Incesti me vajzën në pranga babai, Geci: Hakmarje për Facbookun

0
183

Elton Qyno

incestTropojë vajza 13-vjeçare denoncon babain e saj për abuzim seksuale gjatë 3 viteve

58-vjeçari me probleme mendore mohon akuzat, është hakmarja e qëllova për “Facebook”

 

Një rast incesti është zbuluar në Levan të Fierit, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht për tre vite me radhë me vajzën e tij, 16-vjeçare. Zbulimi i këtij rasti ka ardhur menjëherë pas kallëzimit që e mitura ka bërë në komisariatin e Tropojës, ku më pas në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Fierit, është bërë arrestimi i menjëhershëm i babait të saj, shtetasit Adem Geci.Sipas burimeve të policisë i arrestuari është babai i kallëzueses e cila në deklarimet e saj dhënë para oficerit të policisë në komisariatin e Tropojës ka treguar se ishte abuzuar seksualisht nga i ati që në moshën 13-vjeçare. Vajza ka pretenduar se abuzimin seksual i ati e ka kryer si rezultat i presionit psikologjik që ka ushtruar ndaj saj, por edhe për shkak se ai vuan nga sëmundje mendore. Sipas policisë së Fierit, 58-vjeçari i arrestuar kishte mbëritur disa vite më parë nga Tropoja në zonën e Levanit, ku ishte vendosur në një banesë. Pikërisht në këtë banesë, mendohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, e cila për ti shpëtuar dhunës seksuale të babait, kishte vendosur të largohej tre muaj më parë nga shtëpia, duke qëndruar tek disa të afërmit e saj në qytetin e Tropojës. Pikërisht në komisariatin e këtij qyteti 16-vjeçaria është paraqitur në datën 30 mars ku dhe ka dhënë deklarimet e saj, ku ka pretenduar se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, që banon në zonën e Levanit në Fier. Nga ana tjetër pas arrestimit të 58-vjeçarit ky i fundit ka deklaruar se vajza e tij kishte trilluar duke u hakmarë, për shkak se ai e kishte qëlluar me pëllëmbe dhe nuk e kishte lejuar të hynte në “Facebook”.

Geci me probleme mendore

58-vjeçari Adem Geci nga qyteti i Tropojës, sipas policisë së Fierit është person me probleme mendore. Një tronditje të tillë psiqike, ai e ka marrë në periudhën kur ka mbetur I vetëm më fëmijën e tij, pasi bashkëshortja i është vetëvrarë. Në pamundësi për të përballur jetën në zonën e Tropojës, Adem Geci, së bashku me fëmijët e tij dhe vajzën e vogël që e ka kallëzuar në polici për incest, ka emigruar brenda vendit, duke u vendosur në zonën e Levanit në Fier. Pikërisht në këtë zonë, ai arrin të martohet me një grua tjetër, me të cilën ende jeton së bashku me fëmijët. Mirëpo duket se pas rritjes së vajzës, Geci ka abuzuar seksualisht me të miturën duke bërë që në moshën 16-vjeçare, vajza e tij ti largohet nga banesa, duke u strehuar tek njerëzit e afërm në Tropojë, për një periudhë tre mujore. Sipas burimeve pranë policisë së Fierit, gjatë munges së 16-vjeçares, i ati ka insistuar që ajo të kthehet në Fier, por kërkesës së tij i është përgjigjur negativisht e bija. Më tej Adem Geci ka këmbëngulur për rikthimin në shtëpi, por për shkak të frikës së abuzimit seksual, 16-vjeçaria ka vendosur ta denoncojë babain e saj në komisariatin e Tropojës. Pas këtij kallëzimi, është marrë kontake me policinë e Fierit, e cila gjatë ditës së djeshme ka shoqëruar në komisariat dhe më pas ka arrestuar shtetasin Adem Geci, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me dhune me të mitur” dhe “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”. Vetë 58-vjeçari e ka mohuar një akuzë të tillë duke pretenduar se nuk është e vërtetë ajo që kishte pohuar vajza e tij, dhe se sipas tij gjithçka ka qënë një trullim. Pavarëisht këtyre pretendimeve, pritet që në ditët në vijim policia e Fierit të rimarrë në pyetje 16-vjeçaren dhe të urdhërojë kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor për të mësuar të vërtetën nëse minorenia është abuzuar seksualisht ose jo.

