Marselini: Ndihem i vetmuar, kam nevojë për dashuri

0
206

 

marselini-vetmi-26.2013Banorët flenë deri vonë, si pasojë e qëndrimit zgjuar deri në mëngjes. Ata zgjohen vetëm pas ndezjes së dritave dhe vendosjes së muzikës në sfond nga Vëllai i Madh. Fillojnë të zgjohen një nga një të gjithë banorët e të merren me veten dhe sistemimin e rrobave dhe sendeve vetjake. Disa nga banorët shkojnë në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa pjesa tjetër në dhomën e gjumit. Marselini bisedon me Olsenin në kopshtin e shtëpisë, duke pirë kafenë dhe cigaren e mëngjesit. Marselini thotë se ndihet keq, sepse i mungon ngrohtësia e një personi të afërt. “Kam nevojë për dashuri, për ngrohtësi. Ndihem shumë i vetmuar”, – shprehet ai. Olseni thotë se këtë gjë duhet t’ua bëjnë të ditur vajzave, që t’i qëndrojnë më afër. Ndërsa Marselini gjykon sjelljen e tyre të ftohtë ndaj djemve. Marselini hedh idenë për t’i bërë një lojë Anaidit. “Dua një lojë të ekzagjeruar, që të nxehet, të bërtasë”, – thotë Marselini. Ndërsa Olseni qesh, duke e mbështetur idenë e tij.