Nëse zotërohet i gjithë dokumentacioni dhe nëse plotësohen kushtet, një leje ndërtimi mund të merret për një muaj e gjysmë. Vazhdojnë të mbeten të larta kërkesat për ndërtime. Ja zonat ku ka më shumë ndërtime. Të dhënat e INSTAT-it, Tirana dhe Durrësi, qytetet ku ndërtohet më shumë.
Kërkesat për të ndërtuar pallate, por edhe shtëpi private vazhdojnë të mbeten të larta. Njësitë vendore në të gjitha qytetet japin leje ndërtimi çdo muaj në varësi të zonës ku duhet të ndërtohet. Me vendimet më të fundit të qeverisë u është dhënë një lehtësim i madh të gjithë personave të cilët duan të marrin një leje ndërtimi. Kështu, nëse zotërohet i gjithë dokumentacioni dhe nëse plotësohen kushtet, një leje ndërtimi mund të merret për një muaj e gjysmë.
Procedura e plotë për të marrë lejen e ndërtimit
-Qytetari aplikon në zyrën e Sekretarisë Teknike pranë Drejtorisë së Urbanistikës me dokumentacionin e mëposhtëm:
-Një fotokopje të noterizuar të Certifikatës së Pronësisë, të rifreskuar jo më pak se tre muaj nga data e dorëzimit;
-Kërkesa e protokolluar pranë Sekretarisë së Bashkisë, Formulari nr. 1, verifikohet me Planin Rregullues të Qytetit dhe pranohet vetëm kur është në përputhje me të;
-Përgatitja e Studimit Urbanistik Pjesor të zonës ku bën pjesë objekti që do të ndërtohet.
-Pas miratimit të Studimit Urbanistik Pjesor kalohet në fazën e miratimit të Sheshit të Ndërtimit të objektit:
-Përgatitet Sheshi i Ndërtimit sipas Rregullores së Urbanistikës me autor arkitekt dhe Ing. Topografë (Sheshi i Ndërtimit shoqërohet me projektin Arkitektonik të objektit);
-Kontrollohen kondicionet urbane dhe zbatimi i Planit Rregullues të qytetit, dhe në rast se ka shkelje të kondicioneve urbane, kërkohet deklaratë noteriale nga kufitarët.
-Pas miratimit të Sheshit të Ndërtimit kalohet në fazën e Miratimit të Lejes së Ndërtimit, dhe duhen paraqitur dokumentet e mëposhtme:
-Kërkesa e Lejes së Ndërtimit
-Marrja e plotë e Sheshit me Infrastrukturën dhe me formularin 3/1 në:
-Ndërmarrjen e Kanalizim U/Zeza-Ujësjellësit;
-Ndërmarrjen e Elektrikut;
-Agjencinë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit, shoqëruar me relacionin përkatës;
-Inspektoratin Sanitar Shtetëror të Rrethit;
-Inspektoratin e Mbrojtjes Kundër Zjarrit.
