Si një nga këngëtaret më të famshme dhe më të suksesshme në botë, Beyonce ka edhe shije të kushtueshme. Blerja më e re e saj janë një palë këpucë të firmës “PMK” me lëkurë kafshësh ekzotike. Këpucët janë bërë sipas kërkesave të Beyonce-s, e cila donte një përzierje lëkurash kafshësh që jetojnë jo vetëm në tokë, por edhe në ujë. Bashkëshortja e Jay-Z do të ecë me këpucë të prodhuara me lëkurë struci, krokodili dhe anakonde. Këpucët do të quhen “King Bey” dhe do të jenë të zbukuruara me flori. Nuk dihet ende çmimi, por me siguri që do të jetë shumë i lartë. Vitin e kaluar edhe Jay-Z porositi një palë këpucë të tilla, kryesisht me lëkurë krokodili.