Analiza Jo vetëm në fushë, Bajerni kalon Juven në gjithçka

0
140

Marrë nga Goal.com

 

bajreni

Triumfi i Bajernit ndaj Juventusit nuk është thjesht një triumf në një sfidë 90-minutëshe. Ajo që ndodhi tri net më parë në “Allianz Arena” ishte vetëm një nga pikat ky filozofia bavareze mbizotëroi mbi atë torineze. Tekniku Konte provoi që të “thjeshtëzonte” fitoren e Bajernit, duke e hedhur gjithçka në planin ekonomik, por ndërkohë koha tregon krejt tjetër gjë… “Don” Jup Heinkes, Uli Hënes dhe Karl Hajnc Rrumenige kanë bërë gjithçka mirë të për të formuar një ekip që po i fut tmerrin tërë Evropës.

 

 

Nuk është vetëm çështje parash. Pasi u dha tërë meritat kundërshtarëve, Antonio Konte mendoi që të gjente edhe një tjetër “pretekst”. Tekniku italian pas disfatës që pësoi me Bajernin me një deklaratë të tijën nënkuptoi se ajo që ndodhi në fushë ishte një pasqyrim i gjendjes financiare… por realiteti është krejt tjetër, edhe pse Bajerni është sot një nga klubet më të shëndetshme në botë.

 

Deklarata

“Bajerni ka shpenzuar 48 milionë euro për një lojtar. Ata kanë marrë Havi Martinezin për këtë shifër shumë të madhe, këtu përfundon çdo bisedë…, – tha Konte. – Ato shpenzojnë shumë dhe diferenca duket. Për të ndërtuar një skuadër të madhe nuk duhet një kovë dhe lopatë rëre”.

 

Bezdi

Këto deklarata kanë bezdisur si Bajernin e Mynihut ashtu edhe drejtuesit e Juves. Për klubin gjerman Konte ka të drejtë vetëm kur thotë se bavarezët janë shumë të shëndetshme në financa (ky ishte viti i 20 që ata e mbyllin me fitim). Ndërkohë që dy për drejtuesit e Juves këto fjalë nuk janë me vend pasi më shumë se për para “Zonja e Vjetër” ka vuajtur për udhëheqës të zotë.

 

Xhiro e Bajernit

Bilanci i nxjerrë nga Bajerni më 30 qershor të 2012 tregon se kjo skuadër ka arkëtuar një shifër rekord. Bëhet fjalë për 332,2 milionë euro (290,9 milionë euro ishte shifra e arkëtuar në edicionin 2010/11, +14%). Si asnjëherë më parë në 113 vite jetë, shoqëria bavareze ka pasur një bazë ekonomike kaq të fortë. Fitimet nga ndeshjet shkojnë deri në 129,2 milionë euro (104,5 në 2010/11, baras me 39% të parave të marra në total). Fitimet nga sponsorët dhe marketingu arrijnë shifrën e 82,3 milionë eurove (24,7% e xhiros vjetore). Ndërkohë që të drejtat televizive dhe radiofonike (pa llogaritur Ligën e Kampioneve) kanë sjellë 37,6 milionë euro (11,3% e xhiros vjetore). Të ardhurat nga transfertat e lojtarëve shkojnë në vlerën 5 milionë dhe nga aktiviteti komerçial rreth 57,4 milionë (+17% mbi totalin e të ardhurave).

 

Xhiroja e Juventusit

Nga ana tjetër Juventusi ka njohur rritje në edicionin e vjetshëm, pasi u rikthye edhe një herë në majë të futbollit italian duke fituar kampionatin. “Zonjës së Vjetër” i janë rritur fitmet me 24,2% nëse e krahasojmë me dy vite më parë. Vjet ata kanë arkëtuar 213,8 milionë euro ndërkohë që dy vite më parë kjo shifër ishte më e ulët, vetëm 172. Ky është një hap i madh për kampionët torinezë që prapë nuk i afrohen Bajernit. Këto të fundit arkëtojnë plot 120 milionë euro më shumë. Stadiumi i ri, “Juventus Stadium”, i ka dhënë 20,3 milionë më shumë Juves. Këto të fundit kanë fituar nga sponsorat dhe reklamat 10,2 milionë euro.

