Sindromi Jerusalemit është i jashtëzakonshëm: Njerëz të shëndetshëm bien papritmas pre e iluzioneve fetare. Tani ky fenomen është në zhdukje. Fajtor për këtë është interneti, thotë psikiatri nga Jeruzalemi Gregory Katz. Pak para ndërrimit të mijëvjeçarit në vitin 1999 shërbimi izraelit i zbulimit Mossad, krijoi një task force “Te ecësh mbi ujë”. Ajo duhej të mbronte Jeruzalemin nga sulmet dhe atentatet vetëvrasëse. Në shënjestër nuk ishin terroristë të zakonshëm, por fanatikë të krishterë, si dhe anëtarë të sekteve të krishtera militante. Këtu bënin pjesë rreth 14 përfaqësues të “Të krishterëve të prekur” nga Denveri i Shteteve të Bashkuara, të cilët në atë kohë në pritje të apokalipsit dhe kthimit të Mesisë planifikonin një sulm ndaj xhamisë Al-Aksa në Malin e Tempullit. Ata u arrestuan dhe u dëbuan nga vendi.
Të tjerët kanë mbetur. Ndër ta njerëz, që mbështilleshin me tunika të bardha, këndonin dhe luteshin me zë të lartë, bënin pelegrinazh në vendet e shenjta dhe e quanin veten Pjetër, Pal, mbreti Salomon, Nëna e Krishtit dhe madje edhe Jezu Krishti. Njerëz, që ishin të infektuar nga sindromi i Jerusalemit. “Autoritetet, policia, ne të gjithë ishim në gjendje alarmi”, kujton shefi i spitalit të psikiatrisë së qarkut Kfar Shaul në Jeruzalem, Gregory Katz. Kolegu i tij dhe shefi i atëhershëm i klinikës, Jair Bar-El, kishte frikë se nga rreth 4 milionë turistët, që priteshin në vitin 2000 në Jeruzalem, rreth 40.000 do të prekeshin nga çrregullimi mendor. Por aq keq nuk ndodhi.
Prej gati dhjetë vjetësh sindromi është në rënie
Përkundrazi, që prej afro dhjetë vjetësh numri i të sëmurëve po bie gjithnjë e më shumë. As sezoni i Pashkëve nuk vlen më për statistika. “Jezusi i fundit”, të cilit i kam dhënë dorën, ka qenë para disa vitesh”, thotë Katz, i cili drejton qendrën e urgjencës në Kfar Shaul. Ky së pari natyrisht që është një lajm i mirë, shton ai. Megjithatë ky zhvillim do të thotë fundi për studimin e këtij sindromi.
Në vitin 1979 Yair Bar-El përshkroi për herë të parë simptomat e këtij çrregullimi mendor. Ai i ndante të sëmurët në tre tipa: tipi i parë janë ato, që kanë qenë edhe më parë të sëmurë, si për shembull vuajnë nga skizofrenia. Tipi i dytë janë njerëz, të cilët janë të prirur për sëmundje mendore dhe shkojnë në Jeruzalem me një ide fikse. Dhe në fund tipi i tretë janë ata, që janë shëndoshë, infektohen, dhe pas gjashtë ditësh kthehen krejtësisht normalë në botën e tyre. “Të gjithë kanë një gjë të përbashkët, se vijnë nga vendet e industrializuara perëndimore, shpesh janë meshkuj, beqarë, me një nivel të ulët arsimimi dhe kanë marrë një edukatë të rreptë protestante.
Interneti shkatërron fantazinë
Tipi i tretë i ka magjepsur shkencëtarët. “Çështja është për të gjetur, se sa të vetëdijshëm janë ata për iluzionet e tyre.” Sepse asnjëri nuk e humbet komplet mendjen. Ata të përgjigjen dhe e dinë emrin e vet. Problemi është se asnjëri prej tyre pas trajtimit nuk është i gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve. “U vjen turp dhe nuk duan t’ia kujtojnë se çfarë kanë bërë.” Tani që rastet janë më të pakta, perspektiva për një studim përfundimtar bëhet më e vogël, konstaton me keqardhje Katz. “Është për të të ardhur keq.”
Shkaku i rënies së sindromit është interneti. Ai ka ndryshuar shoqëri të tëra. “Ai ndikon në mënyrën, se si ne komunikojnë. Dhe ndikon në ndjenjat tona”, thotë ai. Por pikërisht këtu është fjala në sindromin e Jerusalemit. Shumica e të sëmurëve vinin nga familje jashtëzakonisht fetare, që në lutjet e përditshme kanë humbur çdo spiritualitet, ku impulset shtypen.” Për këta njerëz një vizitë në Jeruzalem ishte përmbushja e një ëndrre të gjatë. “Në mendjet e tyre krijoheshin imazhe dhe përfytyrime të veçanta për vendet e shenjta, për atmosferën fetare.”
