Lehtësisht mund ta marrin për djalin e Domingos

0
159

traviataMenjëherë pas shfaqjes së premierës “La Traviata” në operan “Metropolitan” të Nju Jorkut, tenori shqiptar Saimir Pirgu merr kritikën e parë nga mediat amerikane.

Me titullin “Kthimi në triumf u takuan në La Traviata”, përmblidhen zërat kritikë për shfaqjen e personazhit të Alfredos, interpretuar nga tenori Pirgu. “Ai këndoi ëmbël Alfredon e tij… Përjashtimisht djaloshar, butësisht i zjarrtë dhe i qetë në fluturime stratosferike…”, – shkruan Martin Bernheimer më 18 mars në “Financial Times”.

Një tjetër gazetë e përshkruan: “Tenori Pirgu një talent i madh dhe një zë djaloshar, i lehtë me prezencë. Lehtësisht mund ta marrin për djalin e Domingos, duke e konsideruar tenorin shqiptar në përputhje me intensitetin e yjeve, me zërin e tij që tingëllonte i ëmbël mjaltë”, – shkruan James Jorden në “New York Post”, në datën 17 mars. “…Zoti Pirgu, një zë ëmbël – shprehu një Alfredo energjik… “, – shkruan Zachary Woolfe, “New York Times”.

“…Saimir Pirgu kthehet në një portretizim të paharrueshëm si Alfredo. Ai lëviz me hirin e pavëmendshëm si Alain Delon i ri…” , – shkruan mes superlativave të tjera Lignana Marion Rosenberg, “Rishikime klasike”, 15 mars 2013.

Re. Ku.