Murinjo sfidon Fergusonin në “Teatrin e Ëndrrave”, vetëm njëri do të mbijetojë

0
143

1362420288_extras_noticia_foton_7_1 Përgatiti Altin Vorpsi

Reali udhëton drejt “ferrit” anglez me bindjen e fortë se mund t’ia dalë. Ekipi i Murinjos ka një objektiv të qartë: të fitojë “të dhjetën” e famshme. Ndërkohë që në rrugën e vështirë drejt finales së “Wembley”-t një pengesë jo e madhe është ajo e Sër Aleks Fergusonit. “Guru” skocez  gjatë karrierës së tij të lavdishme jo pak herë ka mposhtur skuadra që në letër ishin më të forta se ajo që drejton

 

 

“Old Trafford” mund të kthehet sot në një nga ato stadiume që kanë qenë arena të betejave epike. Pas barazimit me gola në “Santiago Bernabeu” , Mançester Junaitidi do të sfidojë sot në fushën e vet ekipin e Realit të Madridit. Këto të fundit edhe pse nisen në disavantazh mendohet se do të tentojnë gjiothçka për të dërguar “djajt” e Fergusonit në “ferr”.  Në këtë pikë të edicionit gjithçka mund të ndohë: Reali është i karikuar në maksimum pasi në gjashtë ditët e fundit ka mundur dy herë Barcelonën. Ndërsa Junaitidi futet në fushë me sytë nga “Sër” Aleksi  që me këto beteja është mësuar tashmë.

 

Fergi

Trajneri i Mançester Junited, Sir Aleks Ferguson, evidentoi Kristiano Ronaldon si rrezikun më të madh, në prag të ballafaqimit të së martës në “Old Trafford” me Realin e Madridit. “Kur luajtëm herën e fundit me Ronaldon, ne kishim Kristianon, ndërsa ata një Ronaldo tjetër, atë të shëndoshin. Por, nuk kishte krahasim, pasi ndërsa Ronaldo ishte pranë kulmit, “Fenomeni” afër fundit të karrierës. Pa dyshim, Kristiano do të jetë kërcënimi kryesor për skuadrën tonë, është i fortë, jashtëzakonisht i shpejtë, godet me të dyja këmbët dhe është i mirë në luftën ajrore”, deklaroi Ferguson. Për sa i përket natyrës së këtij ballafaqimi, në të cilin Junited duket se ka një avantazh të vogël pas barazimit 1-1 në fushë kundërshtare, skocezi shtoi: “Cilësia e lojtarëve që do të zbresin në fushë do të jetë e jashtëzakonshme, prandaj pres shumë gola. Reali është shumë i aftë në kundërsulm dhe në këtë fazë duhet të bëjmë sa më shumë kujdes. Kur përgatit një ndeshje si kjo, nuk mund të mbahen parasysh cilësitë e kundërshtarit, por vetëm shfrytëzimi sa më i mirë i armëve tona”. I pyetur për ambicien e deklaruar të Mourinjos për ta zëvendësuar në stolin e klubit të “Old Trafford”, 71-vjeçari tha: “Mourinjo më i miri për të më zëvendësuar? Nuk e di, në këtë moment jam tërësisht i përfshirë në punën time dhe nuk e di se kur do të tërhiqem. Nuk e di për ata që flasin për të ardhmen time, por e vetmja gjë që kam të qartë është se nuk kam as dëshirën më të vogël për t’u larguar për momentin”.