-Studimi Gjeologo – Inxhinierik (Inxhinier gjeolog me licencë);
-Kontrata me firmën zbatuese, në prezencë të noterit e shoqëruar me fotokopje të noterizuara të licencës së firmës dhe NIPT-it;
-Plan-Organizimi i Objektit, të konfirmuara nga investitori dhe subjekti ndërtues;
-Grafiku i Punimeve në Objekt, të konfirmuara nga investitori dhe subjekti ndërtues;
-Projekti i zbatimit të objektit ku duhet të jenë:
-Preventivi i punimeve;
-Projekti arkitektonik dhe konstruktiv, të shoqëruar me tabelat e hekurit, me liçensat dhe deklaratat përkatëse të projektuesve që kanë respektuar normat teknike të projektimit;
-Projekti elektrik, i shoqëruar me licencën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
-Projekti hidraulik, i shoqëruar me licencën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
-Projekti i Mbrojtjes Kundër Zjarrit, i shoqëruar me licencën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
-Projekti për sistemin e ngrohjes qendrore për objektet mbi 5 kate, i shoqëruar me licencën përkatëse dhe me deklaratën e projektuesit që ka respektuar normat teknike të projektimit;
-Pas miratimit të Lejes së Ndërtimit, aplikuesve u bëhet njoftim, për tu paraqitur pranë Sekretarisë Teknike, ku u jepet autorizimi për pagesën e Taksës së Ndikimit në infrastrukturë. Kjo taksë llogaritet mbi bazën e Sipërfaqes së Ndërtimit sipas Projektit të miratuar me Koston mesatare të ndërtimit sipas Fletores Zyrtare
-Pas këtij veprimi, qytetari pajiset me Formularin Nr. 4, Lejen e Ndërtimit, Sheshin e Ndërtimit, Sheshin e Ndërtimit, dhe Formularin Nr. 2 të Sheshit të Ndërtimit;
-Qytetari para se të fillojë punimet për ndërtimin e objektit duhet të depozitojë pranë Drejtorisë së Urbanistikës, Njoftimin për fillimin e punimeve nga Subjekti Ndërtues, të protokolluar.
-Akt-kontrolli mbi Piketimin e objektit, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
-Akt-kontrolli i kuotës +/-0.00, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
-Akt-kontrolli i Karabinasë, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
-Akt-kontrolli Përfundimtar, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
-Akt-kontrolli i Sistemimit, shoqëruar me faturën e tarifës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak;
-Pas përfundimit të punimeve të ndërtimit në objekt, qytetari aplikon për Lejen e Shfrytëzimit, e cila shoqërohet me faturën e tarifës, të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak dhe të depozitojë dosjen teknike të objektit. Praktika e Lejes së Shfrytëzimit përmban:
-Shkresën Përcjellëse (e konfirmuar nga Kryetari i Bashkisë dhe drejtori i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit), e cila shoqëron këto dokumentacione:
-Lejen e Shfrytëzimit, e konfirmuar nga drejtori i Urbanistikës dhe Planifikimit të Territorit;
-Akt-Kontrolli Përfundimtar i Objektit, shoqëruar me azhurnimin e objektit;
-Akt-Kolaudimi i punimeve, i konfirmuar nga Kolaudatori, Mbikëqyrësi i Punimeve (shoqëruar me licencat përkatëse, fotokopjo e noterizuar), subjekti ndërtues i kontraktuar dhe investitori;
-Fotokopje të Formularit Nr. 4 e Lejes së Ndërtimit, Sheshit të Ndërtimit, Formularit Nr. 2 të Sheshit të Ndërtimit si dhe të projektit arkitektonik të njësuara me origjinalin.
Lejet e ndërtimit sipas zonave
Qarku | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | |
Berat | 209 | 138 | 101 | 71 | 68 | 37 | 624 |
Dibër | 58 | 42 | 28 | 34 | 41 | 35 | 238 |
Durrës | 243 | 212 | 110 | 170 | 211 | 312 | 1258 |
Elbasan | 195 | 192 | 133 | 177 | 145 | 162 | 1004 |
Fier | 304 | 294 | 121 | 202 | 131 | 248 | 1300 |
Gjirokastër | 448 | 405 | 58 | 91 | 344 | 280 | 1626 |
Korçë | 293 | 251 | 116 | 123 | 124 | 133 | 1040 |
Kukës | 55 | 49 | 12 | 3 | 71 | 53 | 243 |
Lezhë | 146 | 260 | 21 | 66 | 113 | 105 | 711 |
Shkodër | 74 | 109 | 33 | 82 | 61 | 95 | 454 |
Tiranë | 211 | 209 | 213 | 301 | 140 | 254 | 1328 |
Vlorë | 101 | 150 | 49 | 172 | 73 | 131 | 676 |
Gjithsej Leje Ndërtimi | 2337 | 2311 | 995 | 1492 | 1522 | 1845 | 10502 |