“Kodra e Priftit”, 11 vite jetesë mes ujërave të zeza, banorët Rama të kërkojë falje

0
179

Blerta Mrishaj

kodratDrejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli garantoi se ky projekt do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar. Vonesat në nisjen e punës, sipas zotit Zeneli kanë ardhur nga situata metereologjike

 

“Kodra e Priftit”, një prej zonave më të harruara në kryeqytet, prej 11 vitesh bashkëjeton me ujërat e zeza. Gjatë gjithë këtyre viteve në këtë zonë nuk është kryer asnjë investim, teksa investimet që më në fund kanë nisur dhe do u japin zgjidhje si kanalit të ujërave të zeza i cili për 11 vite ka qenë një vatër e hapur infeksioni por edhe rrugës së “Kokonozëve” që s’e ka parë kurrë asfaltin. Të revoltuar banorët e “Kodrës së Priftit” i kanë kërkuar ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama, t’u kërkojë ndjesë për vëmendjen dhe investimet e munguara në 11 vite.

Investimet

Ndërsa Bashkia e Tiranës teksa ka rikthyer vëmendjen në këtë zonë ka garantuar banorët se projekti i kanalit të ujërave të zeza dhe rruga e “Kokonozëve” do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar, pra në shtator të këtij viti. Lidhur me reagimin e një dite më parë të Partisë Socialiste, për mos mbajtjen e premtimit nga ana e Bashkisë, përsa i përket bërjes së kanalit të ujërave të zeza, Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli garantoi se ky projekt do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar. Vonesat në nisjen e punës, sipas Zenelit kanë ardhur nga situata metereologjike. Ai shprehu keqardhjen për përdorimin politik të këtij investimi, që zgjidh një problem të madh për këta banorë të vjetër dhe të rinj të Tiranës.

Banorët

Banorët e “Kodrës së Priftit” i kanë kërkuar ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama, t’u kërkojë ndjesë për vëmendjen dhe investimet e munguara në 11 vite në këtë zonë, para se të flasë për investimet që më në fund kanë nisur dhe do u japin zgjidhje si kanalit të ujërave të zeza i cili për 11 vite ka qenë një vatër e hapur infeksioni por edhe rrugës së “Kokonozëve” që s’e ka parë kurrë asfaltin. “Jemi banorë të vjetër të kësaj lagjeje dhe është për të ardhur keq që gjatë gjithë kohë së qeverisjes socialiste në Bashki nuk është parë me sy kjo zonë kaq e vështirë për banorët e lagjes, ndërkohë që tashmë që Bashkia e Tiranës me z. Basha në krye premton dhe realizon objektivat, dalin njerëz në media dhe kërkojnë të “hedhin shashka” dhe për më tepër kur ata nuk janë as banorë të kësaj lagjeje. Janë njerëz të futur nga Partia Socialiste, për të krijuar “anomali” në popull. Ne  i themi kryetarit të Partisë Socialiste të vijë të kërkojë falje për të gjithë periudhën e parë, kur as nuk i hodhi sytë dhe nuk bëri as investimin më të vogël në këtë zonë e tani vjen e  kërkon llogari se pse nuk është bërë.  Ne si banorë të vjetër të kësaj zone, (u bënë rreth 15-20 vite që banojmë në këtë zonë) falënderojmë Kryetarin e Bashkisë, që pas vëzhgimit të situatës këtu “vuri dorë” dhe me anë të një projekti të cilin e shikoni në këtë tabelë, do i japë fund të gjithë problematikës së kësaj zone” – u shprehën banorët e zonës.

Kanalizimet

Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli siguroi banorët e zonës se punimet e filluara në muajin janar për ndërtimin e rrugës dhe kolektorit dhe afati kohor për realizimin e tyre është 8 muaj. Nisur nga kushtet atmosferike (reshjet), punimet kanë pasur një ngadalësim, drejtori sqaroi se Bashkia e Tiranës siguron banorët e kësaj zone dhe çdo të interesuar tjetër se punimet do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare të gjithë problemeve që ka sjellë ky kanal i hapur për banorët e zonës. Bashkia e Tiranës është e keqardhur, që ky investim kaq i rëndësishëm keqpërdoret politikisht, një investim ky i munguar prej 11 vitesh. Edhe njëherë, garantojmë qytetarët se punimet do të përfundojnë me të gjithë parametrat e kërkuara.

 

Shëndetësia

Brenda vitit, 100 transplante në Itali falas

100 transplante brenda këtij viti dhe kryesisht të palcës e veshkave do të realizohen në spitalin e Bergamos në Itali. Shqiptarët, që do të përfitojnë janë persona, që konsiderohen me diagnoza të vështira. Dijet në rritje dhe profesionalizmi nga ana e bluzave të bardha, por dhe ngritja e infrastrukturës bashkëkohore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë zgjidhur pjesën më të madhe të problemeve shëndetësore duke bërë, që mbi 95 përqind e diagnozave të trajtohen në spitalet e vendit. “Duke qenë të ndërgjergjshëm se ende duhet shumë më tepër për të bërë, veçanërisht në raport me transplantitn, sidomos atë të palcës së kockave, unë ditën e hënë do të shkojë në Bergamo për të nënshkruar kontratë bashkëpunimin me këtë spital, që marrin përsipër 100 raste transplanti në vit falas”, deklaroi Pëllumb Pipero, Drejtor i Politikave në MSH. Edhe për fëmijë më defekte shumë të mëdha të lindura në zemër, ka shpresa, pasi ata janë marrë përsipër të trajtohen në Shqipëri nën asistencën e mjekëve të specializuar nga Italia apo në spitalin e Bergamos.

Reagimi

16 mijë infermierë kundër Ramës: Deklaratat e tij, fyerje për në dhe familjet tona

Deklarata e kryesocialistit Rama, e bërë në Korçë, ka indinjuar 16 mijë infermiere e familjare të tyre.   Presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi e quajti fyese dhe percmuese deklaraten e kryetarit te Partise Socialiste. “Dje Zoti Rama fyeu e cënoi integritetin e profesionit të infermierëve. Rama mund të mendojë se puna që bëjnë infermierët është një lojë, një rreng i lirë për të përvetësuar një burrë , por jo kjo punë për pacientët tanë është sakrificë dhe mund për shpëtim jetë”, u shpreh Skënderi.  Dhe të tilla mendime si të kryesocialistit për infermierët, Urdhri i Infermierit thotë se nuk i ka asnjë qytetar i ndershëm.  Për këtë arsye, sipas tij, Rama të kërkojnë falje për komentet e tij seksiseste dhe demonizuese, që janë fyerje për gjithë infermierët, të afërmit e tyre. Në reagimin ndaj akuzave të Ramës, Urdhri i infermierit të Shqipërisë deklaroi se ne bashkepunim me shoqatat dhe sindikatat e tyre do tëjetënë krye të misionit për të rritur cilësinëe kujdesit ndaj pacientit, etikën dhe nivelin profesional, por edhe për të mbrojtur dinjitetin dhe figurën morale te anëtarëve të vet.