Çifti Beckham ka vendosur të shesë shtëpinë e tyre në Londër. Ndërtesa me stil gjeorgjian e viteve ‘30, e cila ndodhet në Hertfordshire, ka dalë në shitje për 10 milion sterlina. Me një sipërfaqe prej 22 ha, shtëpia ka një studio regjistrimi, palestër, sallë bilardoje, shtatë dhoma gjumi, pistë për uljen e helikopterëve dhe dy pishina. Ata kanë theksuar se duan që vilën ta blej një person i vetëm dhe jo një investitor që mund ta ndaj atë në disa pjesë. Shtëpia ishte blerë nga çifti në vitin 1999, menjëherë pas martesës së tyre dhe mediat angleze e kanë pagëzuar me emrin Backingam Palace.