Shqiptarët e famshëm në Turqi

0
233

mehmetiEdhe pse kanë emigruar në Turqi dhjetëra apo qindra vite më parë, ata sërish nuk e kanë mohuar origjinën e tyre shqiptare. Përkundrazi, janë ndier krenarë nga ky fakt dhe mbi këtë kanë arritur shumë në karrierat e tyre. Politikanë, këngëtarë, sportistë, poetë, filozofë, arkitektë e shumë e shumë profesionistë të tjerë me origjinë shqiptare kanë arritur majat më të larta të suksesit në shtetin turk. Pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, fëmijë të emigrantëve shqiptarë, ndihen krenarë dhe të lumtur që në trupin e tyre rrjedh gjak shqiptari. Pjesën më të madhe të tyre i njihni, ndërsa një pjesë të tyre jo. Madje, disa prej tyre as që nuk e dinit që ishin shqiptarë. Portali “albeu”, i ndihmuar nga Abdullah Kas, me origjinë shqiptare, i cili jeton në Stamboll, sjell disa prej shqiptarëve që e kanë ngritur lart emrin e Atdheut të tyre në Turqi.

1. Mehmet Akif Ersoy – Poeti Kombëtar i Turqisë, autor i Himnit Kombëtar

2. Sami Frashëri – Shkrimtar, filozof

3. Ali Sami Yen – Djali i Sami Frashërit, themelues i Gallatasarajit

4. Mimar Sinan – Arkitekt

5. Hakan Sukur – Futbollist

6. Ahmet Pristina – Politikan, ish-kryetar i Bashkisë së Izmirit

7. Abdullah Yildiz – Politikan, nënkyetar i Bashkisë së Niksar Tokatit

8. Arif Erdem – Futbollist

9. Emre Belezoglu – Futbollist

10. Kivanç Tatlitug – Aktor

11. Ermal Kuqo – Basketbollist

12. Baris Manço – Këngëtar

13. Candan Erçetin – Këngëtare

14. Fuat Guner – Muzikant

15. Aylin Aslim – Këngëtare

16. Almeda Abazi – show-girl

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency