Merkato, Mario Gëce është “dhurata” e parë e Bajernit për Pepin

mario gecePërgatiti Altin Vorpsi

Mario Gëce ka qenë një nga lojtarët më të dëshiruar të Pep Guardiolës

 Fantazisti i ri do të zërë vendin e Krosit pas sulmuesit të parë

 

Mario Gëce do të kthehet në shtëpi. Pas shumë viteve të kaluara në Vestfali, Mario Gëce do të rikthehet në Bavari. Që nga 1 korriku i këtij viti ai do të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut që ka bërë një sforco të konsiderueshme financiare për të siguruar shërbimet e fantazimit.

 

Kontrata

Mario Gëce, që konsiderohet nga Matias Zameri si “talenti i shekullit”, ka firmosur një kontratë pesëvjeçare. 20-vjeçari do të përfitojë plot 7 milionë euro në vit tek “Die Roten” që i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare.

 

Lajmi

I pari që dha një lajm të tillë ishte tabloidi gjerman “Bild”. Dy net më parë kjo e përditshme pohoi se akordi mes palëve qe arritur. Ndërkohë, vetë skuadrat pranuan këtë marrëveshje vetëm gjatë mëngjesit të djeshëm.

 

I dyti

Edhe pse merkatoja verore do të hapet nga data 1 qershor e këtij viti, skuadra e Bajernit ka filluar që të mendojë për formacionin e edicionit të ri. Gëce nuk është përforcimi i vetëm i gjigantëve bavarezë që në janarin e kaluar zyrtarizuan afrimin e Jan Kirshhofit. Qendërmbrojtësi i Mainzit do të kalojë këtë verë tek rekordmenët e Gjermanisë.

 

Deklarata e Vackes

I pari që reagoi pas anonçimit të këtij lajmi ishte drejtori i përgjithshëm i Borusias së Dortmundit, Hans-Hoakim Vacke. Numri dy i Dortmundit u shpreh: “Pa dyshim që jemi shumë të zhgënjyer, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Duhet të mundohemi ta harrojmë për një moment transferimin e Marios dhe të përqendrohemi në sfidën e nesërme”.

 

 

 

Nga Shehi tek Shkëmbi, nëse Partizani do

Në Evropë nis një epokë e re,

Kërko