Mënyra e re e korigjimit shkurton afatet për publikimin e rezultateve
Do të jenë 45 mijë kandidatë që do të konkurojnë për në Unversitet
Përveç plotësimit “online” risitë e Maturës Shtetërore 2013 do të jenë dhe për sa u përket korigjimit të provimeve. Nëse vitet e fundit shumë maturantë kanë ngelur dyerve të Minsitrisë së Arsimit për të bërë ankesa, këtë vit pritet të zgjidhet gjithcka. Teknologjia e re që MASH do të fusë në praktikë ka të bëjë me korigjimin e testeve. Do të jetë një korigjim i dyfishtë i cili pritet të bëjë një vlerësim të saktë të çdo përgjigje që do të japin kandidatët. Korigjimi i parë do të kryhet nga mësuesit të caktuar nga MASH, ndërsa korigjimi dytë do të kryeh elektronikisht. Korigjimin elektronik e konfirmojnë dhe specialistët e Agjensisë Kombëtare të Provimeve. “Në testin e sivjetshëm ne ia kemi kërkuar kompanisë dhe është realizuar. Vjet nuk arritëm në kohë sepse filloi me vonesë dhe u arrit vetëm A2, që përveç pikëve të dhëna për çdo pyetje të tezës, mund të jenë 40 apo 50 në varësi të testit, të bëhet një verifikim i alternativës, sepse gabime njerëzore ndodhin, dhe për të eleminuar këto gabime njerëzore ai fut pikët, psh 2 pikë le themi, por fut edhe çfarë alternative ka dhënë a, b apo c”,- përmend Arben Fagu, specialist në AKP. Nëpërmjet korigjimit elektronik do të bëhet e mundur që maturantët ti marrin më shpejt përgjigjet e çdo provimi, ndërkohë që një vit më parë kanë pritur më shumë se 10 ditë për të mësuar rezultatet. Kjo masë sipas Ministrisë së Arsimit së bashku me bllokimin e valëve telefonike gjatë zhvillimit të provimit do ta bëjë më transparent procesin e maturës 2013.
45 mijë kandidatë
Do të jenë rreth 45 mijë kandidatët të cilët do të konkurojnë për 29 mijë vende të lira në unversitete publike. 8 mijë prej tyre janë kandidatët të viteve të kaluara të cilët kanë plotësuar formularin A1Z. Pavarsisht se MASH iu dha të drejtën vetëm disa kategorive për të plotësuar formularin A1Z përsëri numri i aplikimeve ka qënë i lartë. “Kanë të drejtë të aplikojnë me A1Z të gjithë maturantët që ose nuk kanë marrë pjesë në konkurrencën me formularin A2, ose kanë marrë pjesë dhe nuk janë shpallur fitues. Janë ato që kanë konkuruar me formularin A2 nëpërmjet sistemit Meritë-Preferencë dhe janë shpallur fitues, por nuk kanë shkuar të regjistrohen, të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë mbaruar studimet e mesme në shkollat jashtë shtetit, që kanë njohuri për gjuhën shqipe”- thekëson Arben Fagu. Nga 45 mijë kandidatë 36 mije e 500 janë maturantë që do të mbarojnë këët vit shkollën e mesme dhe do të konkurojnë për në shkollën e lartë. Rreth 800 maturantë nuk kanë plotësuar formularin A1 duke mos preferuar kandidimin për në Unversitet.
Jo kopje
Këtë vit MASH ka investuar 120 milionë lekë të vjetra për të bllokuar të gjitha valët gjatë zhvillimit të provimeve. Këto aparatura nuk do të lejojne që asnjë celular apo mjet tjetër komunikimi të punojë brenda ambjenteve të testimit. Aparaturat janë të karikueshme, jo me bateri dhe mbulojnë një hapësirë të konsiderueshme klasash njëkohësisht. Mjetet sipas MASH do të fillojnë të instalohen duke filluar nga muaji maj, në mënyrë që të jenë gati për provimin e parë, atë të Gjuhë-Letërsisë. Detektorët lëshojnë sinjal nëse maturantët kanë fshehur në xhepa mjete të ftohta apo edhe celularë, ndërsa zhurmuesit bllokojnë automatikisht valët e celularëve për të ndërprerë çdo lloj komunikimi.
Basha: “Po ofrojmë jo vetëm infrastrukturë më të mirë, por edhe një model të ri qytetërimi”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar ecurinë e punimeve në disa rrugë të kryeqytetit të cilat ndodhën në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të tyre.
Në shumë rrugë ka nisur hedhja e asfaltit, ndërsa në të tjera punimet po ecin me ritme të shpejta.
Një nga rrugët e inspektuara dje nga Basha ishte dhe rruga “Endri Keko” me gjatësi 420 m, në Njësinë Bashkiake Nr.3, me një investim prej 41.4 milion lekësh. Kjo rrugë që lidhë Bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën “Sadik Petrela” ofron një standard të ri të munguar në kryeqytetin shqiptarë. “Siç e shikoni rruga jo vetëm që është ndërtuar në parametrat më optimal me trotuar, me ndriçim, janë mbjellë edhe pemët e blirit të cilët natyrisht do të jenë një thesar shtesë i kësaj arterie të qytetit, por me investimin e bashkisë janë rehabilituar edhe avllitë e vjetra duke i kthyer ato në një standard padyshim europian, i cili jo vetëm nga ana vizuale estetike përmirëson ndjeshëm pamjen e kësaj rruge. Ky standard i ri frymëzon dhe një kulturë të re, një model të ri qytetërimi, një model të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të rinj dhe të vjetër të kësaj zone. Banorë të cilët do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës sipas nevojës edhe fidanë falas për të zbukuruar pjesën brenda oborreve, në mënyrë që kjo lagje sikundër shumë lagje ku ne po ndërhyjmë do të reflektojnë jo thjeshtë infrastrukturën më të mirë, por një model të ri qytetërimi, që t’i shkojë përshtat ambicies, objektivit tonë për një Tiranë moderne europiane” – u shpreh kryebashkiaku gjatë fjalës së tij.
200 pemë të reja i shtohen rrugës “Qemal Stafa”
Bashkia e Tiranës vazhdon mbjelljen e pemëve në rrugët e kryeqytetit. Punonjësit e Ndërmarrjes Nr. 1 të Bashkisë kanë mbjellë dje 200 fidanë bli në një prej rrugëve më të vjetra të kryeqytetit, në rrugën “Qemal Stafa”.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka parë nga afër mbjelljen e pemëve. Basha ka theksuar se brenda këtij mandati në kryeqytet do të mbillen 4 herë më shumë pemë se gjatë periudhës 2000-2011. “Tek kjo lagje e vjetër e qytetit ka shumë për të vënë dorë, por një nga projektet më të rëndësishme për qytetarët është cilësia e ambientit, cilësia e ajrit dhe natyrisht ana estetike e rrugës “Qemal Stafa” .Ndaj sot jam i gëzuar tek shoh që Ndërmarrja e Gjelbërimit ka dedikuar të gjithë kapacitetet e veta në fundin e këtij sezoni mbjelljesh, për të gjelbëruar rrugën “Qemal Stafa”, këtë rrugë të njohur të kryeqytetit, me plot 200 rrënjë blinjsh, pemë të cilat po mbillen sot, por që në fakt kanë filluar të çelin sythet e tyre dhe me aromën karakteristike të blirit. Shpresoj se njoftojnë jo vetëm një përmirësim të cilësisë së ajrit, por në tërësi një përmirësim të cilësisë së jetesës për banorët e vjetër dhe të rinj të rrugës “Qemal Stafa”. Së bashku me këtë sezon mbjelljesh, bashkia e kryeqytetit arrin në total një numër prej 12 500 pemësh të mbjella në gjithë qytetin, vetëm 3000 pemë më pak se sa bashkia arriti të mbjellë në periudhën 2000-2011. Ky natyrisht sot është një standard, një standard me të cilin ne do të fillojmë të krahasohemi, sepse nuk mund të krahasohemi më me të shkuarën dhe krahasimi me standardet që ne vendosim do të mbetet sfida jonë në të gjitha fushat e veprimtarisë së Bashkisë së Tiranës. Vetëm gjatë këtij sezoni në Tiranë janë mbjelle mbi 4 mijë pemë të reja dhe deri në fund të vitit numri i tyre pritet t’i kalojë 9 mijë” – përmendi Basha.