 

Mourinjo: Më mirë mos ta prisnin si hero Ronaldon

Portugezi i vetëshpallur “Special One” i heq vetes epitetin për t’ia dedikuar atë sfidës në “Old Trafford”, një sfide special që vlen si një finale e Champions League: “Si ne ashtu dhe Mançesteri prezantohemi në këtë takim në një moment shumë pozitiv. Është e vështirë të bësh një prognozë dhe të parashikosh se kush do të kalojë turin. Me siguri që bota do të ndalet për të na parë, pasi kjo ndeshje ngjason me një finale”. Gjithçka nis nga barazimi 1-1 I sfidës së parë në Bernabeu rezultat që ju mundëson Djajve të Kuq” të kenë ndonjë shans më shumë, por portugezi nuk është nga ata që niset I mundur, edhe pse Reali vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve ndaj Barcelonës edhe pse Mourinjo nuk feston shumë. “Ishin dy fitore të rëndësishme, por në dy kompeticione të ndryshme. Kampionatin tashmë e kemi humbur por gjithsesi ishte e rëndësishme të fitonim, ndërsa në Kupë kaluam në finale. Me siguri që ishin dy ndeshje shumë pozitive për ne”, tha Murinjo. Trajneri I Realit shpjegon se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion me përjashtim të Kasijas ndërsa sigurisht që kur bëhet fjalë për formacionin lojtari i parë për të cilin flitet është Kristiano Ronaldo: “Vjen në një formë shumë të mirë dhe besoj se do të luajë sërish në nivelin më të lartë, por do të preferoja që tifozët e United t’i kishin rezervuar fjalë pak të pëlqyeshme në vend të komplimenteve. Në Mançester janë shumë inteligjentë dhe të ndershëm me të. Gjithsesi i meriton të gjithë lëvdatat që I kanë bërë ish tifozët e tij dhe e gjithë pritja e mirë për të është më se e merituar”.

Në fund Murinjo tregoi edhe disa nga situata që pret të përballet nesër: “Pres një Mançester shumë të kujdesshëm, do të mbrohet në masë kur të sulmojmë ne dhe do të mbrohet edhe kur të administrojë vetë topin. Gjithsesi edhe në te njëjtën gjë do të bëjmë”.

 

Çmimet e biletave

Tifozët sakrifikojnë 1 mijë paund

Siç ndodh para të tilla sfidave janë “çmendur” çmimet e biletave. Një biletë për të ndjekur Mançester Junajtid-Real Madrid në “Teatrin e Ëndrrave” është gati 20 fishuar në tregun e zi, por edhe në atë të ligjshëm. Nëse sot ka ende tifozë që kanë dëshirë për të mos e humbur ndeshjen e kthimit të 1/8-ave edhe pse 75.811 vendet e “Old Trafford” janë prej kohësh të ezauruara,  atëherë ata mund të sigurojnë një biletë për 1.000 paund. Shitja e tyre bëhet përmes agjencive pritave online të cilat i kanë vendosur një çmim 20 herë më të lartë se kostoja fillestare. Kështu çmimet normale të biletave varionin nga 30-52 paund. Por siç raportonte “Manchester Evening News” një ditë më parë, kërkesa e lartë për të ndjekur ndeshjen direkt ka shkaktuar rritjen artificiale të çmimit të biletave.

 

Bastet

 “Paddy Poëer”: Kthejmë paratë nëse shënon Ronaldo

Kompania britanike e basteve “Paddy Poëer” vazhdon të bëjë oferta të çuditshme për bastvenësit e saj. Pasi i kanë rimbursuar fitimet të gjithë atyre që kanë vendosur Mançester Junajtid kampion të Premier Ligës, edhe pse ata nuk e kanë fituar titullin matematikisht, “Paddy Poëer” ka vendosur t’u kthejnë mbrapsht paratë të gjithë bastvënësve të Junajtid-Real, në rast se Kristiano Ronaldo do të shënonte sot në “Old Trafford”. Ata që do të rimbursohen janë të gjithë bastvënësit që do të vendosin baste për shënuesin e parë dhe të fundit të Mançester Junajtid-Real Madrid, apo për rezultatin e saktë deri në 50 paund. Sa i përket koeficienteve të ndeshjes, Reali mbetet favorit për të triumfuar në Angli. Kështu 2-shi kuotohet me 2.3, fitorja e Mançester Junajtid me 3, ndërsa barazimi 3.5.

