Arta Bajrami pohon se është duke realizuar një këngë ritmike, të cilën nuk do e lançoj tani. “Pas suksesit të madh të këngës, “Femër tipike”, këngë që më solli mjaft sukses, kam nisur punën për projekte të reja, mirëpo ato do t’i lançoj gjatë sezonit të verës. Adhuruesve do t’u japë ende kohë për ta shijuar këngën “Femër tipike”, kështu që pas saj do të pasojë një këngë ritmike e cila është realizuar nga Don Arbasi. Jam një këngëtare që këngët e mia dua të jetojnë gjatë duke i lënë kohë të mjaftueshme njëra- tjetrës. Prandaj gjatë stinës së verës do të sjellë këngën dhe videoklipin”, – ka thënë Arta gjatë një interviste. Ne urojmë që kënga e saj të ketë atë ritëm dhe cilësi që Arta Bajrami premton, deri atëherë le të presim !!!