Lady Gaga është detyruar të lëvizë me karrocë me rrota pas operacionit që bëri në ije, çka e detyroi të anulonte koncertet e turneut. Prezantimin e “mikeshës” së saj e ka bërë vetë Gaga në Twitter, ku ka postuar një foto me shënimin: karroca quhet “Emma”. Miss Germanotta është shprehur “e shkatërruar” për çfarë ka ndodhur. “Kam fshehur për shumë kohë pasojat e dhimbshme të një rrëzimi në skenë, por muajt e fundit situata u përkeqësua. Shpresoj vetëm të shërohem. Ia kam fshehur edhe stafit tim dhe më vjen shumë keq për atë që u kam shkaktuar fansave të mi”, – ka thënë Lady Gaga, ndërsa vetëm një javë më parë u bë e ditur se ajo do të shtynte në gjitha koncertet e saj të parashikuara.