Elona dhe Olta rrëfehen me njëra-tjetrën

olta-e-elonaaa-4.4.13Elona e Olta janë bisedojnë për mbarëvajtjen e banorëve në shtëpi dhe lojën e gjithsecilit. Elona përdor një metaforë për të shpjeguar mendimin që ka mbi origjinën e zënkave, debateve e situatave të ndryshme në shtëpi, duke thënë se njëri nga banorët ndez zjarrin dhe një pjesë prej banorëve digjet nga ai zjarr, ndërsa pjesa tjetër thjesht ngrohet. Ajo thotë se banori që ndez zjarrin, njëkohësisht edhe e fik atë në fund. Elona shprehet duke thënë se kjo situatë ka filluar ta shqetësojë disi, por mendon se është ende herët për të filluar të përballet me këta banorë. Olta fillon të flasë për veten dhe gjendjen në të cilën ndodhet. Ajo thotë se ka filluar të mërzitet pak nga disa prej banorëve, por mendon se duhet t’i marrë më qetësisht disa situata, pasi në momentin që nervozohet duket shumë keq në publik. Ajo ka vendosur që të mos krijojë më debate në shtëpi dhe në momentin që do të mendojë se nuk ia vlen, do ta lërë debatin përgjysmë. Elona mendon se Olta është mërzitur dhe e pyet rreth këtij dyshimi. Olta thotë se është mërzitur me veten në disa momente, pro jo me banorët. Më pas tregon për marrëdhënien që ka me banorët e sidomos me Ilirin, për të cilin tregon se është më afër se të tjerët, por nuk e shikon absolutisht me syrin për të krijuar një lidhje me të.

Aurela: Ja puna ime…

Kërko