 

Bilanci i Bajernit

Sa i përket bilancit, Bajerni i Mynihut nuk ka rivalë. Atë të 2012-ës e kanë mbyllur me një plus të madh që shkon tek 11,1 milionë eurot. Duke e krahasuar me bilancin e një viti më parë Bajerni ka fituar plot 9,8 milionë më shumë.

 

Bilanci i Juventusit

Edhe pse në Torino po ecin më hapa të mëdhenj, përsëri llogaritë dalin keq. Bilanci i fundit është mbyllur me një humbje që shkon tek 48,7 milionë eurot. Edhe në këtë pika italianët “gëzojnë” pasi bilanci i parafundit tregonte humbje të mëdha, 95,4 milionë euro.

 

Stadiumi dhe marketingu në Mynih

Diferenca më e madhe mes dy klubeve përveç fushës shikohet edhe në të ardhurat nga stadiumi, reklamat dhe sponsorat. Bavarezët, që ende pa filluar mirë Bundesliga shitën tërë biletat për të 17 ndeshjet të Bundelsigës në “Allianz Arena”, kanë fituar nga ky impiant plot 129,2 milionë euro. ndërkohë që kësaj shifre i janë shtuar edhe 139,7 milionët e ardhura nga sponsorët. Këto dy burime janë nga më të fortët për Bajernin e Mynihut.

 

Stadiumi dhe marketingu në Torino

Sipas studimit të “Deloitte”, Juventusi ka fituar 31,8 milionë euro nga “Juve Stadium”. Ndërkohë që 90,6 milionë euro kanë ardhur nga shitja e të drejtave televizive, ndërsa 73 milionë të tjerë kanë mbërritur nga sponsorat dhe reklamat.

 

Përfundimi

Ashtu siç mund të dallohet lehtë, Bajerni dhe Juventusi udhëhiqen nga dy filozofi të ndryshme. Gjermanët kanë bazuar gjithçka tek marketingu dhe aktiviteti komercial. Ndërsa torinezët përfitojnë më shumë nga të drejtat televizive. Bajerni shet gati dyfishin e fanellave që shet Juventusi (830 mijë fanella “të kuqe” përballë 480 mijë fanellave që shet “Zonja e Vjetër”). Bavarezët gjithashtu përfitojnë shifra të mëdha nga sponsori teknik dhe sponsori kryesor. Dyshja Adidas – Deutsche Telekom u jep bavarezëve çdo vit plot 50 milionë euro, ndërkohë që dyshja e Juventusit e formuar nga Nike dhe Jeep japin vetëm “gjysmën”, 25 milionë euro. Pra, për të gjithë ata që kërkojnë të dinë si cili është modeli i duhur nuk mbetet gjë tjetër veçse të lexojnë raportet ekonomike të këtyre dy skuadrave.

 

           Diferencat

332,3 milionë            Të ardhurat 2011/2012       213,8 milionë

290,9 milionë            Të ardhurat 2010/2011       172 milionë

+14%                          Rritja e të ardhurave            +24,2%

129,2 milionë            Të ardhurat nga stadiumi   31,8 milionë

Të ardhurat nga aktivitetet

139,7 milionë                        komerciale                            73 milionië

37,6 milionë             Të drejtat televizive              90,6 milionë

 

 