 

 

 

Përgatitja

Barça do të presë Milanin me katër sulmues

Të harrojë dy humbjet radhazi ndaj Real Madrid dhe të përmbysë humbjen 2-0 në “San Siro” ndaj Milanit. Këto janë misionet e Barcelonës dhe për këtë në klubin katalanas do të nisë një revolucion total duke filluar nga skema e lojës. Sipas gazetës sportive katalanase “Sport”, blaugranët do të luajnë me katër sulmues ndaj kuqezinjve në “Camp Nou”, në datën 12 mars. Moduli taktik i Hordi Rouras do të jetë 3-3-4 kur Barcelona të ketë topin dhe 3-4-3 kur të mos jetë në zotërim të tij. Objektivi është mësymja në zonën e Milanit që nga minuta e parë e takimit për të arritur çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke marrë parasysh edhe se kuqezinjtë do të mundohen të mbrojnë dy golat e “San Siro”-s. Sipas “Sport”, tre mbrojtësit do të markojnë El Shaaraui ose Boateng, Dani Alvesh do të qëndrojë shumë para dhe tre mesfushorët do të mundohen të organizojnë lojën dhe të krijojnë raste. Ndërsa tre sulmuesit e mirëfilltë mund të jenë Mesi, David Vija dhe Aleksis Sançez.

 

Opinioni

Kapelo: Kasano nuk se çfarë është respekti

Pas zënkës së fundit të ndodhur tek Interi, ku Kasano pati një mosmarrëveshje që për pak përfundoi në dhunë fizike me trajnerin Stramaçioni, komentoi trajneri i Kombëtares Ruse të Futbollit, Fabio Kapelo.

“Kasano është një njeri i mirë, bujar dhe me shumë talent, por për fat të keq, nuk i njeh kufijtë dhe as respektin”, deklaroi njeriu që e lëshoi në futbollin e rëndësishëm, kur e mori ende një djalosh tek radhët e Romës nga Bari, një dekadë më parë. “Ai sheh futbollin vetëm në një mënyrë të caktuar ndonjëherë, prej këtij këndvështrimi humbet simpatinë e shokëve të tij. Përse? Është një pyetje që ia bëj vetes prej një kohe të gjatë dhe mendoja se pasi u bë baba do të qetësohej, por ai duhet të kuptojë që në jetë, ka disa momente që duhen pranuar vendimet e të tjerëve. Mungesa e limiteve bën që t’i bëj shpesh dëm vetes. Më vjen keq, pasi mund të kishte arritur shumë më lart në këtë sport”, tha “Don” Fabio që edhe pasi shkoi te Reali e mori talentin barez me vete. Zgjedhje kjo që shumë shpejt rezultoi e gabuar pasi Kasano përfundoi jashtë ekipi (imitoi Kapelon në një prag sfide).

 

Renditja e IFFHS

Pas Realit edhe Çelsi ul me këmbë ne tokë Barcelonën

Ka rrokadë ne krye. Bie Barça dhe ngjitet Çelsi në klasifikimin e klubeve më të mira në botë sipas Institutit Botëror të Historisë dhe Statistikave në periudhën 1 mars 2012-28 shkurt 2013. Ndryshimet në listën me 10 klubet e para janë evidente. Në vend të parë me 307 pikë ngjitet Çelsi, i cili fiton dy vende falë triumfit në Champions. Konfirmohet në vend të dytë Atletiko e Madridit. Podin e plotëson Bajerni i Mynihut, që renditet përpara Korinthiansit dhe Barcelonës që zbret e pesta. Pas katalanasve renditet Boka Zhuniors dhe rivalët e Realit. Ndërkohë që në vend të tetë dhe nëntë ndodhen respektivisht dy italiane, Juventusi dhe Interi. Top 10-shen e mbyll San Paolo.

 

Trukimet

Federata estoneze pezullon 8 lojtarë

Një ditë pas startit të sezonit në Ligën estoneze, federata vendëse ka pezulluar me një vit 8 lojtarë, për shkak se kishin marr pjesë në manipulimin e ndeshjeve. Siç bëjnë me dije mediat estoneze, 4 prej lojtarëve të pezulluar i përkasin skuadrës së Ligës 1, Jk Narva Trans.