Si merren lejet e punës në Shqipëri

0
263

lejeAfati për dhënien ose refuzimin e lejes së punës është jo më shumë se 30 ditë nga data e paraqitjes së dokumentacionit pranë organit kompetent. Në rastet e parashikuara në nenin 29 të këtij ligji, ky afat shkon deri në 60 ditë.

 

Personat fizikë ose juridikë, që nuk janë shtetas shqiptarë, kur dëshirojnë të punojnë në Republikën e Shqipërisë për një afat kohor mbi 3 muaj, duhet të pajisen me leje pune të lëshuar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Kërkesa për pajisje me leje pune bëhet me shkrim përpara fillimit të punës, duke plotësuar formularët zyrtarë përkatës.
Formularët e kërkesave mund të merren në Drejtorinë e Migracionit, në ambasadat ose konsullatat tona jashtë ose pranë zyrave rajonale të punës. Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale përcakton formularin tip të lejeve të punës, procedurat përkatëse për marrjen, përsëritjen dhe refuzimin e lejes së punës, si dhe mënyrën e bërjes së kërkesës dhe dokumentet e nevojshme që duhen paraqitur. Organi kompetent për dhënien e lejeve të punës është zyra e punës e njësisë së qeverisjes vendore, ku i huaji kërkon të ushtrojë veprimtarinë e tij. Kur ushtrimi i veprimtarisë së të huajit shtrihet në më tepër se një njësi vendore, leja e punës do të jepet nga Drejtoria e Migracionit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Kur punëmarrësi banon në një vend të huaj dhe është subjekt i kërkesës paraprake për vizë, kërkesa për leje pune bëhet nga punëdhënësi pranë zyrës përkatëse të punës.
Pas marrjes së miratimit përkatës, punëdhënësi i paraqet dokumentet individuale të punëmarrësit, të përkthyera në shqip dhe të noterizuara, pranë Drejtorisë së Migracionit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Drejtoria e Migracionit e dërgon këtë leje pune në ambasadën ose zyrën konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendin e banimit me të afërt të punëmarrësit.

Afatet kohore

Afati për dhënien ose refuzimin e lejes së punës është jo më shumë se 30 ditë nga data e paraqitjes së dokumentacionit pranë organit kompetent Në rastet e parashikuara në nenin 29 të këtij ligji, ky afat shkon deri në 60 ditë.

Ankimimi

Në rast refuzimi të lejes së punës personi i interesuar njoftohet me shkrim.
Brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të refuzimit, ai mund të ankohet me shkrim te Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i cili jep vendimin brenda dy javëve nga marrja e kërkesës.

 

Për punëmarrësit

 

Kërkesa dhe dokumentacioni për leje pune paraqitet ne:
-Në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;

-Në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike, në më shumë se një rajon gjeografik, dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;

-Pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës.

 

Kërkesa për t’u pajisur me leje pune, të tipit A/P, bëhet nga:

-I huaji;

-Punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;

-Personi i autorizuar nga punëdhënësi.

 

Për herë të parë, në kërkesën për leje pune, të tipit A/P, paraqiten dokumentët e mëposhtme:

-Kërkesa e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit, bashkëlidhur;

-Vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;

-Kopja origjinale të kontratës individuale të punës;

-Kopja e pasaportës;

-Autorizim nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;

-Pesë fotografi.

 

Llojet e lejeve të punës

• Leja e punës, të tipit A/NK, për punësim ndërkufitar;

• Leja e punës, të tipit A/PS, si punëtor stinor;
• Leja e punës të tipit A/SHV, si person që kryen shërbime vullnetare ose si person i punësuar, në kuadër të shkëmbimeve rinore;
• Leja e punës të tipit B/VP, i vetëpunësuar;
• Leja e punës të tipit A/AF, anëtar familjeje;
• Leja e punës për studentët, e tipit A/S ;
• Leja e punës të tipit C, për raste të veçanta;
• Leja e punës të tipit B/I, si investitor