Bleona ka bërë të ditur se kënga e radhës që do të publikoj titullohet “Take It Like A Man” (në muajin maj). Së fundmi duket se këngëtarja i ka marrë parasysh kritikat dhe po prezanton më tepër muzikë se vitin e shkuar, megjithatë mos kujtoni se i ka lënë pas dore tapetet e kuq. Ajo do te vizitojë Francën së shpejti ku do marrë pjesë në Festivalin e Filmit të Kanës.