Anaidi i thotë Edberit: “Mos më kërko leje, nëse do të lidhesh me Joanën”

0
185

 

vigani-per-elonen-19.3.13Anaidi bisedon me Edberin rreth Joanës. Ai kërkon të dijë nëse Anaidi ka diçka me Joanënë. “Unë nuk jam futur këtu për të krijuar një lidhje, por doja të të vija në dijeni ty”, shprehet Edberi. Anaidi e sqaron se nuk është i lidhur me Joanën dhe se edhe nëse ai kërkon të lidhet me të, mund ta bëjë pa i kërkuar lejë. Më pas Anaidi tregon se si marrëdhënia e tyre ka ardhur duke u përkeqësuar midis tyre dhe për arsyet që e kanë çuar drejt fundit. Ai thotë se si fillim Joana është shumë impulsive dhe kjo bën që ta këtë të vështirë që t’i qëndrojë afër, së dyti tregon dyshimet që ka lidhur me Joanën, se ajo mund të jetë një banore e infiltruar dhe se për të menduar këtë niset nga luhatjet e saj të humorit. Nga ana tjetër, vajzat bisedojnë me Viganin, i cili thotë se i pëlqen shumë Elona dhe karakteri i saj i qetë. Ai shprehet se ajo është serioze, por njëkohësisht edhe e butë. Elonës i bëhet qejfi dhe e falënderon Viganin.