Rrëmbyesi, minorenit: Nëse bërtet e kërkon ndihmë, ke plumb gojës

0
269

Elton Qyno

FemijetMinoreni A.S dy ditë i zhdukur në Orgjost, dyshime për trafikim në Kosovë

Krimi shumë afër fshatit Zapod në Kukës, arrestohet studenri Begzim Isa

 

Fshati Zapod, aty ku tre vite më parë u zhduk në rrethana misterioze 7-vjeçaria Bleona Mata, është kthyer sërisht në qëndër të vëmëndjes të policisë së Kukësit, për shkak të zhdukjes së një fëmijë tjetër vetëm 8-vjeç,. I mituri me inicialet A.S është marrë në qëndër të fshatit Orgjost, shomë afër me Zapodin, nga 19-vjeçari Begzim Isa, i cili pasi e ka mbajtur në banesën e tij të fshehur për gjatë gjithë orëve të natës, ka dashur ta trafikojë të miturin në drejtim të Kosovës, ku dyshohet se do e shiste tek persona të ndryshëm. Fati e ka sjellë që zhdukjen e fëmijës, ta denoncojnë menjëherë në polici të afërmit e tij, ku pas reagimit të menjëhershëm dhe mbledhjes së informacionit operativ është arritur që të zbulohet banesa ku mbahej i fshehur për gjatë gjithë natës, i mituri 8-vjeçar me inicialet A.F. Për rreth dy ditë me radhë fëmija i mitur ka qëndruar në ambjentet e një bodrumi, i lidhur këmbë e duar dhe se goja i është zënë nga 19-vjeçari që sipas policisë së Kukësit, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Kosova, ku studjonte. Pikërisht gjatë qëndrimit në bodrumin e shtëpisë, Begzim Isa, ka ushtruar presion psikologjik ndaj të miturit duke e kërcënuar këtë të fundit se nëse do të bërtiste apo do të tentonte të largohej nga kasollja, ai do e qëllonte më një plumb në gojë. Nisur nga kjo situatë, i mituri ka qëndruar nën frikën psikologjike, duke mos bërë asnjë shenjë për të kërkuar ndihmë apo dhe të largohet nga banesa.

Lirimi i fëmijës

Denoncimi i familjarëve është bërë në policinë e Kukësit dy ditë më parë, të cilët të alarmuar nga ajo që kishte ndodhur, kanë kërkuar ndihmën e efektivave të policisë. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar efektivë të policisë, të cilët kanë marrë në pyetje dhjetëra persona. Pas 48 orësh kërkime, policia ka arritur të zbulojë se personi që kishte marrë fëmijën në qëndër të fshatit Orgjoz, është 19-vjeçari Begzim Isa, i cili rezulton të jetë fis me familjen Mata. Isa, kishte pak kohë që ishte kthyer nga studimet në Kosovë, dhe se gjatë marrjes në pyetje të personave të ndryshëm në fshat, policia ka mësuar ardhjen e tij nga Kosova. Disa nga banorët e fshatit kanë treguar se kishin parë Begzim Isën, në qëndër të fshatit nën shoqërinë e fëmijës të zhdukur, dhe se që nga ky moment nuk është parë asnjë gjurmë e të miturit në fshat. Nisur nga kjo situatë disa nga efektivët e policisë së Kukësit, kanë kërkuar që të kryjnë një kontroll në banesën ku jeton shtetasi 19-vjeçar dhe menjëherë kanë bërë verifikimet e mundshme, ku dhe kanë gjetur të lidhur këmbë e duar dhe me gojë të mbyllur fëmijën e mitur, i cili ishte djali i një banori të fshatit Orgjost. Banesa e autorit të krimit me atë të të dëmtuarit ndodhen vetëm 200 metra larg njëra-tjetrës. Pas gjetjes së fëmijës, që i mungonte familjes Serani prej dy ditësh, të gjithë banorët e zonës janë shtangur nga një rast i tillë, i cili u ka kujtuar dhe ka zgjuar shpresat se 19-vjeçari Isa, mund të jetë personi që ka rrëmbyer dhe më pas trafikuar 7-vjeçaren Bleona Mata, duke u ndihmuar dhe nga grupi i vajzave që ishin së bashku me vogëlushen në Mal, teksa kullosnin lopët.

