Aktorja, fituese e çmimit “Oscar”, Jennifer Laërence, është fotografuar teksa pushonte në Havai me një cigare të dyshimtë në dorë. Ndoshta, është kjo arsyeja se pse 22-vjeçarja rrëzohet shpesh gjatë ceremonive të ndryshme. Këtë herë, ajo dukej e qetë dhe e lumtur. Me shumë gjasa, si pasojë e gotës së verës dhe duhanit që po konsumonte. Megjithatë nuk do të harrohet lehtë momenti kur ajo u rrëzua gjatë ndarjes së çmimeve “Oscar”, ceremoni që u mbajt të dielën e kaluar. Gjithsesi duket se aktorja nuk është duke u kujdesur fort mirë për shëndetin e saj dhe pasojat janë mjaft të dukshme.