Elvana Gjata ka marrë një dhuratë shumë të bukur nga një fans i saj, i cili ka bërë një kolazh me foto të këngëtares ndër vite duke i sjellë edhe një herë vitet e fëmijërisë. Dëshirë që e ka secili prej nesh për t’u kthyer paksa fëmijë, prandaj për këtë ndihmojnë vetëm kujtimet. Këto foto janë publikuar në Facebook-un e këngëtares dhe kanë marrë shumë pëlqime nga fansat e saj. Është gjest mjaft i bukur të shikosh edhe njëherë veten si ke qenë pas një farë periudhe të caktuara, kur shumë gjëra në jetën tënde kanë ndryshuar.