Vizion i ndryshëm

Kontes i duhet që të korrigjojë shënjestrën. Bajerni përveç aspektit ekonomik ka kaluar Juven edhe sa i përket besimit që u ka dhënë talenteve të vet. Ndryshe nga Juventusi, gjermanët nën drejtimin e Luis van Galit kanë promovuar talente që tani vlejnë mbi 25 milionë euro në merkato. Lojtarë si Tomas Myler, Toni Kros, David Alaba dhe Holger Badtshtuber për të mos përmendur Filip Lamin dhe Bastian Shvajnshtajgerin (prej moshës) kanë bërë që bavarezët të mos nxjerrin asnjë euro për të forcuar ekipin. Prandaj edhe shifrat e 40 milionë eurove e dhënë për Martinezit është më se e justifikueshme. Këtë nuk mund të themi për Juventusin. “Zonja e Vjetër” në 11-shen që luajti përballë Bajernit kishte vetëm një lojtar të vetin, të akademisë së vet. Flasim për Markizion që do të mbahet mend në këtë duel vetëm për shenjat e takës që la në gjoksin e Daniel van Bujtenit. Ndërkohë, Xhovinko është shembulli më i keq i Juves. Baredhezinjtë nuk patën besim tek shtatshkurtri që “ndahet” në gjysmë me Parmën. Ecuria e të riut në Emilia i kushtoi shtrenjtë Juves që për ta rikthyer sërish në bazë iu desh që t’i paguante Parmës plot 12 milionë euro për gjysmën e kartonit.

 

 

Konte ka memorien e shkurtër

Që pas kalçopolit për Juven ka filluar një erë e re. Në fillim kjo skuadër drejtohej nga Kobolji Xhilji dhe Blank. Të dy këta persona morën përsipër që të vazhdonin punën e “triadës” së famshme të formuar nga Moxhi, Xhiraudo dhe Betega. Por misioni i tyre shumë shpejt rezultoi i pashpresë. Nga 2006 e deri në 2010 ata harxhuan një mal me para për asgjë. Shumë shpejt operacionet në merkato do të rezultonin të dështuara. Vit pas viti, deri kur “Zonja e Vjetër” ra përsëri në dorën e Anjelëve. Ishte Andrea Anjeli që me të marrë presidencën e Juves afroi si drejtor sportiv, Bepe Marotën. Të dy së bashku ata kanë filluar që të ndreqin gabimet e Juves të viteve më parë. “Lëvizja” e parë e zgjuar ishte afrimi i një figure si Antonio Konte. Ish-mesfushori i Juves dha prova tek skuadra si Atalanta dhe Bari që kishte cilësi trajneri. Falë këtyre të fundit ai arriti që t’u jepte menjëherë skudeton bardhezinjve. Ndërkohë që edhe sivjet ai po përsërit mrekullinë e madhe. Por deri më tani i vetmi gabim i tij është që harron atë çka kanë bërë të tjerët me “Zonjën e Vjetër”. Para se të fliste për supermacinë e Bajernit në merkato, Konte duhet që të kujtohej për lojtarët e mbivlerësuar dhe të blerë nga Juventusit ndër vite (pas 2006). Më poshtë do të njiheni me disa prej lojtarëve që Juventusi i ka blerë me çmime “të kripura”:

 

Edicioni 2006/07

Bumsong – 3.5 milionë       euro

 

Edicioni 2007/08

Iakuinta – 11 milionë          euro

Tiago – 13 milionë               euro

Andrade – 10 milionë         euro

Almiron – 9 milionë euro

Sisoko – 11 milionë             euro

 

Edicioni 2008/09

Amauri – 22.8 milionë         euro

Poulsen – 10 milionë          euro

 

Edicioni 2009/10

Diego – 24.5 milionë            euro

Felipe Melo – 25 milionë euro

Grosso – 2 milionë  euro

 

Edicioni 2010/11

Bonuçi – 15.5 milionë          euro

Pepe – 10 milionë   euro

Martinez – 12 milionë         euro

Mota – 5 milionë      euro

 

Edicioni 2011/12

Matri – 18 milionë    euro

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency