Një dele në kartëpicetë, fiton shqiptarja

0
162

Kinema/ Artistja shqiptare Anila Jaho vjen me një surprizë në Tribeca Film Festival në Nju Jork

 

anilaBeqir Sina

 

Për herë të parë, është futur në konkurrim edhe mikrofilmi, një kategori kjo e paparë ndonjëherë, për konkurrentët në Festivalin e Filmit në TriBeCa, që nisi dje, me shfaqjen e filmave 6-sekondësh. TriBeCa Film Festival, thotë se e ka realizuar këtë kategori filmi në bashkëpunim me aplikimin për iPhone Vine, e cila inicion këtë vit një traditë të re të filmit shumë të shkurtër dhe që mendohet se është një trend i së ardhmes.

 

 

Tribeca Film Festival (TFF) një nga festivalet më të njohura në SHBA, filloi sot në Nju Jork, për herë të dymbëdhjetë, ndërkohë që organizatorët e shënuan përvjetorin me një surprizë të re, e dalluar nga festivalet e mëparshme. Për herë të parë, është futur në konkurrim edhe mikrofilmi, një kategori kjo e paparë ndonjëherë, për konkurrentët në Festivalin e Filmit në TriBeCa, që nisi sot, me shfaqjen e filmave 6-sekondësh. TriBeCa Film Festival, thotë se e ka realizuar këtë kategori filmi në bashkëpunim me aplikimin për iPhone Vine, e cila inicion këtë vit një traditë të re të filmit shumë të shkurtër. Simbas informacioneve më të fundit thuhet se të shumtë kanë qenë ata që kanë krijuar filma 6-sekondësh përmes këtij aplikimi dhe i kanë dorëzuar në Festivalin e Filmit TriBeCa në Nju Jork, për konkurrim, duke i dhënë vetes kënaqësinë e të qenit në pararojë të inovimit filmik, në sajë të teknologjisë.

Kësaj radhe surprizës së festivalit TriBeCa në Nju Jork, ndoshta u bë edhe artistja shqiptare, me banim të përhershëm në SHBA, e këtij zhanri me mikrofilmat e animacionint, Anila Jaho – e cila është përzgjedhur të marrë pjesë në këtë festival me një film fare të shkurtër të titulluar “Lamb Creation” ose në shqip “Qengj-Krijimi”. Në komunitetin shqiptar të artistëve në Nju Jork, pjesëmarrja e Anila Jahos është parë si “një lajm i rëndësishëm, përzgjedhja në këtë teknologji të re edhe një artiste shqiptare e animacionit e cila është përzgjedhur të marrë pjesë në TriBeCa Film Festival. Ne patëm rastin të flasim me artisten shqiptare, duke e pyetur atë “sesi ajo e ka pritë këtë “surprizë” ? Anila thotë se sigurisht lajmi për selektimin e mikrofilmit “Lamb Creation – Qengj-Krijimi” për konkurrimin zyrtar, pa dyshim që për mua ishte si i themi në shqiptarët “si një rrufe në qiell të kaltër” pasi aplikova në momentin e fundit dhe me shumë peripeci që janë normale për kategorinë e Iphone Vine micro-movies, që zhvillohet për herë të parë në TriBeCa

film festival. Ajo çuditet duke shtuar se “kujt ia merrte mendja që do hynte në TriBeCa edhe një film i animuar i nisur nga një vizatim në kartpecete…

Çfarë tregon kjo për Anilën dhe mikrofilmin e saj të animuar? Anila Jaho thotë: “Amerika është vendi ku t’i je vërtet e lirë të zgjedhësh rrugën tende, për sa kohë je gati të sakrifikosh për të. Unë jam marrë me pikturë dhe fotografi gjithë jetën, ku mund të përmend fotografitë nga seti i filmit “Falja e gjakut”, që janë përdorur gjerësisht në materialet publicitare të filmit. Por, animacioni është pasioni im dhe ëndrra ime, është realizimi në Amerikë i një filmi të animuar me motive të përrallave të vjetra shqiptare. Kam vite, thotë ajo që po punoj për këtë projekt dhe mendoj që suksesi i këtij filmi shumë të shkurtër – micro-movie, në TriBeCa film festival, do t’a

zgjojë ndoshta komunitetin e artistëve tanë, të kthej sytë edhe nga e ardhmja e fëmijëve tanë në diasporë. Pjesëmarrja dhe konkurrimi i artistes shqiptare Anila Jaho, jo vetëm është një surprizë, por ka edhe rëndësinë e vetë. Mbasi, si dihet TriBeCa Film Festival – është absolutisht festivali më i rëndësishëm i filmit në Nju Jork, që është krijuar nga Robert De Niro dhe Janë Rosenthal dhe këtë vit për herë të parë në 12 vjet konkurrim, përfshihet kategoria e micro-movies, që është një trend i së ardhmes. Anila Jaho thotë: “Kjo është një kategori krejt krejt e re në këtë nivel festivalesh dhe te bënë krenar që të jesh nder të parat në Amerikë, që konkuron në këto nivele, dhe më lumturon mua bashkëshortin tim, dhe çdokënd, dhe besoj edhe im bir, Lissus, ka se çfarë t’ju tregoj nesër shokëve në shkollë”.