Këngëtarja Madona mund të mos zhvillojë më koncerte në Rusi, për shkak se autoritetet po shqyrtojnë të mos e lejojnë më hyrjen e saj në këtë shtet, pasi mbrojti anëtaret e grupit “Pussy Riot”. Madona zhvilloi dy koncerte në Moskë dhe në St Petersburg vitin e kaluar, ku shprehu hapur mbështetjen për dy anëtaret e grupit “Pussy Riot”, të cilat janë burgosur pasi kanë protestuar kundër presidentit Putin. Por zyrtarët në Moskë tani kanë bërë të ditur se ajo nuk mund të punojë më në Rusi për qëllime përfitimi, shkruan “The Sun”. Një deputet rus tha se Madona është fajtore për “aktivitete ilegale”.