Stacioni interurban, parkime nëntokësore, kapacitet qindra mjete Terminali multimodal i Tiranës, projekt për 20 vitet e ardhshme

0
168

Blerta Mrishaj

 

terminaleProjekti parashikon:

Vendet e parkimeve të autobusëve, mikrobusëve, taksive dhe automjeteve private, për fazën e parë janë:

autobusë të linjave ndërkombëtare – 34

autobusë të linjave ndërqytetës – 57

autobusë të linjave urbane – 15

mikrobusë – 48

parkim autobusësh – 26

taksi – 20

parkim i automjeteve private – 100

 

Nga ky terminal parashikohet të nisen:

automjete – 10 000

mikrobusë – 3 700

autobusë – 900

autobusë ndërkombëtarë – 100

autobusë urbanë – 180

 

 

Terminali multimodal të Tiranës, apo stacioni i ri interurban do të jetë stacioni i tramit, stacioni i ri i trenit, do të akomodohen rreth 10 linja autobusësh, që do i hiqen qarkullimit dhe stresit të transportit publik në Tiranë, mbi 400 mikrobusë të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu si dhe rreth 350 taksi, por njëkohësisht do të ketë edhe një qendër tregtare. Studimi i fizibilitetit dhe hartimi i termave të referencës, për dhënien me konçesion, financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me një fond prej 500 mijë eurosh.

Studimi

Tashmë kompania italiane “Ital – Ferr” i ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës studimin e fizibilitetit dhe termat e referencës, për koncesionin e terminalit të ri të pasagjerëve në Tiranë. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë. Dokumenti i përmban studimin dhe analizat ekonomike të zhvillimit të transportit të udhëtarëve, për një afat 15 vjeçar, duke konceptuar dhe propozuar strukturën e terminalit, në një sipërfaqe prej 80.000 m², në afërsi të kthesës së Kamzës. Në këtë terminal do të vendoset stacioni i ri i trenit, i cili pritet të nisë brenda muajit mars për t’i hapur rrugë fillimit të ndërtimit të bulevardit të ri, projektuar nga studio arkitekturore britanike “Grimshaw”. Në terminalin multimodal të Tiranës do të jetë stacioni i tramit, shërbim i cili në Tiranë dhe Shqipëri do të ofrohet për herë të parë. Stacioni tramvaj do të përfshijë edhe një depo për operacionet e mirëmbajtjes.

Projekti

Në terminal parashikohet që në katin përdhe stacioni i tramvajit dhe trenit, depoja e tramvajit, si dhe qendra e pajisjeve hekurudhore, stacion për autobusët ndërkombëtare në pronësi të kompanive të transportit shqiptar, stacion për autobusë ndërqytetas, stacion për autobusët ndërkombëtarë, në pronësi nga kompanitë e huaja të transportit. Ndërkohë që taksitë do të vazhdojnë të kenë zonë parkimi dhe një tarracë në formë katrore publik, në kufi në perëndim me terminalin e autobusëve urban, parkimin e autobusëve, mikrobusëve dhe automjeteve të tjetra të transportit të pasagjerëve. Gjithashtu do të ketë linjën për stacionimin e tramvajit, si zgjidhje alternative e transportit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana. rrugët e brendshme të qarkullimit të automjeteve, tramit, etj, në territorin e terminalit; ambientet ndihmëse për mirëmbajtje, shërbime e furnizime të mjeteve të transportit; ambientet sociale dhe hoteleri, për akomodimin e udhëtarëve. Në 5 vjeçarin e parë (2020) pritet një rritje e kapacitetit prej 20%. Në 5-vjeçarin e dytë (2025) kemi një rritje prej 25%, krahasuar me 2020; Në 5 vjeçarin e katërt (2035) kemi pothuajse dyfishim, krahasuar me 2025. Pas sugjerimit të Bashkisë është parashikuar në terminal dhe parkim nëntokësor, si një zgjidhje tepër eficiente dhe e përshtatshme për realizimin e plotë në funksionimin e këtij terminali, i cili do të funksionojë për parkim makinash private dhe autobusë. Në mënyrë që të garantohet siguria, funksionaliteti i lëvizjes si dhe komoditeti i pasagjerëve, gjurmët e automjeteve dhe rrugët e udhëtarëve janë parashikuar të ndara. Rrugët e këmbësorëve janë ndërtuar kryesisht në 6,00 m mbi oborrin e terminalit, brenda dy hapësirave dhe dy ura në formë ndërtesave të pasagjerëve, në mënyrë që të minimizojë lëvizjen e udhëtarëve në nivelin e rrugës. Hapësirat e këmbësorëve dhe dy ndërtesat e pasagjerëve janë të lidhura me platformat e terminalit, nëpërmjet shkallëve fikse, shkallëve lëvizëse dhe ashensorë, të cilët lejojnë shkëmbimin midis mënyrave të transportit të ndryshëm.

 

 

Abuzimet ndaj fëmijëve

Merren në mbrojtje një mijë të mitur

Abuzimet seksuale me të miturit, dhuna me format e ndryshme të saj, por dhe mungesa e shërbimeve të tjera ka bërë, që në vend rreth një mijë fëmijë të kërkojnë mbështetje. Kjo ndihmë u është dhënë gjatë 2012, nga njësitë e ngritura në shumë qarqe, bashki dhe komuna të vendit. “Lidhur me numrin që kanë menaxhuar njësitë e mbrojtjes së fëmijëve për vitin 2012 ai shkon mbi 1000 fëmijë që janë asistuar në forma nga më të ndryshmet. Problematikat kanë qenë nga më të ndryshme, duke filluar nga problematika të regjistrimit të fëmijëve dhe të familjeve të tyre, fëmijë të abuzuar, fëmijë të dhunuar fizikisht, seksualisht. Ka pasur shumë familje që janë ndihmuar me futjen në skemën e ndihmës ekonomike”, – tha Miranda Pashaj, drejtore e Agjencisë Shtetërore të të Drejtave të Fëmijëve. Të dhënat u bënë publike gjatë prezantimit të një studimi të kryer nga organizata, World Vizion, mbi vlerësimin e punës së njësive për mbrojtjen e fëmijëve. Kreu i kësaj organizate, Rein Dekker rrëfeu dhe historinë e një fëmije të dhunuar nga babai i tij, i cili për shumë kohë u trajtua nga një staf mjekësh dhe psikologësh. “Më kujtohet historia e një vajze që quhet Dorilla. Ishte në një nga kampet tona verore ku ajo mësoi për të drejtat që ka si fëmijë, për mbrojtjen që mund të gëzojë. Në ditët pas kampit ajo u zhduk nga shtëpia. Pak ditë më pas ajo trokiti në dyert tona. Ishte shumë e uritur. Në shtëpinë e vet ishte abuzuar fizikisht. Këto njësi për mbrojtjen e fëmijëve sapo ishin ngritur kështu që stafi jonë organizoi një mbledhje dhe u ra dakort që kjo situatë të mos përsëritej më. Por ajo u përsërit dhe ajo u largua nga shtëpia përsëri dhe përsëri u kthye tek zyra jonë. U përfshi edhe gjyshja e saj dhe iu dha strehë”, – tha Dekker. Përfaqësues të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve kanë kërkuar mbështetje më të madhe financiare nga qeveria dhe OJF-të, pasi në çdo njësi të ngritur, punon vetëm një individ. Ndaj sipas tyre për rezultate më të mira dhe për më pak fëmijë të abuzuar apo dhunuar duhen me shumë punonjës dhe qendra të përkujdesit social.