Përgjysmohen taksat vjetore për makinat, ja kush përfiton

0
164

 Ervin Kaduku

,akinatNdryshimi parashikon përgjysmimin e taksës fikse për karburantin, nga 25 në 12.5 për naftën dhe nga 20 në 10 për benzinën. Pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, paguajnë sipas këtij ligji.

 

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën ndryshimet në projektligjin “Për taksat kombëtare”, i cili parashikon përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura. Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, shpjegoi në komision përfitimet që do të kenë qytetarët nga ky vendim, si dhe efektin që do të sjellë ky ligj në buxhetin e shtetit. ”Kjo nismë bëhet në ndihmë të familjeve shqiptare. Efekti në buxhet është 2.5 miliardë lekë”, – deklaroi Rushaj.

Nënkryetarja e komisionit, deputetja e PS-së Mimi Kodheli deklaroi se vendimi për përgjysmimin e taksave të makinave të përdorura është bërë vetëm për qëllime politike, në prag të zgjedhjeve të qershorit. Pavarësisht debateve deputetët e opozitës votuan pro ndryshimeve në projektligj.

 

Taksa

 

Ndryshimi parashikon përgjysmimin e taksës fikse për karburantin, nga 25 në 12.5 për naftën dhe nga 20 në 10 për benzinën. Formula e llogaritjes së taksës vjetore shumëzon cilindratën e motorit të makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Përgjysmimi i kësaj të fundit sjell rrjedhimisht përgjysmimin e pagesës për çdo makinë. Përgjysmimi i taksës vlen edhe për të gjitha mjetet e tjera, pasi në ligj nuk është parashikuar përjashtimi i tyre. Kështu, krahas veturave dhe furgonëve, përfitojnë edhe kamionët apo autobusët.

Projekti, i kaluar më parë në Këshillin e Ministrave, vendos që taksa vjetore e mjeteve të përdorura, që caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit, të jetë 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Kjo përgjysmon tarifat që duhet të paguajnë qytetarët në një vit për makinat e tyre të përdorura. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse, pasi ato nuk paguajnë fare taksë vjetore, si një nxitje për të importuar makina që nuk ndotin mjedisin. Në Shqipëri, aktualisht për makinat fillon pagesa e taksave vetëm tre vjet pas datës së prodhimit.

 

Ndryshimet
Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25% për çdo vit.
Ndërkohë, qeveria ka propozuar edhe një amnisti për ata që kanë detyrime të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për qëllime përdorimi apo rishitjeje.

 

Përfituesit
Pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë pronarët e mjeteve, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitin 2013, pavarësisht kur e kanë pasur datën e pagesës së taksës, paguajnë sipas këtij ligji.
Aplikimi i penalitetit për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet, që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e taksave, fillon nga data 1 janar 2014. Doza e amnistisë u shtua, kur deputeti demokrat Sherefedin Shehu propozoi që atyre t’u falen edhe penalitetet nëse e paguajnë taksën deri ne 30 qershor, një javë pas zgjedhjeve. “Propozoj që të shtohet një fjali. Në rast se pagesa bëhet brenda datës 30 qershor 2013, ata përjashtohen edhe nga penalitetet për vonesë në pagesë”, – tha Shehu.

Taksa vjetore për automjetet e përdorura u vendos nga qeveria tre vjet më parë. Nga kjo taksë buxheti mbledh rreth 5 miliardë lekë në vit.

 

Taksa për tokën

Gjithashtu, Komisioni i Ekonomisë miratoi dhe heqjen e tatimit prej 10% të shitjes së tokës bujqësore. Sipas Rushajt, në projektligj është saktësuar se sipërfaqja minimale e shitjes së tokës të jetë 1 mijë m2 dhe nuk duhet të ndryshohet destinacioni nga tokë bujqësore, për qëllime të tjera. Kjo nismë synon bashkimin e parcelave të tokave bujqësore për të rritur prodhimin, ndërsa fatura financiare e mbledhjes së këtij tatimi për vitin 2012 llogaritet të jetë 300 milionë lekë.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency