vetëm të krijojë vende të reja pune por edhe ta bëjë ekonominë shqiptare më konkurruese. “Besoj se shumë lehtësira të tjera janë të domosdoshme, sidomos për sa i takon rimbursimit automatik të TVSH-së për sa i takon të gjithë bizneseve të cilat eksportojnë pasi çdo pengesë, çdo vonesë, çdo kosto dobëson aftësitë konkurruese të kompanive shqiptare dhe nuk krijon mundësi për të konsoliduar këto eksporte në tregjet e huaja dhe për t’i shtuar ato në të ardhmen”, – shtoi Meta.

 

 

 

Berisha: Më 23 qershor firmosim fundin e

Kërko