Aurela Gaçe ka nxjerrë së fundmi në treg këngën “Shpirt i shpirtit tim”, një këngë mjaft ritmike. Melodia e kësaj kënge ka pushtuar zemrat e shumë personave, sidomos këngëtaren, e cila gjen qetësinë shpirtërore tek kjo këngë. “Një nga këngët që më vë në paqe edhe kur jam e mërzitur… Zakonisht videot i vendos admin në këtë faqe, por sot dhe tani po e vendos vetë. Më prishi humorin një “ujkonjë”, e cila ka të drejtën të quhet gazetare… por e përshëndes me punë”, – shkruan Aurela në statusin e vet në Facebook. Aurela e ka bërë këtë postim për inat të një “ujkonje” që quhet gazetare, që sipas saj i ka prishur humorin. Kështu Aurela përshëndet të gjithë ata që duan të pengojnë suksesin e saj pikërisht me frytet e punës së saj.
06
Apr
Apr
Aurela: Ja puna ime…
-
- April 6, 2013
- 0
- 1 min read