Pse i zhduku Rama dhjetëra ekipe sportive të Tiranës 13 vjet më parë, kur u bë kryetar bashkie?

0
209

Nga Altin Goxhaj

rama''Në  vitin 1998, unë drejtoja Këshillin Rinor Shqiptar dhe në atë kohë Rama u bë ministër Kulture, Rinie dhe Sporti! Në atë kohë, fondacioni “Soros” më thirri dhe më tha: “Ne po kërkojmë një organizatë që t’i ofrojë një zyrë koordinimi programit të sportit të fondacionit “Soros” dhe të bashkëpunojë më Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtorinë Arsimore Tiranë”. Në atë kohë në Tiranë kishte me dhjetëra ekipe sportive basketbolli, volejbolli, aerobie, kishte aq shumë, sa sot s’ka në të gjithë Shqipërinë. Unë në atë kohë u gëzova shumë që “Soros” do të bashkëpunonte për herë të parë me Këshillin Rinor, pasi marrëdhëniet ishin të tendosura (që kur dështoi përpjekja e Valdete Salës, e vëllait të Edi Ramës dhe vëllait të Eglantina Gjermenit që të më hiqnin mua nga pozicioni dhe në krye të vendosej djali i Valdete Salës dhe kështu “Mjaft”-i të ishte gati që në 1995).

Në fakt, programi ishte shumë i mirë dhe Këshilli nuk përfitonte asgjë financiarisht, por luante rolin e marrëdhënieve publike dhe patëm një sukses të vërtetë dhe programi i sporteve gjatë kohës që Rama ishte ministër Kulture eci shumë dhe u përhap mirë në Tiranë. Organizata që unë drejtoja nuk kishte absolutisht asnjë përfitim financiar, por ishte shumë e interesuar për këtë program, sepse ky program përfshinte mijëra të rinj dhe kishte shumë influencë pozitive te rinia. Kur Rama u bë kryetar bashkie, kisha bindje absolute se ky program i sporteve do të fuqizohej shumë me një bashki përkrahëse dhe me mijëra të rinj do të shprehnin talentin e tyre sportiv dhe do të gjallëronin më shumë qytetin.

Por brenda 3 vjetësh programi i sporteve u mbyll si nga “Soros” dhe nga Bashkia Tiranë. Të gjitha ekipet u shpërbënë. Jeta sportive në Tiranë për një dekadë u zhduk krejt.

Ndaj, edhe tani që Rama propozon Programin e Rilindjes për Sportin mua më lindin disa pyetje për të djeshmen dhe të ardhmen.

Përse e braktisi Edi Rama programin për sportin, kur u bë kryetar bashkie, ndërkohë që kur ishte ministër Kulture e përkrahu dhe e përdori gjerësisht edhe në fushatën e vitit 2000?

A e vret ndërgjegjja Edi Ramën si ish-kryetar bashkie dhe si ish-sportist për zhdukjen e dhjetëra ekipeve sportive të qytetit të Tiranës që ushtroheshin në 2000 në oborret dhe palestrat e shkollave?

A ka ndonjë kompleks apo problem personal Edi Rama me ekipet e volejbollit dhe basketbollit të çunave të rinj?