Njerka, mohon incestin
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë në policinë e Fierit është marrë në pyetje dhe njerka e vajzës, gruaja e dytë e personit të arrestuar, e cila ka mohuar incestin brenda familjes. Shtetësja Prenda Geci ka theksuar se vajza ka trilluar lidhur me ngjarjen, dhe se tashmë 16-vjeçaria i ka lënë një njollë të rëndë moralit të familjes së saj. “Babai, i ati, e qëlloi me pëllëmbë se vajza donte të rrinte vetëm në Facebook. Tani ajo trillon”-ka thënë nëna në polici duke mbrojtur të shoqin, shtetasin, Adem Geci. Njerka po ashtu pohon se dhe të afërmit në Tropojë, djemte e tezes, kushërinj të të arrestuarit, nuk kanë marrëdhënie të mira me të shoqin, Ademin, dhe kjo sipas saj, mund të ketë ndikuar në këtë çështje denoncimi që ka bërë vajza nga Komisariati i Tropojës. “E gjitha kjo është një hakmarje e vajzës e cila ka shumë mundësi të jetë shtyrë për të bërë denoncimin edhe nga kushërinjtë e burrit në Tropojë”-ka pohuar Prenda Geci. Pavarësisht këtyre deklarimeve, policia ka vendosur të mbajë nën arrest 58-vjeçarin dhe se pritët që në ditët në vijim ai të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë.

3 muaj

Plot tre muaj, 16-vjeçaria është larguar nga banesa e saj në Levant ë Fierit, duke qëndruar në Tropojë. Nuk dihet nëse ky largim është bërë me dëshirën e saj apo gjatë kësaj periudhe minorenia ka pasur frikë të kthehet në banesë, për shkak të abuzimit seksual.

 

 

Sarandë,abuzoi me vajzën e bashkëjetueses mbetet në burg

Pedofili para gjykatës, isha i dehur kur

ngacmova 12-vjeçaren,lihet në “arrest me burg”

Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë “arrest me burg” për 31- vjecarin Fisnik Kuka i akuzuar për veprime të turpshme me një 12 vjeçare nga Durrësi. “Arrest me burg” ka dhënë edhe gjykata e Sarandës për 47-vjeçarin Panajot Anagnosti pasi në 20 tetor të vitit të kaluar akuzohet se ka abuzuar seksualisht më vajzën e gruas më të cilën bashkëjetonte. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e Durrësit, organi i akuzës ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme dhe dëshmi që tregon se 31-vjeçari ka ngacmuar seksualisht të miturën. Ndërkohë që veprimi është pranuar dhe nga vetë i pandehuri i cili i penduar e ka justifikuar me faktin që ka qenë në gjendje të dehur. Por gjithsesi kjo pendesë nuk e ka bindur përfaqësuesin e gjykatës, i cili ka kërkuar mbajtjen e tij në burg. Avokati mbrojtës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, “detyrim paraqitjeje”, me pretendimin se 31-vjecari i cili vuan nga sëmundja e “Epilepsisë” është i sëmurë dhe duhet të shtrohet në spital, por që kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykatësja e cështjes Shpëtime Pitaku, e cila vendosi që Fisnik Kuka të qëndrojë në burg. Në sallën e gjyqit nuk ka marrë pjesë asnjë prej familjarëve të Kukës, ndërsa 31-vjecari është arrestuar në flagrancë, në datë 28 Mars, pasi ka ngacmuar seksualisht, një 12 vjecare banore e Durrësit, teksa kthehej për në banesën e saj. Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e 27 marsit pas denoncimit të prindërve të vajzës.Rasti i pedofilisë në Durrës ka sjellë ndërhyrjen e fqinjëve, që bllokuan abuzuesin dhe lajmëruan policinë, së bashku me prindërit e të miturës 12 vjeçare. Nga të dhënat e policisë kjo e fundit kishte dalë pasditen e djeshme për të marrë një porosi në shtëpinë e të afërmve, që ndodhej jo larg pallatit ku banonte. Teksa ka qenë duke u kthyer nga shtëpia e gjyshes për në banesë, vajza është përballur me Kukën në hyrje të pallatit. Abuzuesi, duke përdorur forcën fizike dhe përfituar nga pafuqia e së miturës, ka nisur ta prekë dhe tentojë ta përdhunojë në hyrjen e pallatit, gjë që e ka alarmuar vajzën. Frika nuk e ka bërë të heshtë 12-vjeçaren. Të bërtiturat e saj, si reagim ndaj veprimeve të abuzuesit seksual Fisnik Kuka, 31 vjeç, banor i së njëjtës lagje, kanë nxjerrë nga apartamentet e tyre banorët e pallatit. Fqinjët i kanë dalë në mbrojtje së miturës, ndërsa kanë izoluar 31-vjeçarin deri në mbërritjen e shërbimeve të policisë. Disa orë pas ngjarjes, Kuka është vendosur nën masën e arrestit në flagrancë. I arrestuari nuk njihet si person me precedentë penalë. Ai ka mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për Italisht dhe punonte si operator në një qendër telekomunikacioni call center në Durrës. Ndaj Fisnik Kukës është ngritur akuza për kryerjen e veprave të turpshme me të mitur që nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç, vepër penale kjo që dënohet me burgim gjer në 5 vjet.