Heidi Klum shpëton të birin nga mbytja

0
151

klum-ibiri-Topmodelja Heidi Klum ka shpëtuar të birin Henry, 7 vjeç, që rrezikoi të mbytej në plazhet e ishujve Havai. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klum për revistën “US Weekly”. “Një valë e madhe na goditi dhe si nënë, natyrisht isha e tmerruar për djalin tim dhe këdo tjetër që ishte në ujë”, – ka thënë Klum duke shtuar se edhe partneri i saj, Martin Kirsten, mori pjesë në shpëtimin e të voglit. Ajo është shprehur se ndihet mjaft e lumtur që kjo ngjarje nuk ka lënë gjurmë negative në familjen e tyre dhe nga ana tjetër ka thënë se ka bërë vetëm detyrën e saj si nënë për të qenë afër fëmijës së saj.