Autizmi flet me gjuhën e vet, shenjat si ta hetojnë prindërit

0
313

 

autizmiSi një nga simptomat e para të autizmit është kontakti me sy, kur fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë, po ashtu edhe me prindërit. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë

 

 

 

Fillimi

Fëmijët autistë zakonisht nuk diagnostikohen para moshës dy vjeç, por disa fëmijë fillojnë të tregojnë shenjat e autizmit edhe para kësaj moshe

 

Shenjat:

Simptomat me të cilat shfaqet autizmi:

Probleme me shikimin

Vështirësi në të folur

Probleme me dëgjimin dhe komunikimin

Aftësi e kufizuar për të kryer veprime të pavarura

Fëmija izolohet në vetvete

Formulon me vështirësi mendimet

Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë

 

Kujdes!

Ky fëmijë veçanërisht nuk ka kërkesa, pothuajse asgjë nuk kërkon apo nuk merr ato që i ofrohen, ai shërbehet vetëm me gjërat që do. Nuk frikësohet nga personat e panjohur, ende pa i mbushur 1 vjet. Nuk vë në vëmendje largimin e së ëmës apo personit të afërt nga vendqëndrimi, ende pa i mbushur 2 vjet. Nuk luan lojëra të konvertimit dhe nuk i përdorë lodrat si zëvendësim për gjëra. Shfaq shenja zemërimi pa arsye të veçanta, të qarta. Lidhet shumë për rutinën ditore dhe nuk i pranon ndryshimet. Natyrisht, si rregull ndonjë nga këto shenja në vetvete, nuk do të thotë ndonjë gjë (ose mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullim tjetër), por, në qoftë se ka më shumë shenja, kontaktoni me mjekun tuaj. Sa më parë, aq më mirë. Kjo është e provuar shkencërisht, që ndërhyrja e hershme mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e jetës së personave me autizëm.

 

 

Autizmi është një çrregullim i trurit që diagnostikohet normalisht në fëmijërinë e hershme, është çrregullim i zhvillimit, i cili shfaqet afërsisht tek 0,005% e fëmijëve, prej të cilëve 80%, fëmijë të gjinisë mashkullore. Shenjat e para të autizmit shfaqen në tre vitet e para të jetës e më shpesh në muajt e parë. Simptomatik e është kur fëmija nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme. Prindërve mund t’iu duk et sikur fëmija nuk dëgjon apo shikon. Po ashtu, në rastet kur fëmija nuk tregon interes për rrethin familjar, apo kur shikon, ndërsa shikimin e ka të zbrazët, dëgjon, dhe është indiferent ndaj zërave. Nuk u buzëqesh anëtarëve të familjes, dhe qesh me vet veten. Tek fëmija autik çrregullohet ushqimi, por edhe fjetja. Kur këto çrregullime shfaqen të ndara, nuk janë tregues të autizmit, mirëpo, kur manifestohen (shfaqen) në të njëjtën kohë, atëherë ka arsye për shqetësim.

Shenjat

Si një nga simptomat e para të autizmit, është kontakti me sy, kur fëmija i largohet çdo lloj kontakti me sy me fëmijë të tjerë, po ashtu edhe me prindërit. Rol me rëndësi është diagnostikimi i hershëm i autizmit që në moshën 3-vjeçare, sepse terapitë do të kenë me shumë sukses sesa kur ato fillojnë me vonë. Duhet përmendur se mjekësia deri në ditët e sotme nuk ka mundur të identifikojë shkaktarin e autizmit, përkundër përpjekjeve të mëdha që po bëhen. Një pjesë e fëmijëve autikë shfaqin shkallë të lartë të dhuntive në sfera të ndryshme, si në muzikë, art dhe ndonjëherë edhe në matematikë.

Të folurit

Edhe nëse janë shumë të vegjël për të folur, fëmijët tipikë bëjnë çmos dhe çfarëdo në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e edukatorëve të tyre. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart etj. Një fëmijë që nuk bën ndonjë përpjekje për t’u lidhur me të tjerët, mund të jetë autist.

Sy të përhumbur

Foshnjat në moshën dymuajshe, do të duhej të fillonin kontaktin me sy. Gjer në moshën një apo dy vjeç, nëse fëmija juaj duket i painteresuar që t’i shikojë gjërat (duke përfshirë edhe gojën), më shumë se sa në sy, kjo është shenjë që tregon që fëmija mund të jetë autist.

Kujtesa

Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, do të duhej të kthej kokën kur dikush e thërret në emër. A i injoron fëmija juaj, thirrjet tuaja apo ju shikon shumë rrallë? Kjo është një shenjë paralajmëruese.

Buzëqeshja

Buzëqeshini fëmijës dhe ai do të duhej t`ua kthej po ashtu me buzëqeshje – së paku në shumicën e kohës. Foshnjat e bëjnë këtë që në moshën dymuajshe. Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë do të duhej të ju alarmonte.

Lojërat

Fëmijët autistë shpesh do të bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre. Ndoshta do i rrotullojnë, shkundin apo çmontojnë – dhe këtë do ta bëjnë pa ndonjë kuptim apo dobi.

Ecja në gishtërinj

Shumica e fëmijëve ecin në gishtërinj kur ende nuk kanë filluar të ecin vet, apo kur janë përreth tavolinave apo divaneve. Disa fëmijë këtë e bëjnë edhe më vonë, por për argëtim. Por, nëse fëmija juaj ecën në gishtërinj shumicën e kohës, dhe nëse e shihni që nuk po mundet ta përballojë këtë se thembra po i bie, do të duhej të brengoseni.

Imitimi, imitimi

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël kanë dëshirë t’i imitojnë sjelljet e të tjerëve. Në atë mënyrë mësojnë të buzëqeshin, të hanë, të luajnë. Fëmija me shenja autizmi, i imiton të tjerët shumë rrallë. Në vend të kësaj, ata vetëm vëzhgojnë dhe nuk imitojnë. Fëmijët autistë kur fillojnë t’i imitojnë të tjerët, këtë nuk e bëjnë për arsye të lojës shoqërore.

Prindër-mësues

Të jenë këmbëngulës. Fëmijët me autizëm e kanë të vështirë që informacionin e marrë në një mjedis ta riprodhojë në një mjedis tjetër. Të jenë mbështetës. Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm, është mënyra më e mirë për të përforcuar të mësuarit. Të dinë të shpërblejnë fëmijën për sjelljet e mira. Çdo fëmijë tenton të shfaqë më shpesh sjelljet që prindërit ia përforcojnë duke i shpërblyer, lavdëruar, vlerësuar. Të krijojnë një hapësirë të sigurt në shtëpi. Ndërtoni një hapësirë private në shtëpinë tuaj, ku fëmija juaj mund të pushojë, dhe të ndjehet i sigurt. Kjo do të përfshijë organizimin dhe vendosjen e kufijve. Të gjejnë kohë për argëtim. Gjeni gjithnjë kohë për të qëndruar me fëmijët dhe për t’i argëtuar ata.