Mbase kohët e fundit teksa ajo është shfaqur nëpër rrugët e Los Anxhelosit me tuta sportive, por me njolla… gjë e cila të bën të mendosh se Britney Spears po i neglizhon gjërat e saj. Por kjo ndodh kur femrat ndihen të lëna pas dore, ndërsa Britney nuk është një e tillë. Ajo kohët e fundit po shijon takime romantike me një mashkull të panjohur për publikun me të cilin është njohur nëpërmjet shoqërisë së saj. Këngëtarja ka një muaj që është ndarë nga i dashuri, Jason Trawick, dhe duket se ajo nuk po humb kohë sa u përket lidhjeve të dashurisë. Këngëtarja është parë në ditën e të dashuruarve me djaloshin misterioz në një darkë romantike ndërkaq, “TMZ” raporton se mashkulli një fjalë quhet David dhe punon në një zyrë ligjore.