Atëherë kishte pak burime informacioni, që do t’i kishin korigjuar këto përfytyrime. Kur ata më në fund vinin në këtë qytet dhe zbulonin sa i madh ishte hendeku në mes të qytetit qiellor të Biblës dhe Izraelit tokësor, kjo u shkaktonte një lloj shoku. Ato sëmureshin nga sindromi, disa madje bëheshin edhe një rrezik për publikun. “Por sot, të gjithë dinë gjithçka që më parë nga interneti”, thotë ai. Nuk ka më thuajse asnjë surprizë. Nuk ndodhin më shokime.
Jezusi me fund skocez
Megjithatë Katz është i bindur se ende ka raste të tilla. Vetëm se ai nuk i takon më ato. “Për to kujdesen kryesisht komunitetet e krishtera, priftërinjtë”. Prandaj ai propozon që kisha protestante të bëjë një studim mbi këtë çështje. “Kjo do të ishte interesante”, tha prifti protestant Michael Wohlrab, i cili vizitohet ende nga “të zgjedhurit.” Ai kujdeset për qendrën e takimit Viktoria-Auguste në malin e Ullinjve. Atje shkon rregullisht një burrë nga landi gjeman i Saksonisë. “Ai ka flokë të gjatë, mban sandale dhe një fustanellë skocezësh dhe thotë se është Jezusi.” Dhe nganjëherë thotë se edhe Mossadi dëgjon bisedat mes tij dhe priftit. Në këto momente, pohoi Wohlrab, i bëhet gjithmonë e vetëdijshme se “ndodhet në Jeruzalem ndërmjet ëndrrës dhe realitetit.”
Deutsche Velle
Shqipëria tërheq sërish! New York Times reportazh për turizmin
Shqipëria tërheq sërish! Këtë herë prestigjozen New York Times e cila në seksionin udhëtime përshkruan edhe me foto bukuritë e vendit tonë. “Eskursion përtej kufijve të Ballkanit”, është titulli i reportazhit të gazetarit Tim Nevill i cili përshkruan me detaje udhëtimin e tij nga Thethi ne Shqipëri, me vështrimin nga Kosova dhe Mali i Zi. Reporteri tregon se si me vdekjen e ish diktatorit Hoxha dhe me rrëzimin e komunizmit Shqipëria nisi të dilte nga izolimi, dhe vitet e fundit ajo që dikur konsiderohej një zonë e tensionuar që ndante kufijtë mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, tashmë eshte kthyer në një vend që ia vlen te vizitohet. Shtimi i të ardhurave, burimet dhe qëndrueshmëria relative kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe se turizmi në rajon ka filluar të lulëzojë shkruan gazetari Nevill ne New York Times. Grupet e guidave turisike organizojnë xhiro me kajakë nën urat e gurta në mal të zi, ecje në mal përreth Shqipërisë dhe në zonat e saj arekologjike si dhe mundësi për të bërë ski në Kosovë.
Majat e Gjurmëve të Ballkanit, një projekt i koordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe me përfshirjen dhjetra e grupeve të tjera (shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatave mjedisore joqeveritare), hapi zyrtarisht vitin e kaluar një udhëtim prej 120-milje i projektuar për të nxitur turizmin dhe punën në grup në mesin e fqinjëve historikisht në marrëdhënie të tensionuara.
Rruga në fjalë lidh enklavat myslimane, katolike dhe ortodokse, si sllavët dhe fiset e shumta shqiptare në tre parqet kombëtare fqinje. Secila bukuri tregon rajonin kufitar. Vendasit kanë kthyer shtëpitë stërgjyshore në bujtina ku fshatarët ofrojnë shtretër, djath të bërë në shtëpi, mish dhe raki.
Shqiperia nga një vend i izoluar nen sundimin e diktatorit Hoxha në saj të marrëveshjes së stabilizimit me Bashkimin Europian ka tërhequr më shumë se 700 milion dollarë investime , thuhet ne New York Times. Ky është një lajm i mirë- shkruan prestigjiozja, e cila cilëson se në një vend të bukur si Kroacia nëpër shtepi po lind industria e turizmit. Rrugët po përmiresohen dhe shtigje të reja të cojnë tashmë më shpejt drejt alpeve shqiptare në veri ku fshatarët përmes granteve gjermane për zhvillim po kthejnë kasollet e gurit në shtepi komode për miqtë.
Ne jug vendet arkeologjike si p.sh. Antigonen mund ti keni vetëm për vete. Ne Shqiperi shkruan Neë York Times mund të gjeni plazhet më të gjatë dhe më të egra ne Adriatik. Zhvillimi dhe turizmi në vendin tonë sipas prestigjozes New York Times janë në rrugën e duhur. Rreth 2.5 milion vizitorë erdhën në Shqiperi vitin e kaluar, në krahasim me vetëm mbi 500.000 para një dekade. Në Shqiperi ka një million arsye për të shkuar shkruan gazetari Nevill ne reportazhin e tij.