I mituri, jo i abuzuar

Menjëherë pas lirimit të fëmijës, është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi 19-vjeçar Begzim Isa. Ky i fundit është shoqëruar menjëherë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Kukësit, ku dhe është marrë në pyetje, lidhur me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që fëmija i mitur i është kthyer familjes së tij që banon në fshatin Orgjost. Fëmija i është nështruar ekspertizës mjeko-ligjore, prej nga ka rezultuar se i mituri nuk është abuzuar seksualisht nga studenti nga Kosova. Pavarëisht kësaj ndaj Begzim Isës është ngritur akuza e “Heqjes së lirisë së tjetrit”, ndërkohë që po punohet për sigurimin e provave matriale nëse i mituri do të trafikohej në Kosovë ose jo. Dyshimet e para flasin për një skemë të organizuar trafiku, duke marrë shkak edhe nga zhdukja e Bleona Matës në të njëtën zonë. Për pasojë policia ka marrë në pyetje Begzim Isën, por ky i fundit ka hedhur poshtë mundësinë e trafikimit të fëmijës, duke pretenduar se nuk kishte asnjë qëllim të keq, ndaj të miturit.

Kërcënimi me armë

Nëpërmjet një arme zjari tip pistoletë, Begzim Isa, e ka torturuar psikologjikisht të miturin duke i pohuar se nëse ai përpiqej të arratisej apo të kërkonte ndihmë, atëherë ai do e qëllone me një plumb në gojë. Këto fjalë që i janë përsëritur herë pas herë të miturit, kanë bërë që ai të mos nxjerë zë brenda bodrumit për 48 orë me rradhë.

 

Avni Serani:Ja kam lënë në dorë policisë

Babai:Djali është i trembur

ndërsa ne jemi të shokuar

Zhdukja në mënyrë të mistershme I të miturit, ka vënë në alarm familjarët e vogëlushit. Sipas babait të minorenit me inicialet A.S, veç kërkimeve që ka kryer policia e Kukësit, kërkime janë organizuar edhe nga vetë familja por që nuk kanë arritur ta gjejnë për dy ditë me rradhë. “Djali është i trembur, unë jam i shokuar. Ngjarjen ia kam lënë në dorë policisë, unë e bëra denoncimin. Jam i lumtur që djali im është shëndoshë e mirë!”-është shprehur Avni Serani, babai i fëmijës së zhdukur. Ky i fundit ka shtuar se fati e ka shpëtuar fëmijën e tij, pasi kishte shumë mundësi që personi që e ka rrëmbyer mund ta kishte vrarë ose në të kundërt do e trafikonte në Kosovë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, fëmija është trajtuar dhe nga një psikologe në një qëndër sociale, për shkak të frikës tepër të madhe që ka pësuar. Pas trajtimit dhe përmirësimi të gjëndjes i mituri ka dhënë dëshminë e tij në policinë e Kukësit, ku ka treguar orët e tmerit, që kishte kaluar nën shoqërinë e 19-vjeçarit Begzim Isa.

 

Juliana Hoxha

12 mars 1992, vogëlushja Juliana Hoxha, në atë kohë 6 vjeçe e gjysmë, rrëmbehet në orën 10 të paradites përpara shtëpisë së saj, pak kilometra larg qendrës së Tiranës. Dëshmitarët panë makinën të largohet bashkë me gruan që e tërhoqi brenda, por rasti nuk u zbardh kurrë.

Nuz Luga

4 qershor 1995, ora 11 e paradites. 4-vjeçari Nuz Luga u rrëmbye përpara pallatit të tij në Durrës. Banorët e lagjes panë makinën me targa të Fierit, e cila qarkullonte në zonë bashkë me djalin e vogël brenda me gojën e lidhur. Fëmija rezultoi i shitur në Greqi.

Bleona Mata

22 maj 2011, rreth orës 18:30 Bleona Mata ka humbur çdo kontakt me familjen e saj duke mos u gjetur ende dhe sot familjarët kanë kryer dhjetëra kërkime, por që në fakt asnjëri prej tyre nuk rezultoi pozitiv. Prej tre vjetësh çështjen e ka marrë prokuroria, por edhe kjo e fundit është dorëzuar.

Julian Çela

30 nëntor 2012, rrëth orës së drekës, Julian Çela djali i nëndrejtorit të antiterorit në SHISH, është zhdukur duke mos u gjendur edhe pasi kanë kaluar plot katër muaj. Dy javë më parë, Ardian Prenjasi deklaroi se kishte vrarë Julianin e vogël dhe e kishte hedhur trupin në plehra

Artur Carja

9 korrik 2004, zhduket në orët e drekës në ambjentet e markatos së Elbesanit. Që nga kjo kohë shumë kërtkime janë kryer por që në fakt deri më sot asnjë shenjë për gjetjen e Carjas, që në atë kohë ka qënë vetëm 12-vjeç. Kohët e fundit qarkullojnë zëra se është vrarë nga Ardian Prenjasi.

Ardian Prenjasi

45-vjeçari nga qyteti i Prenjasit është arrestuar nga dy javë më parë nga policia e Tiranës, teksa kishte rëmbyer fëmijën e komshiut të tij me inicialet A.C. I mituri është abuzuar nga Prenjasi për gjatë gjithë natës dhe më pas në mëngjes,Prenjasi ka përgatitur vrasjen e fëmijës, por është arrestuar nga policia.